Granada shumë e fortë për Teutën, durrsakët humbasin thellë me spanjollët dhe eleminohen

17 Shtator 2020, 18:00Sport TEMA

Teuta e ka mbyllur aventurën e këtij sezoni në Europa League me një humbje 0-4 në Durrës ndaj një kundërshtari shumë të fortë, spanjollët e Granada-s.

Teuta u dorëzua që në pjesën e parë, ku pësoi 3 gola. Soldado realizoi vetëm pas 2 minutave loje, ndërsa Kenedy dhe dy Herrera realizuan edhe dy golat e tjerë.

Edhe ne pjesën e dytë, Granada vijoi dominimin, por u tregua më e përmbajtur duke realizuar vetëm një herë me Herrera-n, i cili e vulosi rezultatin në 0-4.

Ndërkohë, 10 minuta para fundit, Teuta mbeti edhe me një lojtar më pak, pas largimit me kartonin e dytë të verdhë të Beqjajt.

Një tjetër skuadër shqiptare, Renova, u eliminua në këtë fazë të Europa League, pasi u mund 0-1 në fushën e saj nga kroatët e Hajdukut të Splitit.

1 komente në “Granada shumë e fortë për Teutën, durrsakët humbasin thellë me spanjollët dhe eleminohen”

  1. Mandravellua says:

    Klubi Futbollit Renova – Xhepçisht.
    Xhepcishit eshte ne veriperendim te fhatit Qivrym, prane Vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje