Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fitojë besimin e organeve të partisë.
Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviç, kishte propozuar Krivokapiçin për mandatar të qeverisë malazeze.
Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviç, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviç, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviç dhe Zoran Mikiç.
Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.
Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve, shkruan gazeta Ekspres.
U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiçin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.
Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiç nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.
Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare.(ABC News)
Drejtshkrimi,
Mbiemrat sllav ne te shumten e rasteve e kane mbaresen: viq (vić), pra jo viç (vič)
Drejtshkrimi i sakt eshte ABAZOVIQ ose KRIVOKAPIQ etj.
Gazeta Tema nuk duhet te bie ne sy me leshime drejtshshkimore.
Faleminderit per mirekuptim
Ja ke fut kot shpalosesi, meso gjuhen letrare shqipe dhe perdoreni q-ne dhe ç-ne siç duhet . Kongresi i drejtshkrimit te gjuhes shqipe konkludoi per gjuhen e njesuar letrare me gjuhetare dhe shkencetare nga te gjitha trevat shqiptare ndaj respekto gjuhen letrare kur shkruan shqip. Atehere nqs ke mendim ndryshe, si do te bashkohemi ?
Jane dy gjera te ndryshme: Ajo qe thua ti eshte e sakte. Eshte e tmerrshme te shikosh si ngaterrohen keto dy shkronja me njera tjetren. Kjo ka te beje me nivelin e keq arsimor te masave. Por edhe Shpalosesi ka te drejte: mbiemrat e sipepermendur mbarojne ne q dhe jo ç. Referoju alfabeteve sllave ne Wikipedia per me shume informacion.
Nuk ke Shpalosur asgjë!
Degjo mirë theksimin në gjuhën sërbe apo malazeze, është viç.
Prandaj paske ngelur per vjeshte ti se jo vetem nuk i dallon ne te shkruar por nuk i dallon as ne shqiptim. Te lumte qe megjithese nuk ja ke idene kesaj pune perpiqesh te japish kontributin tend
Cfare eshte ky “MANDATARI”,qe derdellitni ju?
Pse nuk thoni “KRYEMINISTER”?
Ngelet duke marre fale dhe zhargone kosovare per t’u hequr si moderne,por ne fakt jeni armiq te gjuhes letrare shqipe,gje qe e keni bere vazhdimisht kur botoni shkrime ne dialekte te ndryshme!
Po Shpalosësi e shpjegoi shumë mirë dallimin. Lexoje edhe njëherë me vëmendje çfarë shkruan dhe ti po munde vër dy pikat te E.