Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Himara për propozimet e PD-LSI për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Ajo është shprehur e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e veta. Më tej Kim ka bëri thirrje që të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale.
Gjithashtu Kim, kërkon nga të gjitha partitë që kanë nënshkruar marrëveshjen e 5 qershorit, që t’i qëndrojnë asaj marrëveshje.
“Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritetet tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara. Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perfekt por do të shpjerë në drejtimin e duhur.
Është tejet e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar dhe të gjithë paratitë të sjellin propozime që janë reale.
Sot opozita ka bërë një propozim, jam e kënaqur që kam dëgjuar gjithashtu PS që ka thënë se do ta marrë në konsideratë këtë propozim.
Ky standard i përfshirjes është saktësisht ajo që ne presim nga një vend anëtar i Natos dhe që kryeson OSBE-në.
5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent dhe çdo palë që e ka nënshkruar duhet ti qëndrojë fjalës së dhënë sepse është çështje nderi.
Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën kanë përgjegjësinë për të zbatuar 5 qershorin. 5 qershori të nderohet e nëse palët bien dakord përtej 5 qershorit, ne do ti mbëstesim. Po le të presim cfarë do të ndodhë“, deklaroi Yuri Kim.
mos nderhyni ne cehtjet e brendehme te Shtetit
keni 30-vjet e bot corb Politiken duke mbeshtet Kriminelet ne Pushtet
kerkoni me e shndru Shqipnine ne Ärobistän
shndru ne nji kämp muxhähedinsh
cduän muxhähedinet ne Shqiperi ❓?
SHBÄ-te kän plot Äleäte ne Äräbistän ,qe jene edhe vende Islämike
perse i presojn muxhähedint ne Shqiperi si me e perdfor Shqiperine ne nji Depo explozivi ❗
Bolol helmut Shqiperine ?
O çorba, e paske bastarduar fare gjuhën e bukur shqipe.
Dhe sa për dijeni, po të mos kishte qenë ambasada e SHBA-së këto 30 vjet, kush e di se në çfarë drejtimi do të na kishin çuar këta palo-politikanë që na kanë rënë për pjesë.