Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, bisedoi me “El País”. Përveç rishikimit të karrierës së tij, Zubi foli edhe për një nga temat më të përfolura të verës, largimin e Leo Messit nga klubi katalanas. Për këtë, ai tha: “Ka lojtarë që përfaqësojnë shumë më tepër sesa të jesh i shkëlqyeshëm sportivisht. Leo është një nga ata”.
Ndërkohë, bashkëbiseduesi i ish-portierit të shquar, Del Bosque, kishte këtë mendim për yllin argjentinas: “Messi, megjithëse ishte një djalë i lagjes, nuk ka provuar të jetë një shok shumë i mirë. Ama ka pasur sjellje të mirë në klub, për të qenë një futbollist ideal”. Zubi u përgjigj duke thënë: “Problemi i tij i madh është se garon kundër vetvetes”.
Zubizarreta, gjithashtu foli për rëndësinë e lojtarëve të mëdhenj, që rreshtohen me trajnerin, në mënyrë që ekipi të funksionojë si duhet. Ai theksoi se ka futbollistë që nuk e bëjnë këtë.
Në këtë kuptim, solli në vëmendje një episod nga koha kur ishte drejtor sportiv i Barcelonës, mes Messit dhe Tata Martino: “Tata Martino, kur ishte në Barça, i tha Leos: Unë e di që nëse më telefonon presidenti, do të më shkarkojë, por nuk ke pse ma kujton këtë gjë çdo ditë. Unë e di”.