Kush i ekzekutoi atentatorët e Azem Hajdarit?! Berisha me variant të ri për vrasjen e Haklajve: Në oborr të shtëpisë mund të të vriste vetëm shteti

28 Shtator 2020, 23:11Politika TEMA

“I vrau shteti” kështu ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” kur u pyet për vrasësit e Azem Hajdarit.

Berisha shprehet i bindur se shteti i vrasi, pasi sipas tij po të donte shteti që të ishin gjallë do t’i kishte arrestuar ata dhe do t’i mbante në burg.

Fevziu: Çfarë ndodhi me ekzekutimin e vrasësve të Azem Hajdarit. Ata të njohur dhe ata në periferi kanë humbur jetën në vende dhe rrethana të ndryshme të Europës.

Berisha: Ata kryen krimin e shekullit dhe ata duhet të zhdukeshin.

Fevziu: Kush i zhduku?

Berisha: Ata që vranë Azemin. Haklajt ishin banda më terroriste në historinë e Veriut. Kurrë Tropoja nuk njeh në histori një bandë të tillë.

Pasi kryen misionin ata duheshin zhdukur dhe ata i zhduku shteti. Vetëm Shteti mund të vendoste një seri minash njëra pas tjetrës.

Vetëm shteti mund të të vriste në oborr  të shtëpisë ose pronari i shtëpisë.

Ata i vrau shteti. Shteti duke bërë kombinime me familjet e viktimave. Familjet e viktimave ishin të angazhuara në ekzekutim.

Po të donte shteti të mos zhdukeshin do ti arrestonte dhe do ishin të gjallë sot.

 

4 komente në “Kush i ekzekutoi atentatorët e Azem Hajdarit?! Berisha me variant të ri për vrasjen e Haklajve: Në oborr të shtëpisë mund të të vriste vetëm shteti”

  1. Endri says:

    Kjo ishte nje vrasje per pazaret e naftes dhe armeve Larje hesapesh midis malokesh. Dihet qe Sali Ram Berisha te vret naten dhe te qan diten se eshte burracak dhe fikacak

  2. Gent says:

    Zoti egziston. shum njërës të përfshirë në vrasjet e fisit Haklaj dhe shum të pafajshëm që sot nuk jetojnë një ditë do gjykohet nga Perëndia. Fytyra e një djalli si S.B dhe reagimi i tij pas shum kohësh tregon se ZOTI do gjykim.

  3. Kulla e Viçidolit says:

    O të q…. shtetin që kishe bërë ti.
    Egzakr për këto është folur.
    Vrave nje Tropojë të tërë për karrigen tënde.
    Duke i fut fiset e njerëzit në luftë.
    Dhe të gjitha keto gjasme i thua tani me demek trim i madh por ky është mesazhi I frikës.
    Edhe pse me Edin ke marreveshje te heshtur mosprekshmerie..
    Ike plaku Mere,ike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje