Richard Grenell: Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord që liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump”

24 Shtator 2020, 21:25Rajoni TEMA

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.

“Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze, pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka shkruar Grenell.

Pak ditë pas takimi të Washingtonit, Grenell ka treguar se si e propozoi me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

Grenell, gjatë një interviste për një radio amerikane ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me marrëveshjen e Uashingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit.

Liqeni i shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

11 komente në “Richard Grenell: Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord që liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump””

  1. Koli says:

    Paska ik per lesh grenelli trampi dhe loqet e tjera qe i vene nga mbrapa.Trampi ne tetor iken nga shtepia e bardhe.Zgjedhjet i fiton Biden.

  2. Ed says:

    KURRE NUK DUHET TE BEHET KJO EMRI ESHTE SHQIPETAR DHE DUHET TE MBETET I TILLE

  3. '82 says:

    Uje=uj + mali=mani –> ujemali ?
    Nese eshte keshtu , atehere …..

  4. Dash says:

    No comment…. cfare karagjoza…..

  5. Ymeri says:

    Po po RENDE e kane.

  6. Theatre and Drama says:

    hahaha..

  7. Marie says:

    Turp i madh per kosovaret qe duan te ndryshojne emrin,Tramp eshte nje njolle e zeze per gjithe boten,sa erdhi ai,bota po shkon mos ma zi da ska ku te shkoj!

  8. Olimpia says:

    Stili i Mziut ne Kamze.. Turpi i botes…

  9. gjuha shqipe për shqiptarët says:

    Liqeni “trump” jo “liqeni trump”

  10. gjuha shqipe për shqiptarët says:

    Liqeni “trump” jo “liqeni trump”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje