Arrestohet zyrtari i parë i UÇK për llogari të Gjykatës Speciale

24 Shtator 2020, 12:30Rajoni TEMA


Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot.

Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar nga EULEX-i, në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij.

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja pse u arrestua Mustafa.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Ministria e Mbrijtjes e Kosoves konfirmoi arrestimin por eshte e paqarte se ku ndodhet.
“Po e konfrirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Megjithatë ministria akoma nuk ka informata se kush e arrestoi zyrtarin e saj.

3 komente në “Arrestohet zyrtari i parë i UÇK për llogari të Gjykatës Speciale”

  1. Tr says:

    DO TA NDJEKIN DHE TE TJERE.

  2. 111 says:

    Fundi i nje suniti “patriot”….ne qeli.

  3. KuqeZi says:

    Kot mundohen..qente e vrare kriminele te Serbise nuk dalin me nga halja ku jane groposur..sa per luftetaret e UCK do dalin te gjithe nga burgjet..dhe diellin e lirise do ta shijojne ne breg te Jonit..Erdogani dhe Bushtra e tij Greqi do ta marrin shpejt shperblimin per pazarin me token dhe detin e Shqiperise!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje