Një lajm jo i mirë për të gjithë tifozët e futbollit në Angli. Qeveria lokale ka konfirmuar se shkallët e stadiumeve nuk do të hapen as pas datës 1 tetor.
Fillimisht ishte menduar se në fillimin e muajit tjetër ndeshjeve do t’u kthehej normaliteti, por mesa duket nuk do të ndodhë. Ka qenë pjesëtari i Parlamentit Britanik, Michael Gove, i cili ka deklaruar për “BBC” këtë mëngjes mbylljen e stadiumeve.
Ky vendim vjen si pasojë e rritjeve të rasteve pozitive në të gjithë Anglinë në ditët e fundit. Në javën e parë të Premier League u lejuan vetëm 1000 tifozë në stadiume, ashtu siç ka ndodhur dhe në Itali, Gjermani dhe Francë.