Gostia e neveritshme e Grenellit në Beograd, muzikë amerikane e propagandë serbe

24 Shtator 2020, 09:39Rajoni TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Çfarë spektakli i shëmtuar pamjet e filmuara nga Ambasadori Grenell, gjatë një darke në Beograd, me presidentin dhe kryeministren e Serbisë e klikën e tyre duke kënduar këngë tradicionale amerikane.

Një diplomat amerikan karriere nuk do të kishte rënë pre e një teatraliteti si ky sepse diplomatët njohin historinë e manipulime të tilla në rajon.

Në kujtimet e saj, Madeleine Albright tregon se si e mbajti veten që të mos buzëqeshte në asnjë moment gjatë bisedës me Millosheviqin në Beograd, jo se kishte ndonjë problem të buzëqeshje për mirësjellje protokollare gjatë një takimi të atillë, por sepse druhej se një fotografi e tillë do të jepte mesazhin e gabuar në media, në një kohë kur ndaj Serbisë nevojitej presion maksimal ndërkombëtar për të ndërprerë dhunënë në Kosovë.

Grenell jo vetëm që lejon që ta bëjnë pjesë e një spektakli propagandistik, por bëhet edhe vetë shpërdarës i tij. Është vërtet interesant që një njeri i cili, edhe pse për pak kohë, ishte në krye të mbikqyrjes së 17 agjensive të zbulimit dhe inteligjencës amerikane, nuk kupton grackat që përbëjnë të gjitha këto lloj takimesh të pushtetit të butë.

Sigurisht, do të ishte naive nga ana e serbëve nëse mendojnë se tani e futën Grenellin në xhep, apo nga ana e shqiptarëve të cilët e shohin këtë si provën finale se Ambasadori është filoserb.

Në mesin e viteve 1990, Gjenerali Wesley Clark u takua me Ratko Mlladiqin në Bosnje, e u dehën bashkë duke pirë raki, në një darkë skandaloze për një ushtarak të lartë perëndimor. Mirëpo, ishte po ky gjeneral që vetëm pak vite më vonë udhëhoqi bombardimin masiv të Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Të them të drejtën reagimet më të zemëruara në rrjetet sociale për videoklipet e publikuara nga Grenelli erdhën nga serbët. Një pjesë e të cilëve e akuzonin Grenellin se po rehatonte diktatorin që shtyp serbët dhe klikën e tij. Pjesa tjetër nacionaliste e skajshme, ishin serbët që akuzonin Vuçiqin se po spërdridhej përpara Grenellit ndërkohë që po shiste Kosovën. Disa prej ketyre të fundit i shkruanin që nëse ishte burrë Vuçiqi duhej të kishte kënduar ndonjë këngë nacionaliste për Kosovën, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur sipas tyre se mos mërziste padronin e tij të ri nga Amerika.

Mirëpo, shqiptarët kanë më shumë arsye për t’u zemëruar e zhgënjyer. Kjo udhëheqje serbe ka në krye njerëz që vijnë drejtpërdrejt nga regjimi gjakatar i Millosheviqit. Kjo nuk është arsye për të mos ndërtuar partneritet me Serbinë sepse as ne e as SHBA nuk mund të zgjedhë se kë vendosin në krye të shtetit të tyre serbët. Mirëpo, ka një dallim mes ndërtimit të marrëdhënieve bashkëpunuese dhe socializimit festiv në një orgji miqësie hipokrite mes dy palëve që thjesht përpiqen të shfrytëzojnë njëra-tjetrën.

Episodi është një tjetër kujtesë se shqiptaro-amerikanët nuk mund të rrinë duarkryq sepse kanë shumë punë për të bërë. Nëse në nëntor fiton Biden rikthehen në pushtet njerëz që kanë njohuri të qarta për Kosovën. Aty mbaron kjo ëndërr e keqe me skena groteske.

Ky nuk është momenti që unë u them shqiptarëve në SHBA që të votojnë për Joe Biden. Sepse shqiptarët në SHBA janë amerikanë dhe votojnë për një kompleks arsyesh në të cilat Kosova nuk është faktor për të gjithë e disa madje shohin avantazh në metodat dhe njeriun e zgjedhur nga presidenti aktual. Ajo që nuk heq dot nga mendja është e vërteta se Trump mund të fitojë përsëri, me apo pa votën e shqiptarëve. Prandaj puna e komunitetit shqiptar është e dyfishtë në mos e trefishtë. Nëse ndodh që rifiton Trump, mbi republikanët shqiptarë bie barra e përgjegjësisë për të fituar betejën e influencave me njeriun që do të mbetet në krye të punës së Kosovës në Washington.

Shanset janë që sa kohë që Trump të jetë në pushtet, për mirë, apo për keq, Kosova nuk do të rikthehet në sferën e Departamentit të Shtetit. Trump nuk dëgjon ekspertët por njerëzit e tij të besuar dhe çdo gjë për Kosovën do të shkojë te ai nëpërmjet Grenellit. Ambasadori gëzon edhe besimin kyç të fëmijëve të Presidentit Trump dhe dhëndrrit të tij, që gjithashtu kanë më shumë peshë në këtë administratë sesa shumë zyrtarë të lartë të diplomacisë. Në këto rrethana, në rast të rizgjedhjes së Presidentit Trump lidhja që një grup shqiptaro-amerikanësh kanë krijuar me Ambasadorin Grenell mund vendimtare. Si shumë zyrtarë të tjerë të mëparshëm në histori qendrimet e tij mund të lëvizin në mënyrë të natyrshme drejt Kosovës dhe shqiptarëve, sepse interesat e shqiptarëve në rajon janë të vetmet që përputhen me ato amerikane.

Votat shqiptare në disa shtete amerikane mund të jenë kyçe në këtë 3 nëntor, një informacion që shpresoj se në këtë pikë ka mbërritur në radarin e Grenellit dhe disa të tjerëve në rrethin e presidentit. Informacion që mbase duhet nënvizuar edhe më tepër.

Për të tjerët, shqiptarët që e kanë si të vetmen shpresë fitoren e demokratit Biden në nëntor, u kujtoj shprehjen amerikane, “shpreso për më të mirën, por përgatitu për më të keqen”. Aq më tepër që një fitore e Biden-it nuk është domosdoshmërisht një ndreqje e pozicionimit amerikan në Ballkan, sesa kthimi i një taborri diplomatësh e ekspertësh me të cilët kemi dy-tri dekada që njihemi e të cilëve nuk na duhet t’ua shpjegojmë nga fillimi se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Ata nuk do të jenë më pak miqësorë me Vuçiqin sa kohë që ai hedh vallen sipas muzikës që do t’i kërkojnë, po mbase do të na kursejnë neverinë e pamjeve filmike si ato me të cilat na gostiti Grenelli.

11 komente në “Gostia e neveritshme e Grenellit në Beograd, muzikë amerikane e propagandë serbe”

  1. Piro says:

    Shikon tjetri nje sekuence dhe perpiqet te ndertoje nje artikull me shembuj lufte dhe paqe, pa lidhje. Pastaj na tregon cfare mendojne amerikanet, shqiptaret dhe serbet rreth kesaj darke. Gjithcka sipas kokes se tija. Mendoj se ja ke futur kot. Albright shkoi te Miloshevici per ta bindur qe te ndryshonte mendje. Qendrimi dhe pamja e saj nuk mund te ishte vecse imponues. Ndersa darka me Grenell eshte krejte tjeter. Nje darke pas marreveshjes dhe nje investimi miliarda dollarshe. Eshte nje permbysje e raporteve serbo- amerikane. Jane miliarda dollare investime, nje shume e madhe, e paimagjinushme nga serbet. Nje shume, e veshtire per tu marre hua nga cdo vend tjeter apo nga BE. Eshte sukses politik dhe shenje pohimi se amerikanet mendojne seriozisht per rajonin. Dhe kjo ndodh vetem pas nje firme te kryeministrit kosovar. Veprim qe duhej te kryhej para dy vitesh. Mos harro se amerika udheheq boten dhe interesohet per qetsi e zhvillim jo vetem ne kosove por ne gjithe rajonin.

  2. ballshoti says:

    Nje shkrim dinjitoz.Amerikanet mund ta justifikojne si te duan orgjine mes nje pederasti,lesbikeje dhe Vucic carderrit jo per interesa,jo dardha e ka bishtin prapa etj etj brockulla qe shqiptaret naive idiote e patriote ti hane e quajne normale keto veprime edhe pse e kane gjithmone sa krahu brenda

  3. Vlora1912 says:

    Shkrom i arsyeshem i z. Avxhiu.

    Nuk ishte festimi ne nivel orgjie me zyrtaret e milloshit priblemi…

    Problemi qendron tek pozicionimi i ri i admin Trump ndaj Serbis ne disfavor te Kosoves…

    Problemi qendron tek Qorrsokaku Strategjik ne te cilin eshte futur faktori Shqiptar ne ballkan…per te cilin fqinjet tan te ndyre kan vite, ne mos shekuj qe punojne….
    ********
    Planifiko/pergatitu/ per skenarin me te keq te mundshem, duke shpresuar me te miren —-Keshtu e kuptojme me mir ne Shqip ne nga Kuçi!!!

  4. Vlora1912 says:

    Shkrim i arsyeshem i z. Avxhiu.

    Nuk ishte festimi ne nivel orgjie me zyrtaret e milloshit priblemi…

    Problemi qendron tek pozicionimi i ri i admin Trump ndaj Serbis ne disfavor te Kosoves…

    Problemi qendron tek Qorrsokaku Strategjik ne te cilin eshte futur faktori Shqiptar ne ballkan…per te cilin fqinjet tan te ndyre kan vite, ne mos shekuj qe punojne….
    ********
    Planifiko/pergatitu/ per skenarin me te keq te mundshem, duke shpresuar me te miren —-Keshtu e kuptojme me mir ne Shqip ne nga Kuçi!!!

  5. TJETRI says:

    shume qarte e ke thene o Ruben. Zoti na ndihmofte qe te fitoj Bajden se problem do e kemi me trampin

  6. Z says:

    Nuk na i ka fajin Ambasadori Grennell! Jemi ne Shqiptaret me mentalitetin tone anadollak qe lundrojme midis dy kulturave! Ata kane jeten e tyre shtetet e tyre dhe nuk na marin doren neve!

  7. Klimax says:

    Kur lexon ne kete artikull midis te tjerash se “interesat e shqiptareve ne rajon jane te vetmet qe perputhen me ato amerikane”(!!!!!!), atehere me te vertete kupton injorancen dhe mosnjohjen e realitetit nga ana e artikull-shkruesit!
    “Interesat e shqiptareve” duhet te perputhen ne radhe te pare me interesat e tyre kombetare, pra per te miren dhe begatine e tyre si dhe te jene ne paqe e miqesi me fqinjet. Interesat amerikane jane per nje influence sa me te madhe gjeo-strategjike ne rajon dhe kjo natyrisht arrihet me nje politike e diplomaci qe te terheqi drejt vetes te gjitha vendet e rajonit me premtime, pazare e kompromise. Interesat e saj nuk jane te demtojne interesat serbe apo me keq, te jene armiq te tyre, por ti ndihmojne ata per te patur te drejten dhe mundesine e nje bashkepunimi ne te gjitha fushat per nje influence teresisht amerikane ne ate vend. Kjo politike amerikane me Serbine nuk eshte ne interes te shqiptareve, prandaj eshte e pallogjikshme te thuash qe “interesat e shqiptareve ne rajon jane te vetmet qe perputhen me ato amerikane”! Mos harrojme gjithashtu deklaraten Trump mbi “vrasjet midis njeri-tjetrit” (midis shqiptareve e serbeve). Me kete deklarate politika amerikane ndryshon arsyen e nderhyrjes se NATO-s me bombardimet e saj ne Serbi per me shume se 20 vite me pare si nje nderhyrje per vendosjen e paqes midis dy popujve. Shqiptaret vendosen ne barazpeshore me serbet si viktima dhe si vrases te nje propagande nacional-shoviniste urrejtjeje e armiqesie nderetnike e fetare.
    Nga ana tjeter te “kercenosh” republikanet apo edhe demokratet ne SHBA me votat e shqiptareve ne zgjedhjet parlamentare per politiken e tyre ne Ballkan eshte teresisht qesharake sepse pesha e tyre eshte po aq dhe ndoshta shume here me e vogel se pesha e votuesve te popullsive sllave ashtu si pesha e nje vendi si Shqiperia se bashku me nje Kosove te panjojtur ne OKB ne krahasim me peshen e Serbise.

    1. pjeter says:

      Ti je jashte kontestit te attikullit te mesiperm.Ka diference te madhe Anerika,dhe Administrata familjare e Trumpit.Intersat Amerikane,kane qene edhe me pare ne Ballkan nuk jane te reja per ballkanasit,po çe do qe kane ndidh edhe disa ngjarje te tilla qe Amerikanet rishikuan pozicionin e mbeshtetjes.Psh,Greket ne fund te viteve 90,u çane se protestuari kunder bazave Amerikane,i ke harryar apo nuk e di? Jane vrare dipllomate Amerikane ne territorin Grek.Greket per te afruar Amerikanet tani,duhet te krijone kushtet qe te mos ndodhin gjera te pahijeshme,gje qe akoma nuk po ja dalin.Te mos i zeme fare serbet,sa do te mire te behen per amerikanet,ngelen per gjith boten kelyshet e Rusiae.Shqiptaret,nuk perbejne problem per Ameriken,jane mbeshtetes te politikes Amerikane,jane present ne disa vende te Ballkanit,dhe kane rendesi,mbeshtetja e tyre per te padur paqe.Kush nuk mendon keshtu nuk i njef Shqiptaret dhe Rolin ne ballkan.Gjithkush qe i ka meshuar idese qe qe eleminimi i Shqiptareve eshte zgjidhja ka gabuar rende,natyrisht nuk behet fjale per Trump,ai eshte i bindur qe ballkani eshte ne lindjen e mesme.

  8. Ish pd-isti says:

    Artikulli dhe ai qe e ka shkruar me nje mentalitet mesjetar njesoj si shqipfolesit qe sherbenin dhe kerkonin mbrojtje tek sulltani.
    A thua se amerikanet nuk flejne gjume nga shqetsimet qe kane per shqiptaret kete race qe nje pjese e mire hiqen si turq e para atdheut vendosin islamin.
    Ne jemi bira e fundit e kavallit ne Europe popull pa identitet kombetar,me shekuj mbrapa serbve e grekve qe pavarsine e kane fitu gati njiqind vjet para nesh.

  9. Kola says:

    Gosti e neveriteshme vertet. Edhe ne shqiptaret nuk jemi ne binare.

  10. qytetari says:

    Zgjohu turceli avxhi, ose pakeso dozen e hashashit.
    Eshte bota e civilizuar perendimore,qe feston,qe krijoi shtetin e Kosoves dhe qe ju kerkoni ta denatyroni,per ta bashkuar me shtetin e Babes pushtuesit aziatik,pasi trute e thartuara si te tijat i kini.
    Kurse Perendimin si te paftyre qe jeni e doni per ti ngrene buken dhe ti vini bombat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje