Berisha: E vërteta e dëshmisë sime për vrasjen e Azem Hajdarit

28 Shtator 2020, 22:36Politika TEMA
Berisha: E vërteta e dëshmisë sime për vrasjen e Azem

Sali Berisha ka folur sot për vrasjen e Azem Hajdarit. Në një intervistë në “Opinion” Berisha tha se kurrë nuk kishte marrë një thirrje për të dëshmuar për këtë çështje.

“Akti politik kriminal më i rëndë në historinë kombëtare duke pasur parasysh faktin që Hajdari i priu atij revolucioni që ndau epokat dhe solli pluralizmin në Shqipëri.

Nuk jam thirrur asnjëherë, asnjëherë kurrë në jetën time as në gjykatë dhe as në prokurori. Unë në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë fletëthirrje. Nuk ka një organ apo media që të ketë botuar apo të vërtetojë kundër kësaj që them unë.

Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk më thërrisnin dot. E para unë do t’ju bëja pretencën politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Çfarë të thoja unë duhej të verifikohej. Vetëm në 12 orë unë kam dhënë 3 konferenca shtypi.

Banda e Haklajve ishte një bandë shtetërore me paleta. Banda ishin edhe Zani Çaushi e Gjolekë Malaj, por ata nuk u bënë shefa komisariati. E vrau shteti Azem Hajdarin. Vrasësit e tij kanë pritur në aeroport Fatos Nanon atë ditë” – tha Berisha.

4 komente në “Berisha: E vërteta e dëshmisë sime për vrasjen e Azem Hajdarit”

  1. Shenjestra says:

    Di mire ti more qen si t’i dredhosh drejtesis,sepse je krimnel i regjur dhe ke mesuar shume t’u shpetosh hetimeve.Por,nqs ne shqiperi do kete drejtesi,do vij dita qe do kercesh vallen malokshe para gjyqit.

  2. Komisari says:

    Sali Berisha e pa tere ngjarjen nga dritarja e zyres se tij.

  3. xhoxhi says:

    Mos u nxeh zoti Berisha.Letrat janë.vidiot janë dhe ato do hedhin dritë mbi udhëzimet tënde.Ppse e thireurgjent nga Fieri kur e dije se do ta vrisnin?Ti ske faj.Po të ketë hetues prokurorë e gjykatës do dali e vërteta e vrasjes.Askush nuk të dënon kot prandaj shko dhe përgjigju pyetjeve të hetuesve mbi këtë vasje.Ti e përjashtove nga partia dhe pa pikë turpi thua shkonim shumë mirë me të.Të e ke quajtur bagabont dhe jo të tjerët.Tani më duket do flasish vetëm para hetuesve sepse ske një krim por ke shumë.Nna thua pse të hapet kjo çështje kur ka kaluar gjithë shkallët e gjyqësorti?Pse ke frikë?Le të hapet dhe të dalë Saliu i nderuar.Por ke dorë prandaj ke frikë.Ti duhet të jesh i pari që të kërkohesh të hapet dhe të rigjykohet për tu vërtetuar ato që ske dorë…

  4. Shqiptar says:

    Futja porves sa te duash o Sale pse nuk tè beson me populli.Ti je pergjegjes per cdo gje qe ka ndodhur né shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje