Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Meta: Regjimi i tanishëm po i largon shqiptarët, të zgjohemi e të përballemi

15 Shtator 2020, 10:53Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta thotë se sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, në Shqipëri është vendosur një regjim që po i shtyn qytetarët të largohen nga vendi.

“Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI”, shkruan ndër të tjera Meta.

Reagimi i plotë:

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri?

A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore.

Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!

3 komente në “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Meta: Regjimi i tanishëm po i largon shqiptarët, të zgjohemi e të përballemi”

  1. O kokë qypi demokratik! Saliu e bëri një korban në shtator të 98 për të “zgjuar” shqiptarët e për të “mbrojtur” demokracinë. Ti ngele ulur në gjunjë duke bërë shqiponjën, shpërndan dekorata si flet lavdërimi e publikon haluçinazione patriotike në rrjetet sociale.
    Po kurban o debilër që të ndjekin për ndryshimin e madh nuk po gjen dot.
    Shko te baba Mondi te mali, se mo të kendon, të lidhi ndonjë nuskë për syn e lig e të nxjerrë nga halli.

  2. H says:

    Hajduti zbulon demokracinë. B Cossa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje