Në kërkim të 4,400 njerëzve që do të "ringjallin" turizmin në Bali

25 Shtator 2020, 17:57Bota TEMA

Ishulli indonezian i Balit do të punësojë 4,400 ndikues për të ringjallur turizmin e prekur nga pandemia e koronavirusit.

Qëllimi i fushatës është të promovojë “epokën e re të turizmit”, në të cilën vizitorët duhet të respektojnë rekomandimet shëndetësore për veshjen e maskave, distancën sociale dhe larjen e rregullt të duarve…

Ndikuesit do të shijojnë udhëtimet falas rreth Balit nga tetori në nëntor dhe do të postojnë përvojat e tyre në mediat sociale si pjesë e fushatës “Ne e duam Balin”, sipas një deklarate nga departamenti i turizmit në ishull.

“COVID-19 i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së Balit, sektorëve socialë dhe shëndetësorë, përfshirë turizmin,” tha zyra, duke shtuar se rreth 75,000 punëtorë të turizmit kishin humbur vendet e tyre të punës.

Bali u hap për turistët nga pjesë të tjera të Indonezisë në fund të korrikut dhe plani i hapjes për të huajt më 11 shtator dështoi për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infeksionit koronavirus.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje