O Arap, mjekër cjap,
Cilën nuse të të jap,
-Të bijën e priftit,
Pesë unaza gishtit!
Çdo gjë nis të bëhet gati mbrëmjen e 5 janarit. Arapët dalin rrugëve të fshatit duke tundur këmborët që mbajnë në brez e do të trembin të madh e të vogël. Me zhurmën, prapësitë, poteren e madhe që do të krijojnë. Duket sikur kjo natë e gjatë dimri, e errët dhe e zhurmshme nuk do të mbarojë kurrë. Por zbardh 6 janari dhe këmborët heshtin, t’i lënë vendin kambanës së kishës së Shën Sotirit, ku zhvillohet ceremonia e ujit të bekuar.
Të maskuarit nuk lejohet të jenë pjesë e kremtimeve fetare ndaj Arapët presin në hyrje të fshatit vizitorët dhe ju kërkojnë një pagesë simbolikë si taksë, për të hyrë në fshat. Ndonjëri nga ata do ta heqë maskën për t’u bashkuar me kremtimet fetare të Ujit të Bekuar, pastaj do të maskohet sërish për të qenë pjesë e Arapëve. Në sheshin e fshatit, përkrah kishës merr jetë shfaqja popullore.Arapët mbledhin njerëzit dhe lënë një pjesë në shesh të zbrazët, për shfaqjen popullore. Për këtë përdorin qesen me hi, duke lënë një vijë të dallueshme për të ndarë sheshin e lojës nga ai i vëzhguesve.
Ajo që zhvillohet më pas i ngjan sa një shfaqjeje teatrale aq edhe një rituali magjik, me maska totemike, nga ato që i gjen sot vetëm në fiset afrikane…Por i gjithë ky kremtim, më i rëndësishmi dhe ai që banorët mezi e presin ndodh vetëm pak kilometra në të dalë të Korçës, rrugës për Kolonjë në fshatin Polenë.Të gjithë këtë thesar, që ka ardhur nga e shkuara, siç pohojnë banorët, prej katër brezash, i pandryshuar, studiuesja Jonida Sela e ka sjellë në botimin “Arapët e Polenës”, një projekti mbështetur nga Ambasada Zvicerane, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe i implementuar nga “Center for Business Technology and Leadership”.
“Qëllimi ishte hulumtimi dokumentimi dhe studimi i ritit të Arapëve të Polenës”, thotë Sela, ndërsa rrëfen sesi u njoh me këtë rit të lashtë, i ngjashëm me Karnavalet për ta shndërruar më vonë në objekt studimi.
“Fillimisht zhvillova disa ekspedita dhe, me ritin e Arapëve u njoha nga një artikull shkencor i Agron Xhagollit, i 1995-s dhe, kur shkova për një ekspeditë për doktoratën time e pashë që e zhvillonin ende. Ishte e çuditshme në të gjitha aspektet, qoftë si turiste apo si studiuese”, vijon Sela, ndërsa shton se rite të ngjashme organizohen edhe në fshatrat përreth, por nuk e kanë ruajtur traditën e maskës artizanale dhe nuk bëhet çdo vit.“Nga informacionet që kam, në fshatra të tjera bëhet vetëm ajo që quhet Kolondritje, ku shkon derë më derë me maska, të qerasen me të korrat e stinës, ose karamele.
Sipas Selës, banorët e Polenës janë të lidhur me traditën dhe e kanë ruajtur fort brenda komunitetit, duke komunikuar brenda për brenda, pasi fshatrat përreth janë myslimanë. Ndërsa banorët e Polenës janë të krishterë ortodoksë.
Për shkak të një tërmeti, fshati ka zbritur nga kodra në zonën ku ndodhet sot. Sipas një artikulli të vitit 1927, shkruar nga një prift i fshatit Papa Sotiri, dokumenton se krahas festave festare si Shën Triadha, Shën Triadha, Shën Thanasi apo Shën Kristofori, është edhe një festë laike që rezulton të jetë kremtim i karnavaleve, më 7 janar. “Ky ndryshim i datës, ka ndodhur gjatë kohës së mbretërimit të Zogut, pasi 6 janari ishte festë zyrtare dhe polenarët lëviznin për punë dhe komuniteti vendosi të ndryshohet”, argumenton Sela.Përgatitjet nisin që për Krishtlindje, banorët ruajnë lëkurë, brirët apo kokën e bagëtisë që therin për festë. Përgatitja e maskës merr kohë dhe organizatorët ndajnë rolet e arapëve.
“Maska dhe kostumet ruhen në mjedis të përbashkët. Maskat dhe kostumet rinovohen çdo katër a pesë vjet sepse konsumohen nga koha, duke qenë materiale organike”, thotë Sela, e cila për projektin i ka ndjekur nga afër artizanët e fshatit. Thoma Dudo, një djalë 28 -vjeçar e me imagjinatë të pasur krijonte gjithfarë maskash për kremtimin, i ndihur nga Gjergji Minka e Evangjel Mançi.
Elementët kryesorë janë lëkurët e bagëtisë, fytyra nuk ngjason me ndonjë kafshë të caktuar, ka gojë e madhe me gjuhën jashtë, vetulla të trasha e dhëmbë të formave të ndryshme.
Arapët janë personazhet kryesore të këtij riti prej të cilit duhet të ketë marrë edhe emrin. Riti përbëhet edhe nga shumë personazhe të tjerë. Shfaqen në moment të caktuar dhe kanë nga një rol. Arapët janë një grup individësh, të cilët kanë detyrë ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e lumturisë së çifti të dashuruar, nuses dhe dhëndrit. Kur shfaqet hajduti për ta marrë nusen, ata e mbrojnë. Arapët janë djem të rinj të fuqishëm, vishen me lëkurë kafshësh, mbajnë këmborë të madhësive të ndryshme. Këto personazhe janë figura totemike, mbeturina kultesh të lashta, që me kohë e kanë humbur qëllimin e tyre të dikurshëm dhe kanë mbetur vetëm pjesë e lojërave popullore.
Nusja paraqitet e veshur me fustan të bardhë e rregulluar në detaje, me sytë, faqet dhe buzët e lyera me paruket e zbukurime. Dhëndri ose kapidani i ri, i rri në krah. Dikur mbante veshje popullore, i pikturonin mustaqe. Ai nuk e ka mbuluar fytyrën me maskë, por merret me mend që është personazh. Doktori shfaqet me bluzë të bardhë dhe mban stetoskop. As ai nuk mban maskë, apo aksesor që ka lidhje më të shkuarën. Vjen si mjek i ditëve të sotme. Ai shfaqet si shëronjësi i Arapëve të gjymtuar nga hajduti, i cili tenton të rrëmbejë nusen. Hajduti personifikohet si personazh negativ. Hajduti është i veshur me të zezë. Pastaj janë arixhofkat, apo cigankat, infermierja, hoxha, arabët, që shoqërojnë gamilen, etj.
Arapët janë rit tejet i lashtë, rrënjët e të cilit nuk janë lehtësisht të identifikueshme.Një ndër banorët e intervistuar për studimin, do të thoshte se “nuk bën t’i quajmë arapë e na zemërohen ata me ngjyrë”. Emërtimi nuk ka të bëjë me përkatësi racore, siç e shpjegojnë edhe banorë të tjerë, del në konkluzion studiuesja. Emërtimi është trashëguar nga veshjet e errëta, lyerjen me bojë të zezë të gjymtyrëve apo pjesëve të tera të trupit.
Një tjetër veçanti e këtij riti të lashtë e mistik, fshehur e ruajtur me aq fanatizëm nga banorët e Polenës, është se të maskuarit janë të gjithë meshkuj – edhe ai që bën rolin e nuses.Në këtë ri nuk pranohet ë marrin pjesë vajzat, pasi ato kanë një rit tjetër enkas, për vajza e gra, që është riti i Rusticave.
Riti i Arapëve, njohur ndryshe si Rrogeçët apo Karnavalet e Polenës, është i ngjashëm me procesionin e karnavaleve, që në shekullin e 14-të nis më 26 dhjetor deri më 6 janar dhe gjatë këtyre ditëve, “bota kthehej përmbys”. “Kjo njihet si periudha 12 ditore nga Krishtlindja tek Epifania”, thotë Sela, duke shtuar se prejardhja e këtij rituali vjen nga ritet rurale mbi fertilitetin dhe pranverën.Qëllimi i kësaj shfaqjeje popullore, e cila në formën origjinale kremtohet vetëm në fshat, është shpëtimi i ritit të martesës.
Sipas Selës, kjo shfaqje përpiqet të përfaqësojë të gjithë etnitë, “ kanë grupin e arixhinjve që bëjnë shporta, sjellin indianë, gamile me arab. Kanë një strukturë druri gamilesh dhe supozohet se nusen do ta martojnë në një vend të largët”. Gamilen si element, nga fotografitë e gjejmë nga 1991, por mund të jetë shumë i hershëm, edhe para luftës, mendon studiuesja.
Edhe riti i Arapëve të Polenës, si çdo ritual religjioz u ndal pas vitit 1967, fushatës më të madhe që partia-shtet ndërmori kundër kulteve fetare. “Por pas ’90, u rikthye nga banorët me shumë dashuri. Shumë prej tyre i kishin ruajtur maskat në sëndukë dhe gjithashtu nisën të bënin maska të tjera”.
Maskimi është një proces i lashtë sa vetë njerëzimi. Nga lind dëshira për t’u maskuar? Çfarë tjetërsimi përveçse vizual sjell maskimi? Lashtësia e kremtimeve të tilla pohohet jo vetëm nga forma primitive e maskimit, por edhe se studiues të ndryshëm kanë dalë në përfundimin se kremtime të tilla kanë qenë frymëzim për krijimin e shfaqjeve teatrale, të frymëzuara nga populli.
Grekët i kremtonin 1100 vjet para Krishtit dhe është nga kremtimet më të hershme pagane.Ka edhe teza se karnavalet lidhen me adhurimin e Isisit, perëndeshës së madhe egjiptiane të diellit që trashëgonte fuqinë e hyjnisë Ra. Sipas traditës këto kremtime zhvillohen në dimër, festime si Bachanalia, në emër të Bakut apo Dionisit, apo Saturnalia në ndër të Saturnit, mbreti i saturnalias ishte një karakter satirik, i cili sillej si perandor gjatë gjithë karnavalit.
Athinasit e kremtonin karnavalin për 3 ditë, ku mbahej një konstruksion prej druri që kremtonte Dionisin, në një varkë dhe krijonte idenë e lundrimit. Ky lloj parakalimi në Romë u quajt “carrus navalis” që do të thotë “grup me qerre”, më vonë u shndërrua në karnaval.
Krishterimi u përpoqa vishte me ngjyrat e tij , pasi termi u shndërrua në “carnival”, shpjegimi ishte “carne vale”, apo “lamtumirë mish”, lidhet me lamtumirën e përkohshme dhe vetëpërmbajtje ndaj mishit dhe të gjithë kënaqësive të tjera që të krishterët duhet të respektojnë gjatë periudhës së kreshmëve, para Pashkëve. Kundërshtia e prejardhjes së karnavaleve sot nga kreshmimi i krishterë mbijeton sepse ka përmbushur kërkesat e kohëve moderne dhe post industriale.
Maska, është një marrëdhënie mes së zakonshmes dhe të jashtëzakonshmes. Ilirët i përdornin jo vetëm për argëtime, por edhe për kremtime pagane. Maska lufte, rituale apo spektakli, të tria janë me orgjinë ritualistike. Në Europë maskat janë shfaqur që në periudhën paleolitike. Datojnë prej 30 mijë vitesh. Dëshmi e gjallë e këtij fakti janë Arapët e Polenës. Ka shumë shembuj të transformimit magjik-religjioz, që vjen si pasojë e mbajtjes së maskës. Eskimezët besojnë se personi lidhet në mënyrë të mistershme nga shpirti që përfaqëson maska. Zbërthimet teorike hedhin dritë mbi këtë fenomen të tjetërsimit të individit për shkak të maskimit. Qoftë për spektakle, funerale, apo rituale, maska është një instrument ekstaze.Ai që mban maskë nuk është më vetvetja, bëhet dikush tjetër.
Po cila është arsyeja që ky rit pagan kremtohet në po të njëjtën ditë me një tjetër të krishterë, si Uji i Bekuar. A është ky një element parakristian?“Besimi është munduar që traditat pagane, t’i marrë t’i përqafojë e t’i sjellë në disa versione”, thotë Sela, ndërsa për krishterimin identifikimi me maskën është identifikimi me të keqin, ndërsa i miri nuk mban maskë. Edhe banorët marrin pjesë në ritin e Ujit të Bekuar, pastaj maskohen për festën. “Arapët nuk flasin dhe rrit mistiken e maskës, në momentin që nuk flasin rrit besueshmërinë e maskës dhe personit që ke përballë. Tregon që riti ka lindur në një moment ku fjala dhe komunikimi nuk ishin shumë aktive. Gjithçka ndodh përmes veprimeve”, zbulon Sela, e cila i ka ndjekur kremtimet nga afër e po ashtu edhe punimet e maskave artizanale, të bëra kryesisht nga lëkurët e kafshëve.
Arapët e Polenës është shfaqje popullore që vjen deri në ditët tona si dëshmi e traditës, por edhe një formë e hershme e artit dramatik dhe pantomimës. Aty duken gjurmë të ceremonive, riteve nga kultet e lashta, gjenden elemente të dokeve dhe zakoneve, elementë mitologjikë.
Arapët. Nusja, dhëndri, doktori e hajduti janë të ngjashëm me Arlekinin, të Dashuruarit, Doktorit dhe Hajdutit në Commedia del Arte.Historia e teatrit botëror jep jo pak shembuj kur motive folklorike apo legjenda, saga e gojëdhëna kanë qenë muza e veprave të mëdha artistike. Commedia del Arte është frymëzuar nga shfaqje popullore, është i mendimit studiuesi Ramadan Sokoli.
Gjini që lulëzoi në Itali e frymëzohej nga shfaqjet popullore dhe personazhet e tyre, të pandryshueshëm. Përfaqësues të jetës së përditshme e me vese, dëshira, frikëra, ambicie, ankthe u shfrytëzuan nga Commedia del Arte për t’u përdorur si elementë të strukturë së dramaturgjisë së saj, të pandryshuar. Commedia njihet edhe si teatri me maska, ku ekzagjeroheshin karakteret.
“Ramadan Sokoli i sheh të i sheh shfaqjet popullore si fillesa të para teatrit.Teatri ka lindur ngarriti nga festat dionizake, kantinat, për arsye bujqësore dhe blegtorale”, thotë Sela. Polena është një fshat, ku banorët e saj janë të përkushtuar në punën e bujqësisë e blegtorisë, ku mbillen lloje drithërash, qiqra e fasule.
Sipas Selës, ky projekt i bëri banorët t’u rikthehet interesi tek maskat artizanale. “Qëllimi i këtij projekti ishte rikthimi tek artizanati i maskave”.
Por nga ka ardhur ky rit? A janë polenarët shqiptar apo pjesë e një komuniteti minoritar, që mund të kenë emigruar qysh herët në juglindje të Shqipërisë?“Nga gjuha janë shqiptarë. Flasin shqip, kremtojnë shqip, nëse flasin një gjuhë tjetër e kanë mësuar , por nuk është e trashëguar . Një pjesë e shatit ka emigruar në Ohër por nuk ka pasur lidhje me prejardhjen e tyre”, thotë Sela, duke shtuar se Korça i përqafoi më shpejt traditat aristokrate të Karnavaleve dhe i braktisi këto si të vjetra.
Për t’i shtuar elementë më shumë lashtësisë së këtij riti, por edhe me ngjashmërinë me shfaqjet teatrore apo parateatrin, është edhe hiri. Siç tregon Sela, Arapët mbajnë nga një qeskë me hi. “Në traditën tonë, por edhe në tradita të tjera, hiri është përdorur si element dezinfektimi. Me hi gjuajnë edhe njerëzit, por për efekt loje dhe më pas e shpërndajnë në tokë, si për ta dezinfektuar e për ta bërë gati për të mbjellat. Në vende të ftohta siç është Polena, pranvera mezi pritet”, thotë ajo.
Gjithashtu, me hirin, performuesit e Arapëve të Polenës bëjnë një rreth, ashtu si në lashtësi, për të krijuar distancën mes skenës së lojës dhe vëzhguesve.
Shfaqje popullore për argëtim apo shpërfaqje e mistikës dhe totemizmit në kulturat pagane, Arapët e Polenës janë nga ata shembuj që kanë mbërritur nga lashtëia të pandryshueshëm, duke kremtuar si shoqëritë e hershme e duke shpresuar tek perënditë për të mbjella e të korra të mbara e vazhdimësinë e jetës.(gazetasi)
Arapët e Polenës
Arapët e Polenës
Studiuesja Sela me banorët e Polenës
Arapët e Polenës
Studiuesja, Dr. Jonida Sela
Nusja dhe dhëndri gjatë ritualit
Arapët e Polenës
Në punishten e Thoma Dudos, Polenë
Dhe ket feste keni monget ju Karcaret . De jeni mrregull per tjerat, o qifshit veten me kto festa idiotesh , fise gaxhguresh qe keni zbrit nga shkretetirat e azise de mesme. Vari karet ktyne lloj festash
o dylberet e dem xhepës,nuk eshte e Korçes kjo festa e arapeve haha
per festen e arapeve te Polenes,me mire pyesni tfgs se pe andeja eshte hahahaha…
Cilen feste festin ti hiresi?
O Dylber mongol!!! Keto jane rite proto-kristiane qe i gjen ne gjithe Europen. Jane shume te perhapura ne zonat e Austrise deri ne Skoci. Por ju si te ardhur nga stepat e Mongolise para 500 viteve nuk i kini pasur zakon keto prandaj cuditeni. Per ju normale eshte ngritja e bythes perpjete dhe faljet ndaj profetit pedofil.
Cilet kane zbritur nga shkretetirat e Azise se Mesme , more turk i felliqur , ortodokset shqiptare ? Ata jane te vetmit shqiptare etnike , trima dhe te pa konvertushem , qe i duruan masakrat e flames otomane 500-vjeçare dhe jo si juve turqeria , qe u bete sherbetore te pushtuesit mizerabel shallvare gjere e u shitet per nje flete qepe ; ju tradhetuat traditat , zakonet , emrat dhe mbi te gjitha tradhetuat fene e te pareve . Ju u bete Mazlleme , Mahmute e Sherefedine , si asnje popull ne Ballkan . Dhe ke fytyre ti ndyresire E ZEZE , te zesh ne goje korçaret dhe ortodokset , qe ishin te paret qe ju hapen syte me shkollen dhe shkronjat shqipe . Poshte turqeria ! Rrofshin shqiptaret e vertete , qe ruajten gjithçka shqiptare ne shekuj .
Se pari te uroj shendet.
E dyta,kurre sumqiret muslims nuk kane qene shqiptare por turq,dhe si te tille nuk kane ndrruar asgje as fe,as identitet,as DNA,as kulture etj,etj… keshtu vazhdojme edhe sot,pra Turq.
Sa per materialin e paraqitur nga autori ne lidhje me Karnavalin e Polenes a me gjere, thjesht ai nuk e ka idene se festimet jane te lidhura apo jane pjese e besimit Orthodhox,kjo pasi perkon me fillimin e Nistias(Kreshmes)dhe pas dyzet ditesh ardhjen e Pashkes.
Ky artikull na është kushtuar neve, vllehëve grekqira, jemi ne arapët bythzinj, asnjë tjetër.. inat të keni ju allvanosa, pëllcisni nga inati që ne grekqirat jemi bythzinj…
“…greket i festonin 1100 p.e.s
.”!!
Emgri GREK shfaqet vetem ne shek 19. Reference e pajustifikuar me Helenet. Helenet dalin vetem mbas sh. 7-6 p.e.s. ??
Teper interesante! Nje studim i mirefillte!
Studimi dhe tradita e arapeve te Polenes eshte interesant dhe i rendesishem , por jo per turqit shqipfoles .Atyre i pelqen ndonje terror me kamikaze , ndonje shfaqie bytheperpjetesh ne mez te sheshit , ndonje masaker rahjesh te vetvehtes derisa te rrjedhe gjaku reke’ , per nder te imam Aliut , ndonje Sulltan i Madherishem , si puna e diktatorit idiot islamik Erdogan , e te tjera maskaralleqe si keto . Pune turko arabesh te felliqur .
Arapet festohen edhe ne Proger te devollit me te njejtat regulla. Ka ndonje studim ne sa fshatra festohen arapet? Shume interesant dhe misterioz ky festim pagan!
POTHUAJSE i njejti rit ushtrohet dhe ne SARDENJA TE ITALISE ,me kembore dhe maska te njejta.
Fjalen arap e gjejme edhe te gjergj elez alia dhe kuptimi eshte per arabet ose fillimi i pushtimit osman
Pra arap jane arabet dhe mekot silleni perqark
Ajo qe me habit eshte kenga qe keta kendojne duke i thene arabit zgjidh per nuse cte duash
E paskan luftu armikun me gop
Edhe ketu ne sardenje behet nje feste e tille.Eshte shume popullore.Njerezit vishen me lekura dhish e delesh dhe me zile e kembore.
Dikush me lart , permend nje tjeter te vertete ne lidhje me kete rit pagan , i cili zhvillohet edhe ne fshatin Proger (fshat i thençin , sepse eshte vertet nje qyteze e mrekullueshme) . Ne Proger arapet behen diten e Vitit te Ri . Une kam njerez te aferm ne Proger dhe kam shkuar disa vite rresht me 1 janar , vetem per te pare festen e mrekullueshme te arapeve . Ne kete dite vijne progare dhe miq te shumte qe banojne kudo ne Shqiperi , per te pare ate spektakel te mrekullueshem , me rregulla pak a shume te njejta me Polenen . Por ndersa Polena eshte e gjitha ortodokse , madje ata si fshat nuk pranojne myslymane , Progri eshte pothua gjysem pergjysem ortodokse e myslymane . Ne fakt , arape behen vetem kristianet , jo myslymanet , ndonse riti eshte pagan . Une per vehte , miqte ne Proger i kam myslymane , siç jam edhe vete , por ne kete fshat nuk ka asnje dallim fetar . Progri eshte simboli i bashkejeteses vellazerore fetare midis dy feve e pa asnje diskutim , mund te merret si etaloni kombetar i kesaj bashkejetese . Nuk do rri pa permendur edhe nje fakt tjeter shume domethenes . Para nje viti , kam qene ne Proger ne nje vdekje , me ka bere pershtypje pjesemarrja pothua qind per qind e njerzve pa dallim feje ne varrim . I vdekuri ishte nje njeri i zakonshem i fshatit . Ju rekomandoj te shkoni te vizitoni Progrin e famshem , ku eshte hapur shkolla e dyte shqipe e perzier djem e vajza , pas asaj te Korçes .
Na cudite o “Ushtaraku”…. Po ne gjithe Shqiperine nuk behet dallim feje, bile as ne festa sepse urojne njeri tjetrin… Secili ate qe do,, por ti mos u ndiko nga ndonje pa shtylle kurizore qe shkruan ketu dhe paraqet tjeter realitet,, bile ai eshte qellimi :percarja… Po te jesh rritur dhe te jetosh ne Shqiperi e shikon me sy kete tolerance te natyrshme,, mos te flasim per martesat e trazuara ose ta themi troc :shqiptare,, se jemi te gjithe shqiptare,, apo shoqerite e miqesite e pa konceptueshme edhe per vendet me te zhvilluara,, e perseris se jemi shqiptare megjithse po kerkojne te na percajne nga te gjitha anet, nga brenda dhe nga jashte…… Kush ve ne diskutim kete o eshte injorant o eshte plere e paguar qe urren shqiptaret……… Ne kemi shume difekte por toleranca e natyrshme mes nesh eshte cilesi e larte, them e natyrshme sepse aty flet DNA jone shqiptare…….. Mos bej me gabime te tilla te vesh kete gje ne diskutim sepse bie ne nivelin e llumit antishqiptar
Te duket e “habitshme” ty zoti Bregu qe cdo gje fillon me Greqine?
250.000 fjale te Shkruara ne Greqishten e Lashte nga Omiros dhe Isiodhos jane fryma dhe oksi-geni i Evropit dhe botes.
Armiqte e ketij Kombi te Lashte Pellazge qe lidhet vetem me Greket jini ju te vetequajture “shqipetare” por kini luftuar dhe luftoni per Turqine.
Polenasit dhe te gjithe Orthodhokset jane te vetmit banore te vuajture ne periudhen Osmane.
Emrat i kane Greke,traditat po ashtu.
Vetem qe flasin nje Gluhe (Gllosa) latinogrekoturke qe eshte krijuar nga armiqte e ketij Kombi Pellazge.
Ishin te perbuzur,te nenshtruar,te perndjekur sepse consideroheshin Greke apo Kauri i Derrit.
Dhe nga kush?
Nga Hamzate,Sulejmanet,Abdullahet (Abdyl “shqip”),Mah-mutet (Mehmet “shqip”),Enver Hoxhet etj.
Kjo duket edhe me emertimet e mohuara nga turkoallvanosat si Kostantinopolis ne Stamboll,Agi Saranda ne Sarande,Argjiro-Kastros ne Gjirokaster,Apollonia ne Apoloni,Epidhamnos i ndertuar nga Ilyret Greke te Epirit ne Durrazo,Mosko-Polis ne Voskopoje etj.
Omiros ju e quani Homer!
Isiodhos ne Hesiodi!
Zeusin ne Jupiter!
Athinen ne Minerva!
Aftodhitin ne Venus!
Por fjalen Mitho-llogjia nuk e kini ndryshuar akoma se nuk eshte dhe kaq e thjeshte te luftosh Greqine dhe Kozmo-Kratorine e Saj.
Nitche i Madh ka thene qe;
Asnje Komb nuk eshte luftuar kaq shume si Greket dhe nga shtete qe nuk i kane dhene asgje Njerezimit.
Dhe nder keta qe kane luftuar dhe luftojne Greqine d.m.th edhe Epirin dhe Ilyrine eshte Tur-qia dhe turkoallvanosat qe hiqen si “Pellazge apo Ilyre”.
Duhet te kuptojne te vetequajturit “Skiptare” te Arnautise,Arvanise,Albanise qe Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj nuk luftuan per Epirin,Ilyrine,Maqedhonine sic luftuan te ashtuquajturit Arvanitas por shkuan te luftojne per Baben,per Sulltanin.
Eshte fact historik i padiskutueshem qe kur Heronjte e ashtuquajture Arvanitasit i vriste turku dhe myslimanet turq arnaut per tu cliruar nga roberia 500 vjecare,keta te Vlores dhe Frashellinjte shkuan ne Stamboll!
U bene Deputete,Governatore,ndihmuan per Kushtetuten Turke etj.
A ka hipokrizi ne te Madhe qe sot keta i quajne “vellezer” ata qe luftuan turkun?
Keta nuk donin nje shtet te quajture Epiri me pretendime per Magna Grecian e Pirros dhe qendres tone te pushtuar nga Osmanet Kostantinopoleosin ashtu sic luftoi Heroi Epirote Jeorgios Kastriotis,por per nje Pashallek turk deri ne Preveze.
Polenasit jane Greke Orthodhoks dhe armiq te turqise.
Zito i Polena dhe gjithe Patriotet e Epirit (Patridha) dhe Ilyrise te pushtuar nga Sllavet dhe turqia.
Ti je pervec konfus i gjithi por je dhe i semure,, nuk do ri te te argumentoj gjithe budallalleqet qe thua, por nje gje,, :shko pyet arbereshet e Italise (qe e quajne veten shqiptare se nga e gjeten ate gjuhe (gluhe, camce) qe flasin prej 500 vjetesh, te cilen ti è quan te shpikur nga turkoshqiptaret,, ose pyet pleqte arvanitas te Athines apo pleqte e Artes, Parges etj etj dmth camet ortodokse, se cila eshte gjuha e tyre e nenes qe ju eshte mohuar me dhune ne “greqine demokratike” (se me ate te lashten skeni as nje lidhje….)…. Po ti do jesh ndonje nga tanet pa shtylle kurrizore qe merr ndonje rroge dhe mohon baben tend dhe gjithe te paret e tu,, per kete jam i sigurt