FOTOT: “Po na detyroni të luftojmë edhe me ju”. Tension në Prishtinë, ushtarët e EULEX arrestojnë në zyrë kreun e veteranëve të UÇK. Do dërgohet në Hagë

25 Shtator 2020, 14:32Rajoni TEMA
FOTOT: “Po na detyroni të luftojmë edhe me ju”. Tension

Rreth 50 policë të EULEX-it kanë hyrë sot brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në video ata mbajnë në duar paketa dhe çanta dhe shoqërohen nga ushtarakë të maskuar.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policë të Kosovës, por ata po e përcjellin ngjarjen nga jashtë.

Ushtarët kanë arrestuar kreun e OVL-së të UÇK-së, Hysni Gucati. Arrestimi është konfirmuar për gazetën Express nga nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gucati do të transferohet në Hagë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka deklaruar se EULEX-i nuk ka paraqitur asnjë dokument zyrtar për këtë kontroll në zyrat e kësaj organizate të premten.

Ai ka thënë se pa paraqitjen e asnjë dokumenti, bastisja ngjan me veprimet e ish-Jugosllavisë.

“Isha në zyrë dhe këta zotërinjtë nuk prezantojnë asnjë letër dhe ju thash edhe Jugosllavia ka bërë kështu dhe jemi detyruar t’u përgjigjemi. Nëse shteti jonë s’merr masa, këta do të na detyrojnë të luftojmë edhe sikur kundër Jugosllavisë. As s’kanë dokumente, as letra, as përkthyes. Shteti ynë i ka fajet”, ka thënë ai duke i quajtur kriminelë zyrtarët e EULEX-it.

Një ditë më parë Eulex arrestoi Salih Mustafën dhe në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera. Këto lidhen me hetimet e nisura për krimet kundër njerëzimit që Haga ka shpallur në adresë të luftëtarëve të UÇK-së.

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”. Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga.

Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente.

Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.

Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike.

Të martën, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Kjo zyrë po ashtu ka thënë se “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre“.

 

22 komente në “FOTOT: “Po na detyroni të luftojmë edhe me ju”. Tension në Prishtinë, ushtarët e EULEX arrestojnë në zyrë kreun e veteranëve të UÇK. Do dërgohet në Hagë”

  1. Kim été says:

    uçk merret me politik, dhe jo me zbukurimin e Kosovës, ndaj të gjith do ken fatin e nazistëve.

  2. Bbb says:

    Gjykata Speciale per Shfarosjen e Shqiptarëve ….në bashkëpunim me pederastet e EULEX qe marrin rroga nga 10 mije euro se gjoja punojne ne nje vend te rrezikshem
    Dhe nga ajo e shkruajtura Policja ne uniforme duhet te jen Sllovake….shtet qe nuk e njeh Kosoven per solidaritet me rracen e vet te ndyre sllave…
    Sa poshte i kemi ul breket….

  3. Bbb says:

    Gjykata Speciale per Shfarosjen e Shqiptareve 2
    Edhe ato paçavure qe flasin eshte e sigurt qe ua kane dhene po ata Veteraneve….pikerisht qe te publikohen me qellim qe Prokuroria per Shfarosjen e Shqiptareve te kete mundesi te justifikohet qe ska patur kurre nje prove te vetme per UÇK….kurre!
    Dhe tani mund te thone qe ne kishim prova por u bene te pavlefshme se dokumentet rrodhen ne shtyp

    1. limat says:

      Gateta zvicerani “Tages Anzeige”nje ore pas acionit te Eulexit,botoi nje shkrim me titullin “Kosova me keqe se filmat mafioze”, anonim pa autor.Koha aq e shkurter dhe materiali voluminoz qe u prezentua,me shtyu te besoj se dikush e ka pregadit qe perpara.U interesove ne redaksin e saje dhe sa kuptova autor ishte Enver Robeli.Permbajtja e shkreimit eshte aq armiqesor ndaj komandantedve te UCK sa qe veshtir e gjene edhe ne shrypin e Beogradit. nje shkrim te tille.P.S.Edhe rrjedhjen e dosjeve nga gjykata e Hages ua fakturonte UCK…Shqiptaret jane vet varrerremihesit e pavaresise se Kosoves.

  4. Predatori says:

    Nëse klasa politike dhe shoqëria e Kosovës do të ishin treguar të urta në vendimet e saj për të nxjerr në pension politik gjithë udhëheqësit e UÇK-së, të cilët pas luftës e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, tani mund t’ia kishin kursyer këtë lloj “turpi” vendit i cili po lëngon.
    Unë nuk besoj aspak në ato që thuhen për ato krimet kundra “njerëzimit”, por evropa e pa që hajdutë si Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe shokë vetëm kështu mund t’i shkulësh nga pushteti.
    Respekt dhe përulje për luftën për liri dhe lavdi dëshmorëve të UÇK-së.

    1. andi says:

      Shume dakort! Duhet te kishin mbajtur figuren dhe nderin e luftetarit! Eshte e dhimbshme ti shohesh te gjithe te perfliten si mafioze, te korruptuar dhe hajdute te pasurise publike. Gjithe ai nder dhe perkushtim ndaj vendit ne luften per liri, do i kthehet tani ne turp. Per fat te keq, si vend nuk e kuptojme ndjenjen e mases. Shih edhe ne Shqiperi, nuk largohet asnje njeri nga pushteti. Te gjithe duan te jene te perjetshem ne karrige. Ka kryetar partish historike, si Partia Republikane, qe kane mbetur kryetar pa parti dhe perkrahes. Isa Mustafa me shkop ne dore, serisht do te jete kryetar! Berisha do te jete serisht deputet! Luli eshte mundur sa here, serisht kryetar. Rama njelloj…

    2. Zeni says:

      Me verte kujton se populli i mbajti ne pushtet ata? Apo te njejtet njerez qe po na akuzojne tani per krime kunder njerezimit??

      1. ben says:

        Predatori, andi, Zeni-c’lidhje kane e sotmja me akuzat per krime gjate luftes ne Kosove? Ata nuk po akuzohen per ato qe kane bere e po bejne sot ne Kosove, por per vrasjen e spijuneve e bashkepuntoreve te serbeve gjate luftes.
        Eshte e qarte se Europa vazhdon te sillet me perbuzje ndaj shqiptareve dhe fakt eshte krijimi i nje gjykate “non sense”, qe po kerkon te denoje luftetaret e lirise dhe me kete te perlyej nje popull te tere duke vene shenjen e barazise midis agresoreve serbe dhe viktimave shqiptare. Perse nuk denojne p.sh. udheheqesit europiane qe derguan ushtri ne Irak ku vrane e prene cfare u doli perpara? Ne lufte vriten edhe civile, bile shume me teper se sa ushtarake. Lufta e Kosoves nuk ben perjashtim nga ky rregull, sidomos po te kihet parasysh se te gjithe ato qe jane vrare nga UCK-ja ishin bashkepuntore te regjimit te Milloshevicit.Bashkepuntoret e fashizmit jane ekzekutuar gjate LIIB dhe pas saj nga te gjitha vendet europiane. PErse ne Kosove duheshin lene spijunet te punoni per pushtuesit serbe? Eshte e qarte se keto akuza dhe kerkesa per denime te ketyre individeve behet per ti bere qejfin Beogradit, qe megjithese shkaktoi tre luftera ne Ballkan, asnjehere nuk ka kerkuar falje per krimet e kryera ndaj nacioneve te tjera.
        Ajo qe UCK duhet te beje tani eshte te riarmatoset dhe te kerkoje ti liroje, qofete edhe me force, lideret e saj. Europa kupton vetem gjuhen e forces, gjuhe tjeter ajo nuk njeh. Jemi ngopur me demagogjine e saj per gjoja lirine apo te drejtat e njeriut.

  5. xhoxhi says:

    Ja kjo është Kosova shtet i pamvarur.Kur këta qenë kriminelë pse i lejuan të jenë në krye të punëve në Kosovë?Kështu do bëhet Kosova shtet o mafie ndërkombëtare?Kjo tregon se lufta u bë për interesat e tyre dhe jo të Kosovës.”Lavdi ndërkombëtarëve!!!!”

  6. vlora says:

    Andi keta nuk perfliten si mafjoze e te koruptuar .Ata jane te tille.Popullit kosovar i ka filluar rjepja qe me 3% qe u mernin per luften nga Bukoshi dhe u treten si kripa.Asnje nuk dha llogari ku vane ato te ardhura.Komandantet kur zbriten nga mali nuk menduan si te ngrinin shtet e te ngrinin institucione te qendrushme ku te dokumentonin imtesisht krimet serbe e te ngrinin boten ne kembe por u turen si te babezitur ne vjedhje.Ramushi nga roje sigurie ne zvicer eshte bere vete me roje sigurie dhe pasuri qe as ai vet nuk e di sa ka.U okupuan zyrat,ambasadat me njerezit e tyre dhe me dashnoret.ISH ushtaret e thjeshte qe ndanin llogoret me ta vuajne per buke kurse keta notojne ne luks,dhe tani ja hedhin fajin eulex-it,,Ne burg te vene plerat po si hajdute e jo kriminel Ngado neper zyra degjon Haradinaj dhe justifikohen dham deshmore ne.Po pse per poste i djhate deshmoret?Ramushi me 2%elektorat dhe injorant kercenon se po nuk u be president do e djegi.Ky duhet futur brenda e ta shikoj

  7. Fatossi says:

    Kosova po çlirohet me ne fund. Hope!

  8. Jim says:

    Ju kini te drejte Po keto jane pasojat e dosjeve qe pergatiten Argita&Lulzim Berisha per gjykaten e Hages!

  9. Baliu says:

    Treshi persheshi dhe banda e fukareve: Ngadal Lut mos u ngut, bonu pak vigjilent, se po ndodh naj incident, ti e din qe per nje kafshore, na e bojm luften botrore. https://www.youtube.com/watch?v=YKxRQvBJAQc

  10. rexha 10 says:

    VETEM VEPRIMET SE SI PO VEPRON EULEKSI ESHTE NJE PROVAKACION ME I MADHE .SI KA MUNDESI QE EULEKSI ,APO GJYKATA E HAGES NUKE U DERGONE NJOFTIMET PERSONAVE ,PORE I MERRE NE MESE TE FAMILJES DHE I ARRESTON? KU ESHTE KETU E DREJTA ME THEMLTARE E NJERIUT,KURE PO NE TE NJEJTEN KOHE PO KJO EUROPE NA JEPE LEKSIONA PER TE DREJTAT ME ELEMENTARE TE BURGOSEREVE QE GJENDEN NEPER BURGJE. MUNDETE EDHE TE KENE VRARE ,PORE MJAFTON TI THERRASESH DHE TE PARAQITEN.PO NUKE U PARAQITEN ,ATHERE MINISTRI I MBRENDESHEM DUHET TA SHOQEROJE EULEKSIN ME SHOQRUES DHE ME URDHERIN E ARRESTIT PER SEJCILIN PERSON.
    QOFSHA I GABUAR ,PORE KJO VEPRIMTARI TE CONE NE LUFTE CIVILE NE ATE VENDE. MUNDE TE THUASHE ME PLOTE GOJEN SE KOSOVA DO TE JETE FUCI BARUTI NE BALLKAN.PASTAJ NA FLASIN PER PRAJVASIN E NJERIUT,DHE TE DREJTAT ME ELEMENTARE.

  11. demokrati says:

    Po fillon shkermoqja e lirise se shqiptareve te Kosoves.. vazhdon naskarada e gjyqeve a thua se shqiptaret vrane serbet me genocid shteteror dhe racist teoris.Buzhalet robellet matoshet e rrenuan lirine e shqiptareve dhe i paraprine mosbesimit anarkise dhe i ben kosovaret e tyre ta qanin largimimin e serbise nga Kosova.Skema e kombit kosovar ishte ne kete linje.serbia nga ana e saj i bere makiazh fytures dhe duarve te gjakosura dhe fitoi kohe, kohe per tu kthyer ne Kosove nga dritarja.nje pjese e madhe jane penduar pse nuk i lane serbet te vrisnin shqiptaret ashtu si boshnjaket.Komedia me levizjen e lire eshte pjese e kultures albanophobe.Shqiptaret duhet te bashkohen sa me shpejt sa pa hyre Serbia ne Kosove dhe te dali ne Durres.Kosovaret e vjeter te Matoshit dhe ata te rinj si Haradinaj do te jene me te lire ne shtetin e shqiptareve.Politika e jashtme e Shqiperise duhet te jete realiste dhe mos te shikoje endrra me sy hapur me BE.Shqiperia do te terhiqet zvarre me kushte dhe ne fund do te gjendet nje shkak banal per tu lene jashte si Turqia.

  12. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Ja qitet bojen vetes or shqiptar se jeni nji mut i madh si andej edhe knej kufirit ! Lakmia per pasuni ju xhveshi e ju boni te neveritshem e te rrezikshem, sepse nuk doni Atdhe e popull po doni lop e dele , per ti mjel e sdoni me dit as per mik ebile edhe per ata qe ju falen lirin ! Haeni mes jush per pushtet se aty shifni pasurimin ! Zhgenjyt popullin e tash tan Evropen e Boten ! Nuk merni vesh me te mir ,kapadai mafjozesh qe jeni gati me shit gjithcka !Kush ju bahet penges ,sdoni me dit e te gjith armiq i quni ! Nuk po flas vetem per Kosoven por edhe per Shqiperin ! Nji bajg e ndame ne dysh ! Edhe ambasadoren amerikane nuk pertojn ta sulmojn po ju prishi “qefin”! Shtet i degjenerum hajnesh kopje njani tjetrit qe as e dun njani tjetrin ! Politikan te pabes populli si vetja ………

    1. demokrati says:

      Stil serb, i paperpunuar.Vjen era kerm.

  13. Cen says:

    @Limat
    Ky Enver Robelli pa diskutim qe eshte I shitur ne adoleshence. Anti-shqiptar me eshte dukur gjithmone.

  14. Mendjehapur says:

    Keto lloj levizjesh te EULEX-it jane te gatuara dhe te paramenduara ne nje fryme armiqsore duke shkelur cdo lloj ligji , per te krijuar me domosdo precedente dhe pakenaqsi te atille qe tentojne paragjykimin dhe denimin e faktorit shqiptar me cdo kusht. Si eshte e mundur kjo, kur dihen shkallet e ushtrimit te detyres nga organet perkatse, dmth duke i lajmeruar per paraqitje mbi nje akuze te caktuar , gje qe mendoj se nuk do te kishte kundershtim . Perse e kerkojne , me veprime fashiste qe te kujtojne policine e Miloshevicit, arrestime pa njoftim, e kontrolle e bastisje . Me siguri kjo e ka qellimin e vet te ulet : Me armiqsimin me shqiptaret, faktore Europiane , per te mos thene dhe Amerikane gjerat po shkojne drejt aleancave me Serbine dhe kesaj radhe delja e zeze do jemi ne. Nqs gjerat nuk dalin ashtu si i ka ngritur gjykata ( sepse nje maqineri e tere shpifjesh nga ana e Serbise krijon lenden e pare per te), moralisht dhe materialisht si do te rehabilitohen te akuzuarit? Kujtoj gjyqin e Haradinajt qe doli i pafajshem. Nga ana tjeter nje afrim i intelektualeve ne qeverisje do te ishte nje shans per te ardhmen e Kosoves . Sot lufta nuk behet me me pushke por me pene. Komandantet e paten respektin e popullit per ate qe bene dhe duhet te leshojne pushtetin njerezve te afte intelektualisht e po aq patriote per te drejtuar shtetin. Shfaqjet e bajraktarizmit jane anakronike per kohen e sotme dhe po shkaktojne probleme ne dem te vendit.

  15. gurbetcari says:

    Ata te cilet jane kunder UCK-se ata jane kunder KOMBIT!

  16. atdhetari says:

    Kjo eshte e papare !St minimumi e tere Kosova duhet te qe çuar ne kembe,perse jo i gjithe kombi Shqipetar,pasi kriminelet jo vetem qe nuk theriten por quhen nga keto organizma edhe “burra shteti” si rasti i Sali Berishoviçit!Ironi Kombi !
    Parlamenti i Kosoves sot duhet te shpalle kete gjykate te jashteligjeshme e te njeaneshme dhe duhet te nderprese korespodencen me te !Nga ky lajm gezohet se pari Sali Berisha dhe se dyti Albin Kurti me shpresen qe diçka do te behet ne adrese te Hashi Thaçit si Komandant Politik i UCK-se!

  17. Doktori says:

    Shkurt ..kjo eshte nje strategji e Serbeve ,ne bashkpunim me miqte e shumte qe ka ne Europe,per te diskredituar shtetin eri shqiptar dhe nper ti kthyear ata nga kriminel ne viktima…por edhe per ti treguar botes qe Kosovaret nuk jane per te qene shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje