Historike! Drita mund pastër Sileks dhe kualifikohet në raundin e tretë

17 Shtator 2020, 22:11Sport TEMA

Drita ka arritur të shkruajë historinë e futbollit kosovar mbrëmjen e sotme.

Gjilanasit kanë arritur të mundin pastër dhe bindshëm skuadrën maqedonase të Sileks dhe kanë janë kualifikuar në raundin e tretë të Europa League, ku i presin gjigantët e Legia Varshavës.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndërsa në pjesën e dytë dardanët kanë mundur të gjejnë avantazhin me ndihmën e një penalltie të shndërruar në gol nga Gërbeshi në minutën e 48.

Kampionët nuk e lëshuan lojën dhe vazhduan të sulmojnë, teksa në minutën e 78 Grozdanovski i jep “asist”, kur merr të dytin e verdhë dhe lë Sileksin me një lojtar më pak.

Diferenca në numra ndjehet dhe është Limani, që shënon për Dritën golin e dytë dhe i jep këtë fitore të madhe me shifrat 0-2 skuadrës së tij.

Me këtë kualifikim, Drita shkruan historinë e futbollit dardan, duke qenë skuadra e parë kosovare, që arrin të kualifikohet në turin e tretë të një kompeticioni europian.

Europa League, Raundi 2

Sileks-Drita 0-2
Shënues: Gërbeshi (p) 48’, Limani 80’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje