“Plani Marshall” i Donald Trump: SHBA 13 miliardë dollarë investime për Kosovën dhe Serbinë

22 Shtator 2020, 18:24Rajoni TEMA

Një plan i ri Marshall për Kosovën dhe Serbinë. Kështu po cilësohet nga ekspertët amerikanë marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga Serbia dhe Kosova. Dy javë pas paktit të ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, një delegacion amerikan vizitoi Kosovën të hënën, duke sjellë me vete një zarf të majmë me para për Prishtinën zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duket se ka hedhur hapin e parë për implementimin e paktit të Shtëpisë së Bardhë, duke nënshkruar marrëveshja me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler, i cili kryesonte delegacionin që vizitoi Kosovën.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe njeriu që bëri të mundur këtë marrëveshje,  i dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Sipas dokumentit të nënshkruar, Kosova do të marrë zarfin e parë të investimeve nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, edhe pse Grenell kishte premtuar se paratë do të vinin më vonë.

Duke folur nga Prishtina, zyrtarët amerikanët kanë premtuar mbi 1.2 miliard dollarë investime për projektin e “Autostradës së paqes” dhe ndërtimit të një piste skish në Brezovicë. Duke folur për investimet amerikane, Grenell ka thënë se projektet infrastrukturore dhe ekonomike janë provë e përkushtimit të presidentit Trump ndaj rajonit.

“Nuk do të ishim këtu po të mos ishte presidenti Trump. Pas marrëveshjes presidenti na mblodhi dhe na tha: Tani duhet të shkoni ta zbatoni atë që u nënshkrua në Uashington”, ka thënë Grenell. “Zbatimi i saj është duke ardhur. Dua t’iu flas njerëzve që nuk janë të politizuar, atyre që kanë vështirësi të paguajnë faturat apo ata që kanë braktisur vendin”, ka theksuar zyrtari amerikan

Sipas tij, brenda 30 ditëve Departamenti Amerikan i Energjisë do realizojë një studim fizibiliteti për të hulumtuar resurset e Kosovës, duke filluar nga liqeni i Ujmanit, në funksion të krijimit të vendeve të punës.

Shumë ekspertë po flasin për një tjetër Plan Marshall për Kosovën, pasi Shtetet e Bashkuara po investojnë plot 13 miliard dollarë në Serbi dhe Kosovë, shumë që nuk ishte parë që pas Luftës së Dytë Botërore. Çeqet me para duket se do të shkojnë për ndërtimin e autostradës Beograd-Prishtinë, rrugëve hekurudhore, financimin e prodhuesve të vegjël dhe shfrytëzimin e Ujmanit.

Sipas ekspertëve, Trump huazoi përvojën e paraardhësve të tij, ish-presidentëve Harry Truman dhe Dwight D. Eisenhower, të cilët ndihmuan në ndërtimin e një marrëdhënie të veçantë midis Francës dhe Gjermanisë Perëndimore të pasluftës për të penguar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik në Europë.

Amerikanët blenë besimin e udhëheqësve të Republikës së Katërt në Francë dhe arritën të ndërtojnë ura ekonomike me armikun e betuar. Nga viti 1948 deri në 1951, Shtetet e Bashkuara i dhanë Francës mbi 4.5 miliardë dollarë sipas Planit Marshall dhe e bindi të pranonte të bashkohej me zonën e okupimit të Gjermanisë Perëndimore (SHBA ndau mbi 2.8 miliardë dollarë për gjermanët).

Më pas, francezët vendosën marrëdhënie diplomatike me Republikën Federale të Gjermanisë (FRG), të krijuar në 1949. Pastaj, në 1951, Franca, Gjermania, vendet e Beneluksit dhe Italia krijuan Bashkimin Europian, duke krijuar Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut në 1951, duke e vënë theksin tek përfitimet që mund të sjellë thellimi i bashkëpunimit ekonomik.

Cilat janë investimet amerikane?

Pjesa më e madhe e fondeve për Kosovën do të shkojnë për infrastrukturën. Kryeministri Hoti i premtoi delegacionit ameriakan nisjen e punës për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, projekt ky që mund të vazhdohet në kuadër autostradës që aktualisht lidh Kosovën me Shqipërinë. Në të ardhmen, ai mund të lidhë të treja vendet.

Pjesa tjetër do të shkojë për transportin hekurudhor në Kosovë, i cili është një prej sistemeve më të dobëta në rajon. Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja, aj Prishtinë – Hani i Elezit dhe ajo Prishtinë -Pejë. Të dy linjat bëjnë vetëm transportin e mallrave.

Për më tepër, SHBA do të angazhohen të gjejë zgjidhje të përbashkët për opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik. Nëse porti i zgjedhur është Durrësi, atëherë rruga hekurodhore do të kalojë edhe në Shqipëri, duke lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prishtinën dhe Beogradin.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, bashkë me Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas kësaj marrëveshje, SHBA do të nisë financimin e bizneseve për ta bërë ekonominë e Kosovës sa më konkuruese.

Korporata Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit dhe EXIM do të sigurojë financimin për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. Madje një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar do të vendoset me orar të plotë në Beograd, Serbi.

Po ashtu, një pjesë e fondeve do të shkojnë që Serbia dhe Kosova të hapin dhe Pikën Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.

Kosova dhe Serbia do të punojnë po ashtu me Departamentin e Energjisë për të gjetur zgjidhje për ndarjen e së Liqenit të Ujmanit, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.(SI)

13 komente në ““Plani Marshall” i Donald Trump: SHBA 13 miliardë dollarë investime për Kosovën dhe Serbinë”

  1. George says:

    Prezenca e Korporates Nderkombetare te Financave do te vendoset ne Beograd;
    Kosova do te hape piken kufitare te Merdares;
    nga Beogradi drejt Prishtines e Durresit do te ndertohen hekurudha e autostrada…!?
    Serbia shoviniste nuk ka me nevoje tjeter per t’u kthyer ne Kosove dhe te shtrihet ne Shqiperi.
    Te na rroje Zonaje Pare sllave e SHBA-se!

    1. ana says:

      Cfare thua o budalla, o patriot leshi, o debil, o i paditur, o shpellar!!!! Edhe Franca me Gjermanine kane qene ne armiqesi, por sot i ke bashke ne harmoni dhe te zhvilluara. Cfare te keqe ka qe edhe popujt e ballkanit te jetojne ne harmoni e pa kufinj o shpellar?

      1. Kosovari Romantik says:

        @ana
        Gjermania dhe Franca e njohin njera tjetren si shtete ndersa Serbia nuk po e njeh Kosoven si shtet. Pastaj Gjermania akoma edhe sot paguan demet e luftes se Hitlerit, ndersa Serbia as qe pranon te bisedoj per kompensimin e demeve ndaj Kosoves dhe president i saj sot eshte ish ministri i Millosheviçit qe quhet Aleksander Vuçiq. Kjo eshte e verteta por kujt t’i tregojme kur ti je mesu me ua kthy edhe qenve bythen per lek, s’je tjeter pos nje prostotute. Te shkerdheft Trumpi n’goje e Vuçka ne bythe.
        Long live Albin Kurti!??

    2. Deni says:

      Ik rrot karri.Shko andej nga mbledhjet e Albinit,dhe dil në rruge për demonstrata kundra amerikës.

    3. Shkrimtari Ismail says:

      $ 13 miliard dollare investime dhe prape duke u ankuar, e pabesueshme – cfare lesh George ti je Abdulla qe nuk behesh njeri kurre.

      Pash zotin cfare kerkon ke ndonje ide konkrete apo vetem vrer pisllik maskarallik ?

  2. Bregdeti says:

    Kur marreveshja perkthehet ne produkte ekonomike, kjo eshte gje e mire. Vendet ballkanike, jane shume te izoluara dhe vetem shajne e kercenojne njera tjetren. Autostrada Prishtine- Merdar- Nish, qe lidh serbine me kosoven dhe adriatikun, eshte qellim mire. Kjo rruge do hapi kanalet e komunikimit per turizmin dhe kapitalet.

