Tirana do të luajë kundër Young Boys në playoff-in e Europa League.
Një ndeshje e vlefshme për një vend në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.
Si për ta bërë edhe më të vështirë sfidën, ndeshja do të luhet në Zvicër.
Skuadra e Young Boys do të përballet me 1 tetor me ekipin e drejtuar nga Emanuel Egbo, i cili pas titullit kampion dhe kalimit të turit të parë të Champions, dëshiron ta shkruajë sërish emrin në historinë e 25 herë kampionëve të vendit.
Tirana ishte eliminuar nga Champions League prej kampionëve të Serbisë, Crvena Zvezda në turin e dytë.
Më parë kishin eliminuar Dinamo Zagreb. Në play-off bardheblutë u kualifikuan falë fatit që kishin në short, pasi ata dhe Ludogorets nuk patën nevojë të luanin në turin e tretë të Europa League.