Pas 40 vitesh, vrasësi i John Lennon kërkon falje për krimin

22 Shtator 2020, 19:25Lifestyle TEMA

Mark Chapman, njeriu që vrau John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së muzikantit të famshëm 40 vite pas krimit.

Chapman e qëlloi me armë zjarri Lennonin 4 herë, në një ngjarje që ndodhi në Manhatan, në vitin 1980. Muajin e kaluar, atij iu refuzua lirimi me kusht për të njëmbëdhjetën herë.

Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje.

“Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer. Nuk kam justifikim. E bëra për famë.

Mendoj se krimi më i keq i mundshëm është që të vrasësh dikë të pafajshëm.

Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm.

Unë e vrava sepse ishte shumë, shumë, shumë, shumë i famshëm dhe unë kërkoja lavdi personale”, ka thënë Chapman përpara komisionit që do të merrte vendimin për lirimin e tij me kusht.

“Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij.

Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, shtoi Chapman, i cili e kreu vrasjen kur ishte 25 vjeç dhe sot është 65 vjeç.

4 komente në “Pas 40 vitesh, vrasësi i John Lennon kërkon falje për krimin”

  1. Tan_Tironci says:

    Le te kalbet aty bythqimi.

  2. Baliu says:

    Jo pse ishte i famshem, por pse ishte aktivist i paqes.

  3. Ana says:

    Nuk e kuptoj pse akoma nuk eshte egzekutuar, aq me teper qe ne Amerike parashikohet denimi me vdekje! Ky depzes duhet te ishte qerruar kohe me pare. Por, nese e lrojne jam une e para qe do e vras.

  4. Emigranti Athine says:

    11 here ka kerkuar te dale nga burgu mbas 40 vjetesh . Pergjigja eshte jo . Je pa fat , po te ishe ne Shqiperi tani do ishe biznesmen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje