87 të vrarë, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli etj (në listë një i vrarë me emrin Sali Berisha dhe spiunët e Milosheviç)

23 Shtator 2020, 18:49Rajoni TEMA

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë aktakuzë publikuar nga Abc News listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampet e dënimit të UÇK-së.

Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.

Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.

Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 viktima në tre lista të ndryshme të vrarësh në zona të ndryshme të Kosovës.

Lista e parë është me 59 të vrarë apo të vdekur gjatë mbajtjes në kampet e UÇK-së, të cilët janë kryesisht shqiptarë, por edhe malazezë apo bosnnjake.

Lista e dytë përbëhet nga 12 të vdekur dhe bëhet fjalë në zonën e malit të Berishës dhe në Llapushnik, kurse lista e tretë përbëhet nga 16 të vdekur dhe përmban emrat e disa personazheve që UÇK i ka cilësuar si spiunë apo bashkëpunëtorë të Serbisë së Millosheviçit.

Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.

Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.

Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.

Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Vrasjet e pasqyruara në dosjen e Hagës për Thaçin, Veselin, Sylën, Krasniqin:

Të vrarë në Jabllanicë, prill-korrik 1998:

-Jah Bushati

-Luz Gjoka

-Nenad Remistar

-Boshnjak i paidentifikuar

-3 malazeze te paidentifikuar

-Skëndër Kuqi

-Pal Krasniqi

-Shaqe Berisha

Të vrarë në Likoc, maj 1998-janar 1999:

-Riza Krasniqi

-Ismet Demaj

-Bardhec Laci

-Fehmi Mulaku

Të vrarë në Llapushnik, maj – korrik 1998:

-Elmi Sinani

-Hamdi Sinani

-Afrim Qeriqi

-Ajet Gashi

-Sherif Jetullah

-Tafa Jetullah

-Kadri Jetullah

-Fehmi Tafa

-Emin Jetullah

-Riza Rexhaj

-Shaban Hoti

-Stamen Genov

-Daut Gashi

Të vrarë në Drenoc qershor – korrik 1998:

-Hidaj Popaj

-Bedri Berisha

-Samedin Berisha

-Sali Berisha

-Muharrem Dema

I vrarë në Malisheve, korrik 1998:

-Shani Raba

Vrarë në Barë, gusht – shtator 1998:

-Milan Stankoviç

-Sabit Berisha

Vrarë në Qirez/Baicë, 20-22 shtator:

– 6 persona të identifikuar

Të Vrarë në Llapashticë, tetor 1998-mars 1999:

-Idris Svarqa

-Avdyl Avdyli

-Rushit Ballovci

-Agim Musliu

-Dragan Ralic

-Mustafe Pllana

-Hetem Jashari

-Petrit Bajcinovci

Të vrarë në Shalë, tetor – nëntor 1998:

-Jakup Kastrati

-Cen Desku

Të vrarë në Kleckë, shkurt-maj 1999:

-Miljan Mitrovic

-Sherafedin Ajeti

-Jakup Muharremi

-Islam Qardaku

-Naser Hasani

Të vrarë në Zllah, prill 1999:

-Driton Babiqi

-Rahim Gashi

-Latif Krasniqi

Të vrarët në listën e tretë:

-Behxhet Mucaku

-Shukri Krasniqi

-Faik Bellopaja

-Maliq Sheholli

-Fazlli Hasani

-Jusuf Halitaj

-Fehmi Halitaj

-Mehmet Gashi

-Hetem Dobruna

-Palush Syla

-Idriz Nishori

-Ali Qellopeku

-Ramiz Leku

-Qamil Gashi

-Dalip Dugolli

-Mustafa Kurti.

18 komente në “87 të vrarë, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli etj (në listë një i vrarë me emrin Sali Berisha dhe spiunët e Milosheviç)”

  1. shoku i zen berishes says:

    Jo mor ky mut eshte gjalle po presim
    ta shikojme me pranga
    per vrasjen e hajdar tropojes e krime te tjera

    1. Prit gomar, te mbije bar says:

      Sa te jete Xeni ortak me Olsi Ramen, Saliut mutin i hane.

  2. sancho panca says:

    Thua i vjen njeriu gjynah per te gjithe keta?
    Njerez jane, por sa e sa shqiptare jane vrare prej tradhtise se tyre?

  3. Bbb says:

    Gjykata Speciale për Shfarosjen e Shqiptareve

  4. Mario says:

    NQS i kane vra per Tradhti,atehere se kuptoj ku eshte faji i ketyre.Ne lufte po nuk vrave te vrasin.Te gjithe e dine qe Romet ne Kosove kane vra shume Shqiptare,se dolen hapur qe ishin Bashkpunetore me Serbet e Sllobodanit.Ku eshte faji i ketyre qe u vrane me mijra Shqiptare dhe akoma sjane gjetur trupat,dhe qenkan vra disa te tjere dhe tani mbas 20 vjetesh duhen denuar.Shkoni merruni ju pisat e Hages me Presidentin e Serbise se edhe ai eshte perly,merruni me Dacic qe nuk diskutohet qe ka vra Shqiptare ne lufte dhe merreni dhe Ministrin e Mbrojtjes Vulin dhe te gjithe Gjeneralet dhe Oficeret qe jane dhe sot ne fuqi,kur te gjithe e dine qe deri dje kto persona Luftuan kundra Shqiptareve,Kroateve,Boshnjakve dhe me rradhe.Eshte politika e qelbur Europjane qe do me faktu qe keta qe bene luften jane te gjithe kriminele dhe Serbet jane te mire.Denimi i ketyre eshte nje Vrasje edhe per Kosoven,Europa eshte nje Kurve e vjeter qe nuk pushon kurre pa i derrmuar Shqipetaret.

  5. violina says:

    E aprovuat gjykaten speciale vrima e miut shtate grosh tani.Flisni per bese ne KOSOVE o popull bese prere qe udheheqsit e UCK qe bene luften herike do shkojne ne burg per spiunet e serbit.Turp e faqe zeze

  6. Po rehabilitohen kolaboracionistët says:

    Po njerzit që torturoheshin deri nē vdekje u plaçkiteshin shtëpitë në ora 2 të nates mjafton ti shkonte lajmi në SUP serb dhe famijet edhe rrafeshin edhe plaçkiteshin po se u kishte mbrri farë ndihme nga të afërm të strehuar ilegalisht në azylet e Europës kjo ishte puna e shqiptarëve të ndershëm sa që edhe hapur në mediat serbe dhe pro serbe bënin thirrje që edhe ajo autonomi e shqiptarëve të suprimohej tërësishtë

  7. Mollosi says:

    Shkrimi ka disa te paverteta. Cen Desku dhe Jakup Kastrati nuk jane vrare por jane marre (burgosur) ne kampet e UCK. Me vone ata jane liruar.

  8. Kosovari Romantik says:

    Po vertetohet se “trimat” e UÇKurcave ne krye me Hashim Kaken dhe Ramushk Haraçdinin nuk kane vra serb por shqiptar.

  9. Kola says:

    Nuk e kuptoj. Pse Tema publikon kete liste? Ñer te mbushur faqet e gazetes apo eshte nje detyrim konyraktual?

  10. Naim says:

    Cen Desku dhe Jakup Kastrati gjinden shendosh e mire. Jakupi ka kryer edhe nje mandat 4 vjeqar si kryetar i Komunes se Malisheves e Ceni eshte shendosh e mire midise Prishtines.

  11. Viron Xhavara says:

    A ka ne Shqiperi Kryeminister, President ,Kryetare Kuvendi, Deputet , Avokate populli ,shtyp, televizion, gazetare apo analiste, apo zyrtare te tjere te shtetit shqiptare dhe si ka mundesi qe, asnje nuk ndihmon shqiptaret e vete edhe sepse e kane per detyre qe per nje krim teper te rende te kryer kunder shqiptareve , ti ndihmojne ata edhe duke ju drejtuar gjykates speciale te OKB me seli ne Hage duke i derguar nje padi penale dhe civile ku te kerkojne se, perse kjo gjykate nuk ka thirrur dhe te marre ne pyetje ish kryeministrin Italian Romano Prodi , rreth masakrimit te 120 Shqiptareve ne Kanalin e Otrantos me 28 mars 1997 nga anija Sibila e marines italiane dhe ku shqiptaret pa asnje aresye, u masakruan ne ujerat shqiptare dhe ato internacionale pa prekur asnje centimeter te territorit italian, edhe sepse shqiptaret largoheshin nga vendi i tyre per shkak te shperthimit te luftes civile.Per te mos u zgjatur me detaje , vete Prodi ka pranuar me ze dhe me figure dhe i eshte pergjigjur pyetjes se gazetarit ne top channal shqiptare me 15 nentore 2015 qe, ne e kryem vrasjen ,por jo me qellim.Pra pa u zgjatur fare me kete deklarate te Prodit me ze dhe me figure ,krimi kunder shqiptareve eshte nje krim i paster kunder njerezimit ,dhe per kete Prodi duhet te thirret patjeter ne gjykaten e Hages,ne qofte se jo, si ka mundesi ose cfare i mungon rastit te masakrimit te 120 shqiptareve nga anija Sibila e marines italiane qe te mos thirren e gjykohen ne gjykaten e Hages personat qe kryen masakren ku faktet jane te filmuara dhe te pastra me ze dhe me figure dhe ku per kete krim te pa degjuar ndonjehere u trondit e gjithe bota ,pasi nuk ishte pare e degjuar ndonjehere nje vrasje e tille,edhe behet akoma me e rende sepse, anija shqiptare ishte e mbushur plot me gra dhe femije shume te vegjel(mua me masakruan gruan me tre femije te vegjel).Por ngjarja tjeter tronditese eshte qe ne perfundim te procesit gjyqesore qe u zhvillua padrejtesisht ne Itali prej rreth 20 vjetesh dhe perfundoje me 9 maj 2014 , autoritetet italiane me ndihmen e te ashtuquajturve shtetare shqiptare, fallsifikuan vendimin perfundimtare te procesit gjyqesore ,grabiten demshperblimin e te afermeve te viktimave se bashku,por me tronditesja eshte qe sot e kesaj dite qe po flasim, autoritetet italiane mbajne peng me dhune dhe nuk paisin te afermit e viktimave me vendimin perfundimtare te procesit gjyqesore por edhe certifikatat mortore ,teper e rende kjo per nje shtet si Italia.Pra perfundimisht, prokuroret e gjykates nderkombetare te Hages duhet te therasin Prodin me patjeter ,pasi ai ka pranuar krimin me ze dhe me figure ,por edhe sepse, ky krim eshte shume me teper me i rende per Hagen se rasti qe flitet ne shkrim, dhe gjithashtu, institucionet nderkombetare te te drejtave te njeriut duhet te detyrojne shtetin Italian qe te zbatoje te gjitha rregullat dhe detyrimet qe ka ndaj te afermeve te viktimave sipas Konventave Nderkombetare te te drejtave te njeriut ku kane firmosur te gjitha shtetet e botes ,pasi edhe njehere, krimi kunder shqiptareve ne Kanalin e Otrantos, eshte nje krim i paster dhe teper i rende kunder njerezimit .

  12. Ideali says:

    hahahaha , njelloj me vrasjet pas shpine ne kohen e luftes se dyte boterore, luftes civile. Fara e vellavrasjes e futur nga miladini… Nuk bejme hair. Jemi mallkuar nga zoti. Lufte per te spastruar rrugen e pushtetit. O palaco te mesiperm. Ka ndonje vendim gjyqi per keto vrasje? Apo pas shpine si guerrilasit dikur qe vrane kokat e kombeti?…

  13. Viron Xhavara says:

    Zoti Mero.Kushdo gazete ne bote komentin per 120 shqiptaret e masakruar ne Kanalin e Otrantos me 28 mars 1997 nga fregata italiane Sibila,do e bete shkrim ne faqen kryesore per te ndihmuar te afermit e viktimave per te kerrkuar drejtesi, pasi rasti eshte teper i rende dhe eshte fakt i paster per te provuar gjykaten e Hages se perse punon me dy standarte dhe aresye tjeter eshte se , italianet pasi kryen masakren , fallsifikuan edhe procesin gjyqesore por grabiten edhe demshperblimin e te afermeve te viktimave,pra perfundimisht zoti Mero mos dhenia e ndihmes shqiptareve nga asnje nga pushtetet , i bie qe Shqiperia dhe shqiptaret te jene ne nje kurth te temershem te kapur keq prej fyti dhe nuk do te leshohen per nje kohe te gjate nga te gjithe ju ,pra dukeni paster te gjithe zoti Mero qe jeni pa shtylle kurrizore.

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    Po nese kane qene bashkepunetore e spiunè te Milloshrviçit ? Si gjykohen per vrasje te spiuneve e tradhetareve njerezit?!
    Kaq shume vemendje per nja 86 armiq qe bashkepunuan me Serbine e nuk u shkon mendja per 15 mijè te vrar ne Ks, mes tyre shume femije ,gra,pleq e plaka. Çfar poshtersie.!!!

  15. SHQIP says:

    Po per mijera viktimat qe shkaktuan agresoret serbe dhe nje pjese nuk jane gjetur akoma , a do kete ndonje akuze gjykata dhe te na nxjerre emrat e viktimave me aq hollesi ? A do jete kaq e sakte per krimet serbe aq sa ben me shqiptaret ? Se i punon shume kjo gjykate per diskretitimin e shqiptareve , por te barazosh viktimen me agresorin, ose me keq , te viktimizosh agresorin eshte poshtersia me e madhe qe u behet shqiptareve. Akuzat dhe stergjatja e tyre e qellimshme , deri sa te (mos)provohen , tenton te paralizoje qellimshem jeten politike ne Kosove dhe ta paralizoje ate, duke i dhene epersi Serbise. Nuk e di ke duhet te falenderojme per keto te mira; Europen apo Ameriken.

  16. interisti says:

    të hetohet otranto

  17. laberia kuci says:

    Cfare kafshesh? pse na e basardojne kaq rracen keta lyrasher qe i nxjerrin keto lista? cfare fitohet ? pse nuk ja lene gjykatave te vednosin? cfare fitohet me keto lista te nxjerra? a nuk shikoni o njerez qe edhe ne kete lufte qenkan vrare vetem shqiptare? dy tre serb dhe te tjeret ne keto lista jane shqiptar, dmth qenkan vrare mes vetes shqiptare dhe tani serbet duan qe te denohen shqiptaret si kriminela lufte -se paskan vrare njeri tjetrin. Ndersa serbet qe bene kerdine edhe ne kete raste prap fitojne ne opinion . cfare larosh qe jane kush i nxjerr keto lista…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje