Andi Lila nëpërmjet një letre të hapur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i thotë këtij të fundit se nuk i heq asnjë presje letrës së drejtuar kryeministrit.
Në letrën e tij, Lila i cili është në krye të Sindikatës i shkruan Dukës se për çfarë arsye ai refuzon të ulet në diskutime me Sindikatën për “kontratën kolektive. Më tej ish-lojtari i Kombëtares i bën thirrje presidentit të FSHF-së ta shikojë me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bjeri pre e këshilltarëve mediokër.
Letra e Andi Lilës:
Letër e hapur.
Presidentit të FSHF z.Armando Duka.
I nderuar miku im, Presidenti i FSHF z.Armando Duka.
E lexova me shumë vëmendje letrën tuaj drejtuar Kryeministrit të vendit z.Edi Rama.
Prej disa orësh isha në dilemë nëse duhej ta shkruaja këtë letër të hapur pasi nuk do të dëshiroja që të keqkuptohem nga askush.
Për këtë arsye më duhet ta bëj këtë sqarim se: Nuk kam asnjë qëllim të bëj polemikë me ju, më besoni për këtë.
Jo unë, por asnjë dashamirës i sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti nuk mund ti heqë asnjë presje letrës që ju i drejtoni Kryeministrit z.Edi Rama.
I nderuar z.President në këtë debat publik unë personalisht por edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është shprehur qartë se është në krahun e sportit.
Në vazhdim të këtij qëndrimi, sot po ju drejtoj një pyetje të cilën jua drejtova edhe publikisht në një televizion.
Kur do të nenshkruajmë Kontratën Kolektive mes Sindikatës dhe FSHF ?
Nëse ju i kërkoni qeverisë të ulet me ju në tryezën e diskutimeve përse ju shmangeni dhe refuzoni të uleni në diskutime me Sindikatën.
Në këtë situatë Sindikata është futbolli dhe FSHF është qeveria !
Kontrata kolektive është një domosdoshmëri e futbollit tonë.
Kjo kontratë është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll.
Është shumë e drejtë që bota e futbollit kërkon të drejtat e saj tek politika por të njëjtin standart vlerësimi duhet të ketë edhe bota e futbollit brenda saj.
Por nuk është “fair” të kërkosh nga të tjerët të bëjnë diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh.
I nderuar miku im, Presidenti i FSHF Armando Duka.
Në vlerësimin tim modest, ju do të kujtoheni si Presidenti i FSHF që e modernizoi këtë institucion dhe që futbollin Shqiptar e futi në rrugën e zhvillimit ekonomik.
Si njeri vizionar, ju lutem ta shikoni me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bini pre e këshilltarëve mediokër.
Nënshkrimi i saj i bën nder jo vetëm botës së futbollit por edhe juve personalisht.
Jam besimplotë se së shpejti do ulemi së bashku për të diskutuar kontratën kolektive.
Duke ju uruar punë të mbarë.
Me respekt
Andi Lila
Andi Lila futbollist i respektuar.
Andi Lila servil pis dhe felliqesire si njeri.
Si nuk u pastrua ky vendi yne ngaa keta njerez, qe per pak karier shesin edhe shtratin e bashkeshortes?
Andi Lila futbollist i respektua!
Andi Lila servil pis dhe felliqesire si njeri!
Si nuk u clirua vendi yne nga keta njerez qe per pak karier shesin edhe shtratin e bashkeshortes?
O Lila! Ju jeni nje servil i Dukes ose nje i trashe qe nuk kupton se cfar ndodh
ne FSHF e Dukes. Korrupsioni ,mashtrimi e hipokrizia e parase eshe puna e
Dukes e FSHF. Kur te kuptoni kete do beni edhe kontratat e futbollisteve.
I korruptuari i thote te korruptuari tjeter, “I dashur mik, sa i ndershëm që je!”
Ne fakt, s’ka faj. Kjo ndershmeri na mban gjallë.
Qenie te neveritshme.
+Andi Lila nje medioker i caktuar nga vete Duka si kryekari i sindikates se futbollit nje njeri qe nuk di te shkruaj as emrin e vete nje servil dhe bythelepires ,qe kur i del perpara komandanti i vete gjeneral Duka aty ku mungon ura dhe gjenerali duhet te kaloj eshte gati te behet vete ure qe te kaloj gjeneral Duka mjer futbollistet ke kane zgjedhur per tu mbrojtur te drejtat e tyre nje njeri mjeran.
Ik o Lile se je bo laparak.ik lepiji bythen katnaritdukes.ah arrova te dy katnare jeni dhe e mjifni mire djallzine dh lepirjen
Ky Lila , nuk qe ky pederasti i Kavojes qe ne vend te ishte ne kariken e nderit ne Stadiumin Kombetar , prane Kryeministrit dhe Lresidentit te UEFA-s , ky qe organizatori dhe zbatonte urdherat e Lul karabushit ,duke mbushur muret e stadiumit me pankarta ” Rama ik ” pse keshtu perfaqesohen futbollistet ????
Andi Lila keka nje katundar i madh , Armando Duka ben mire ta puthi ne bythe ket katundarin