Vuçiç: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën

22 Shtator 2020, 17:04Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë së shpejti në marrëveshje politike me Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të ndërmarrin hapa drejt bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë punën në projekte të përbashkëta të infrastrukturës.

Dy palët kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Vuçiq i përshkroi marrëveshjet e Uashingtonit si një hap i madh në drejtim të duhur, por tha se ka një rrugë të gjatë deri te normalizimi politik.

“Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për t’i zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemet tona, për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë”, tha Vuçiq.

“Nuk po them se jemi afër një zgjidhjeje politike”, shtoi ai.

Vuçiq, megjithatë, e përshkroi bashkëpunimin ekonomik si “çelës” të çdo marrëveshjeje politike në të ardhmen.

Marrëveshjet për normalizimin ekonomik janë nënshkruar nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Dy palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Të martën, në Beograd qëndroi një delegacion amerikan, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili diskutoi për mundësinë e financimit të projekteve. I njëjti delegacion e vizitoi Kosovën të hënën.

1 komente në “Vuçiç: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën”

  1. pjeter says:

    Si ore zvicere jane ky me Daçicin,ai del me kercenime kunder Bosnjes,ne qofte se ajo njeh Kosoven,ky del e shuan zjarrin,duke thene,qe jemi afer zgjidhjes me Kosoven.Akoma i jepni ze ketyre kara bushtrave serbe??keta po i çoriditin komplet shqiptaret Kosovare.Ky nukka per ta njof Kosoven ashtu si kerkojne Shqiptaret e Kosoves,eshte vetem kohe e humbur ne dem te Shqiptareve te Kosoves.Eshte kunder interesa aktuale te Serbise zhvillimi dhe pavarsia ekonomiokulturore
    e Kosoves.Ky e njef ate po te kete, Kosova nje lidhje direkte,politike,ekonomike,kulturore me Serbine,e varur prej saj ,dhe eshte ajo qe po ben,kerkesa e bashkesise se komunave Serbe,eshte nje kushtezim direkt i politikes vendim marrse e Kosoves nga Serbia,.ndryshimet kushtetuese nuk mund te behen pa marre parasysh Serbet,varesia ekonomike e kosoves ne periudhe afatgjate te jete nga Serbia.Ata nuk po kerkojne te gjitha njeheresh,po marrin dal nga dale,pikat strategjike te projektit te tyre mbi sovranitetin defakto te Kosoves,pa shkrehur asnje fishek.Vuçici me stafin e tij i ka krijuar shume veshtiresi Kosove,ky eshte fakt i pa mohushem,ai po shfrytezon injorancen e politikaneve te Kosoves,dhe sherret e brendeshme te Shqiptareve si ne Kosove,dhe midis Kisoves e Shqiperise, me mire se para ardhesit e tij,ai po tregohet si ato femrat qe ja tregojne mashkullit,ja prishin mendjen,por nuk ja japin asnjehere,dhe ata meshkuj jane ne gjendje te leshojne shume karshi asaj femre,saktesish Vuçiçi me Daçiçin po veprojne ne kete menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje