E ashtëquajtura Ligë Profesioniste, që komandohet dhe drejtohet po nga Armand Duka, ka zhvilluar sot mbledhjen mbi të ardhmen e futbollit.
Në pikat e vendosura nga kjo Ligë, duket se presidentët e futbollit kanë shmangur daljen e tyre në protestë në bulevard, dhe kanë shfrytëzuar për të nxjerrë në protestë për hallet e tyre, lojtarët e tyre.
Ndërkohë, grupi negociator që do negocojë me Fidel Yllin, përbëhet nga Gaz Demi, Refik Halili, dhe Koço Kokëdhima.
“Liga Profesioniste e Futbollit
Vendim unanim i mbledhjes së datës 12 shtator 2020.
1) Klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin e kampionatit dhe nuk do rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e plotë të katër kërkesave të tyre. Në datën 19 shtator bojkoti do zhvillohet, pasi skuadrat të zbresin në fushë, të rreshtohen, të lexojnë kërkesat e Ligës dhe të solidarizohen me to. Nuk presim premtime nga qeveria, presim përmbushje të katër kërkesave tona minimale.
2) Mirëpresim vullnetin e shprehur të qeverisë për bisedime.
a – Këto bisedime duhet të jenë tripalëshe: Qeveri-FSHF-Ligë.
b – Grupi përfaqësues i Ligës në bisedimet me qeverinë përbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi.
Ne presim ftesën e qeverisë që këto bisedime të bëhen me të dhe në tryezat e saj.
c – Ne përshëndesim gatishmërinë, kontributin dhe përpjekjet e zotit Fidel Ylli për të përmirësuar kuadrin ligjor për sportet në Shqipëri dhe kemi besim se ai do mbetet i angazhuar për të mbështetur kërkesat tona. Për të biseduar me të Liga autorizon sekretarin e saj të përgjithshëm, Dritan Kadia.
3) Posterat e Ligës për bojkotin do bëhen publike nga dita e sotme.
4) U bëjmë thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e Ligës dhe të mbështesin futbollin”
(TemA)
Shkrinie fare kete fare lige, e lejoni futbollin te zhvillohet normalisht. Futbolli eshte loje dhe duhet te luhet per kenaqesine e shikuaesve. Nuk kane perse paguajne qytetaret perse keto “Boset” duan me shume para se pak kane fituar. Edhe nje here u bej thirrje, keto lloje ligash qe vetem duan te zhvasin shoqerine nuk i duhen as shoqerise e as shqiperise.
Hani mut hani. Cdo gje ne Shqiperi por edhe ne bote i nenshtrohet ligjeve te ekonomise kapitaliste te tregut.
Vetem futbolli jeton ende ne komunizem. Duan financim nga shteti, stadiume nga shteti, rroga nga bashkia.
Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo. Sporti eshte privatizuar. Ke takat dhe para, ec perpara. Nuk ke, shko pirdhu.
Tregoni ndeshjet e shitura pastaj ju mbeshtesim
Tregoni ndeshjet e shitura pastaj ju mbeshtesim
ngelet pa lek e pa brek po shisni ndeshje me 1.2
Vjen era qe larg!Duka i krimit,duket se po perpiqet te shfrytezoje situaten absurde te kerkimit te ketyre lloj lehtesirave,ne menyre qe bastexhijve te klubeve,te mos i cenohen fitimet !Po Like floriri,a ka gisht ne mundesimin e nje proteste me top e pa top !Te gjitha po luhen,mjafton te goditet qeveria me qesen gjithnji e me te vogel !
Mos e qethni fare se do dalim për ju ?