EULEX bastis zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë

25 Shtator 2020, 12:12Rajoni TEMA
EULEX bastis zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë

Zyrtarët policorë të EULEX-it kanë rrethuar dhe bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), njofton Insajderi.

Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyrave, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.

Bastisja e zyrave të OVL-së vjen disa ditë pasi nga kjo zyrë u zbuluan dosje që më vonë u vërtetua se janë të Gjykatës Speciale.

Nga OVL thoshin se dosjet nuk i kanë marrë ata, por se dikush po ua sjellë.

Atë dikush ata e quanin “Rrufeja”, duke aluduar se ikte shumë shpejt pasi sillte dosjet.

Një herë edhe publikuan një video që tregon një person të maskuar që shkonte te zyra e OVL-së dhe linte grumbullin me dokumente.

Ambientet e veteranëve të UÇK-së ditë më parë u vizituan edhe nga personel i Gjykatës Speciale.

 

2 komente në “EULEX bastis zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë”

  1. Baliu says:

    Prostidenti ne ikje ka ikur ne Tirane gjoja per ti ikur arrestimeve, por fundi eshte i pashmangshem.

  2. Fatosi-kosove says:

    U tmarroft Zoti o baliu qifti yt e i vehbi kajtazit kane jeruar gjithmone dhe çdo her ishit deshmitar edhe te serbosllavise edhe te serbise edhe argat te millosheviqit,prandaj nuk quditet kush sepse ne gjithe boten qifti yt e i kajtazit quhen kolaborator apo tradhetar,ju nuk mund te jeni spiun sepse skeni kapacitet njerezit,jeni vetem nje jashteqitje shtazarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje