Laçi bie në fund, 3 minutat e shtesës kualifikojnë izraelitët

17 Shtator 2020, 21:06Sport TEMA

Laçi ishte vetëm një hap larg turnit të tretë të Europa League, por minutat e shtesës i kanë dhënë biletën izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, të cilët përmbysën gjithçka në 3 minuta.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ndërsa me nisjen e të dytës Kyrian Nëabueze kaloi Laçin në avantazh.

Hapoel Beer Sheva shtoi presionin dhe në minutën e 86 Ardit Deliu e la skuadrën e Cungut me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë.

Ndërkohë, kur u mendua se fitorja u arrit, izraelitët barazojnë në minutën e 91, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shënojnë edhe golin e fitores, duke thyer ëndrrën e kurbinasve.

Më herët, u eliminua edhe Teuta, e cila u mund në Durrës 0-4 nga Granada e Spanjës.

1 komente në “Laçi bie në fund, 3 minutat e shtesës kualifikojnë izraelitët”

  1. Na myten says:

    Laçi beri ndeshje te mire. Me pak perqendrim do kishin bo golin e 2-te ne kundersulm 3 kunder 1 dhe do ishte me e lehte.
    Diferencen e beri marshi i 6-te, pergatitja fizike.
    Selmani mbrojtes i shkelqyer dhe me grinte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje