Veliu i kundërpërgjigjet Kurtit: Mashtrues tipik, filloje njëherë luftën me kriminelët e Partisë që ke në Prishtinë

19 Shtator 2020, 18:36Rajoni TEMA

Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili ka thënë se sa ishte kryeministër ai, Veliu i kishte shkuar me kërkesa për aksione që i thoshte vetëm me gojë dhe jo me shkrim.

Veliu në një prononcim për Klankosova.tv e quajti Kurtin “mashtrues tipik” që siç tha ai “mashtron opinonin publik”.

“Kam shkuar dhe ia kam dërguar kërkesën. Çdo gjë do të thotë ka qenë e përgatitur mirë edhe është pritur vetëm një miratim i tij si kryeministër. Unë e kam njoftuar, por ai nuk ka pasë guxim që të lejojë autorizimin për të zhvilluar aksionin sikurse që u bë mbrëmë”.

I pyetur nga klankosova.tv se pse Kurti thotë për të se nuk ka pasë guxim, ai tha se nuk e di për këtë dhe se duhet të pyetet i pari i LVV-së.

“Unë e kam vlerësuar atë si frikacak, ai vetëm manipulon me opinionin me teza populiste qysh e ka ai zakon. Ai u pa gjatë asaj periudhe sa ka qeverisë se nuk ka pasë guxim me asnjë punë konkrete vetëm me manipulime të këtij lloji”.

Kurti gjatë konferencës për media kishte thënë se krejt çka ka mundur Veliu t’i thoshte atij për aksionin ishte se atë e ka siguruar Miradie Kelmendi, kryeshefe e inspektoratit policor, se gjithçka do të shkonte në rregull.

“Pra as kjo nuk ishte me shkrim, as garancioni i Miradisë nuk ishte me shkrim, ishte gojarisht”, ka thënë Kurti.

I pari i MPB-së theksoi se kjo nuk qëndron dhe se Kurtin e ka siguruar për çdo gjë.

“Ajo nuk qëndron sepse unë e kam i siguruar, i kam dhënë siguri që çdo gjë është e planifikuar mirë, e përgatitur mirë dhe e koordinuar mirë edhe me faktorin tjetër të nevojshëm. Çdo gjë ka qenë e përgatitur për mrekulli sikurse mbrëmë që nuk ndodhi asnjë incident, edhe më i vogli”.

“Çdo gjë ka qenë e përgatitur dhe e kryer mirë. Mirëpo, tash ai gjen arsyetime se sigurisht i paska dhimtë që është kryer aksioni shumë mirë”.

Nënkryetari i LDK-së, për klankosova.tv e komentoi edhe deklaratën tjetër të Kurtit sipas së cilës “bishti i krimit është në Karaçevë dhe koka në Prishtinë”.

“Le t’ia fillojë ai në Prishtinë prej partisë së vet, ata që i ka kriminela që janë marrë me krime le t’i fillojë atje pastaj ne e ndjekim pasi qenka kështu”./Klan Kosova

10 komente në “Veliu i kundërpërgjigjet Kurtit: Mashtrues tipik, filloje njëherë luftën me kriminelët e Partisë që ke në Prishtinë”

  1. katarakti says:

    Ku e keni sherrin brenda VV- se?! Veliu eshte i LDK- se! Edhe ju te ” Temes” nuk jeni pak mashtruesa. Ju mungojne teresisht dinjiteti dhe skrupujt.

    1. Tre Dimensional says:

      Kur flet edhe ti o bythqir i Rames…

      Pse je me ndryshe ti nga gazetaret e Temes???

      Mos me thene qe je edhe ti pjese e tyre.

      Po ti pervecse lepires dhe vemje je eshe injorant dhe anti shqiptar.

      Pervecse teresisht injorant ne lidhje me Perandorine Osmane dhe Turqine ( i ngateron te dyja) je edhe teresisht injorant ne lidhje me rolin e madh te shqiptareve ne Perandorine Osmane.

      Je anti Shqiptar sepse myslimanet Shqiptare i ke qujt kolone te huaj.

      Ti do Sigurimin e Enverit te te gjeje dhe te te rrjep te gjalle.

  2. Altin says:

    Kryeredaktori e ka kap ne ajer qe duhet me i ra VV-se vend e pavend sic kerkon Mero (Rama) dhe ne nxitim e siper ja ka fut gabim titullit. Sherri eshte VV – LDK dhe jo brenda VV sic thote titulli.

  3. fiona says:

    Tipike e Albin Kurtit. Sa ishte opozitar bente gam gam. Kur shkoi ne Qeveri ishte nje i paafte dhe frikacak. Mire qe amerikanet dhe populli i Kosoves e zbuloi shpejt ate parazit

    1. &&&& says:

      ashtu eshte fiona. keto te tjeret na e zbardhen faqen fare.
      Ik e merr sufllaqen tashi. por jo me dhalle. majmune.

  4. Ed says:

    ALBIN KURTI = SALI MUTA NANO
    ALBINI SINONIM I BERISHES NE SHQIPERI
    KE TAKON KURR VIEN KETU SALI LULUSH ILIR MUTA

    ME THUAJ ME KE SHOQEROHESH TE TE THEM SE KUSH JE

  5. lisi says:

    Albin Kurti eshte lideri qe i duhet kombit ne kohen tone.
    Jane karavidhe para tij salat,ilirat e edushkat.Por nuk thone kot–“NESSUN PROFFETA IN SUO PAESE>>>>….

  6. Jeta says:

    O ti pshurrsha ato musteqe o agim, se 100 dite si qeveri i keni pa Albinin, e tash thu qe sme ka lan Albini me shku me i shembe kazinot.

  7. ndue says:

    SA SHUME TE PA FYTYRE SI PLERA ALBIN KURTI PASKA KY VEND I MJERE.

  8. Fatosi-kosove says:

    Ata qe vertet e duan kosoven dhe lirine e saj mjafton ta kujtojne diten kur ne karaqeve kishte proteste per futjen e xhandarmerise serbe ne karaqeve,dhe ironia ishte pjesmarrja e gani gecit aty dhe tash shqiptaret duhet takuptojne pse gani geci ishte aty,ata qe nuk e dijne jua them une,ishte per ti siguruar kriminelet e kazinoave se ai eshte gjalle dhe se eshte komandant i krimit te organizuar dhe kazinot Jane n’en kontrollin e tij, kete e ka situé edhe Kurti kete e dinte edhe veliu dhe LDK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje