Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka thënë se SHBA-ja është ende në valën e parë të pandemisë së coronavirusit, ndërsa vendi po kalon nëpër një “sfidë” teksa po hyn edhe në stinën e vjeshtës dhe dimrit.
Fauci potencoi se ideja e një vale të dytë buron nga pandemia e Gripit Spanjoll e vitit 1918.
Asokohe sëmundja e cila preku një mori njerëzish në pranverë, kishe ‘pauzuar’ për të shpërthyer përsëri në stinën e vjeshtës.
Eksperti amerikan u shpreh se zonat të cilat rrafshuan kurbën e rasteve me COVID-19, duhet të ndjekin udhëzimet për t’i parandaluar rritjet e reja, gjë që në mënyrë të pashmangshme mund të ndodhin në rast se nuk zbatohen ato.
Në mesin e këtyre udhëzimeve përfshihen ato rregulla të cilat u implementuan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sikurse pastrimi i duarve në mënyrë të vazhdueshme, shmangia e turmave si dhe mbajtja e masave kur nuk është i mundur distancimi shoqëror.
Ky trushpelare e mafioz cfare beri 9 muaj qe nga shperthimi ne kine I virusit qe terrorizing njerezimin me vjeshte e dimer? Dhe me 1918 rreth nje vit zgjati pandemic…cfare di ky qe nuk ja thote njerezimit? E kontrollojne pandemine e perdorin si arme polituke e ky mercenar mbush xhepat me para? Ne rastin me te mire ky ka pjerdhur nga trute …ne rastin me te keq ky eshte teerorist kriminel vrases e mizantrop…qenie e falimentuar e perverse.