  3. Ashtu Kot! says:

    Jam kurios te di se cmendon Kutrti.
    Para 2-3 ditesh ai u mundua te na mbushte mendjen se urrejtja misis serbeve dhe shqiptareve, nuk egzistonte. Ne Shqiptaret nuk i urtrejme Serbet dhe Serbet na duan ne. Problemi i vetem ishte Millosheviqi qe perdori ushtrine Jugosllave per te vrare popullin Shqiptar. Ai na spjegoi se kjo ishte njesoj si lufta qe beri Ushtria Jugosllave edhe kunder Sllovenise dhe repepublikave te tjera… Nejse… Kurti (nuk)… di se cflet!
    Ja dhe nje kelysh tjeter I quajtur George na tregon te njejten histori. Ai na thote se Mellania eshte Sllave. Hera e pare qe degjoj qe sllovenet e mbajne vehten per sllave. Nejse edhe George (nuk).. di se cflet! Ai ketu na spjegon se autostrada duhet te ndertohej nga Kosova ne Shqiperi dhe pikerisht ne Veri te Kosoves, Amerika te shpenzonte 1 miljard dollar per te minuar kufirin me Serbine!…Mjere ne me Albinet! Mjere ne me fshatret qe kalin e dhuruar e shohin nga dhembet…
    Falenderoj Hotin qe me ne fund kuptoi se Serbia do jete fqinji verior I Kosoves! Me ne fund kuptoi qe Albinet me shoke duan te shesin patriotizmin “primitiv” per perfitime personale. Me ne fund kuptoi qe Vuciqi e ndryshoi plattforme e vjeter te Akademise Serbe nga “shqiptaret e ndershem” ne “shqiptaret patriote”, qe do jene spiunet e arthshem te tij.
    Popull Shqiptar! Mos u mashtroni nga spiunet! Ne njehere e pergjithmone duhet te kuptojme se interest Amerikane dhe ato shqiptare perputhen ne planet strategjike te Amerikes. Ajo e shfrytezon shqiptarizmen per te dobesuar armiqte e saj…por kursesi per te sakrifikuar Shqiptaret per Serbet apo Ruset….
    Zoti na dhente ment te kuptojme se kush eshte miku dhe armiku. Zoti na dhente ment te kuptojme se kush eshte spiun i Serbit dhe kush eshte patriot i vertete! Ne duhet njehere e pergjithmone te cvleftesojme parrullat “patriotike” te “Zhaku te Pamposhtur” qe ne te vertete eshte thjesht nje fshatar i panjohur nga fshati pa emer. Mbeshtetu tek Amerika, or Shqiptar!

  4. Jugo/malli says:

    Nuk hahet flamuri or Ti.Me qeveritare hajdute te Kosoves dhe Shqiperise nuk shkohet para,vendet po braktisen ,varferia korrupsioni,krimi jane bere gangrene.Nqs jane mesuar me njeri tjetrin serbet me kosovare le te jene mire,mjafton te kete demokraci ,ekonomi dhe zoterim te ligjit,kush ka me shume aftesi te te kete kontrollin e gjerave.Keshtu eshte me mire ti leme endrra boshe tonat ne nuk beme nje shtet prej 108 vitesh jo me te tretim ne stomakun tone te demtuar dhe Kosoven,eshte kafshate e madhe.Do zoti ecet keshtu dhe mos na shfaqet turbofolku me flamure,xhamadane dhe shpifesira te tjera te sajuara fallco.Do largohet dhe Turqia nga ketu me kete rast sebashku me ato xhamira te felliqura.Mbeti pa kauze Rama,Albini,Koqo Danaj ,Ngjela dhe legenat e tjere

  5. VOX POPULLI says:

    ASHTU KOT–O IDIOT……PO KRIMET SHEKULLORE TE SERBEVE NDAJ SHQIPTAREVE E E TROJET E PUSHTUARA A I HARROVE O TE DALCIN ZORRET E BARKUT JASHTE
    PO A SHITET VATANI E E ARDHMJA E VENDIT PER NJE CEK TE BARDHE QE EDHE AI ESHTE 99 PERQIND I SERBISE
    PO KU I DIN TI MORE BAGETI HALLET E KOSOVES E HILET E TE HUAJVE
    KOSOVEN DO TA SHPETOJ VETEM ALBIN KURTI ME RININE E KOSOVES OSE MBAROJ NJE HERE E PERGJITHMONE
    NJEREZ ,JINI VIGJILENTE!!!

    1. Hasoni says:

      Infrastruktura do te hapi vende pune dhe do te sjelli mundesi ekonomike dhe komunikim me Evropen. Do pune apo do qe te vije Amerika me ushtri te pushtoje Serbine, dhe ta japi ty si ne kohen e babes (Turkut) , apo do te jetosh ne kohen e sotme ?

      Cfare kerkon tani, te jetosh dhe ushqehesh me heroizmat propagandistike te se kaluares, qe ne fakt jane thjesht fantazi – Ti or qyq i sherbeve dhe u asimilove ne perandorine PUSHTUESE Otomane.

    2. Ashtu Kot says:

      @VOX POPULLI
      Ti VOX nuk je as i ri dhe as i vjeter. Ti je tashme i vdekur. Je i vdekur se merresh me historine dhe jo me jeten perpara. Une jam nje i ri qe mendoj per te arthmen dhe di nga librat qe kam lexuar qe ai qe mban koken mbrapa dhe nuk shikon perpara shtypet nga treni.
      Ma merr mendja ti VOX do jesh spiun i serbit deri sa mbron nje spiun. Dihet qe Albini u be spiun ne burgun Serb. Thone qe ne burgun serbe nuk dilje i gjalle po te mos beheshe spiun I UDBES. Nejse, kjo mund te mos jete e sakte por veprimtaria e Kurtit kunder Kosoves dhe pro Serbise eshte treguesi me I sakte qe ai eshte spiun. Ne Rrambije ai dhe Sali Berisha ishin kunder marreveshjes. Nenshkrimi nga Thaci i saj ja la dopjo gjashten ne dore Millosheviqit qe hengri bombat e Amerikes. Po te ishte per Kurtin dhe ty qe i beson atij, Kosova sot nuk do egzistonte. Ehe kur ishte Kryeminister, shpiku parrullen e “reciprocitetit” qe ne thelb na beri armik me Evropen dhe Ameriken. Ajo ja la ne dore dopjogjashten shqiptareve dhe ne u beme fajtor per deshtimin e bisedimeve. Ti or bukeshkeles shqiptar, ku ishje qe ti tregoje vendin Vuciqit dhe ti beje leksion per krimet qe ai ka bere?
      Parrullat e trua “patriotike” ti shiti ne katunet e Kosoves. Njeriu nuk duket nga parrullat por nga veprat. Kerkesat e tua maksimale qe ne thelb jane fjale boshe te Kurtit me demek per ti treguar vendin Serbise, nuk jane gje tjeter vetem nje dredhi e Vuciqit qe ta lere qengjin(Kosoven), balleperballe me ujkun(Serbine). Pikerisht kete kerkon ti. Une e kuptoj Kurtin qe punon kunder Kosoves sepse ai eshte spiun, por nuk kuptoj idjot si ty nga Kosova qe beni punen e Serbit. Jeni shtuar aq shumke sa do hani kokat tuaja. Ju vret juve liria e Kosoves! Ju nuk mund te roni pa kujdesin “prinderor” te Serbise.
      Ti je aq demagog sa di qe edhe “ceku I bardhe” eshte 99 perqin I Serbise! Kjo or derdimen flet qe ti e ke prere bileten kunder Amerikes dhe nuk te duhet e verteta. E verteta jote eshte ne fjalet e Kurtit qe jane platforma politike e Vuciqit. Turp per ty qe e quan vehten Shqiptar!

  6. Tirana says:

    Nese besohet se do kete ndonje te ashtuquajtur plan Marshall, ai nuk do te jete per Kosoven, por per Serbine.

  7. Kosovari Romantik says:

    Krejt keto “miliarda” jane genjeshtra elektorale per llogari te Tramp rusofilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje