Deputeti i opozitës Ralf Gjoni u shpreh se 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008.
Më tej ai ka shprehur pakënaqësitë se përse propozimi i tij që është bërë që në muajin janar nuk është diskutuar në Komisionin e ngritur për Reformën Zgjedhore, Zhgënjimin e ka me Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin, si dy bashkëkryetar të këtij komisioni.
Sipas, Gjonit kjo është bërë me qëllim që të merret parasysh vetëm ajo që do të jetë në Këshillin politik ku do të vendosin vetë për fatin e tyre partitë e mëdha.
“Unë kam një mesazh për Hadarin dhe Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t’u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam shumë i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri, pavarësisht miqësive. S’duhet të kalonte fët e fët, por të diskutohej në Komision.
Sistem proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, votuesit të zgjedhë deri në 5 kandidat, barazia të rritet ë Kuvend dhe propozohet krijimi i një zone zgjedhore duke shkrirë 12 qarqet në një zonë zgjedhore për ta kthyer sistemin në atë kombëtar. Synohet ndryshimi i financimit të fushatave zgjedhore dhe marrja e masave për vjedhjen e votës.
Ky propozim si i Murrizit dhe i të tjerëve lidhet dhe me element të sigurisë kombëtare. Jemi si “Game Of Thrones”, “Lufta e fronteve”, Jemi përballë një dimri të acart e komike, politik, shoqëror për shkak të COVID-it.
Në SHBA qytetarët po armatosen për zgjedhjet. Duhet kuptuar pse 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008.
Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja. Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet.
Më kujton filmat e Rackapurit me vallet me gajde e me fyell në unison të plotë dhe sot ju jeni në unison me ata që janë jashtë.
Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që e ndryshuam në korrik, nuk bëhet fjalë për fatet individuale, por të mendojmë për fatet e këtij vendi, Do ju lutesha nëse ka mundësi, që propozimet tona në amendament, por edhe elementët e tjerë që unë kam propozuar, iu inkurajoj që ta merrni parasysh.”, tha Gjoni. (TemA)
Popull i nderuar shqiptar, i bojkotoni keto mostra te sistemit te kalbur komunist, perfaqsuar nga celulat e PPSH.
=
BOJKOT dhe vetem Bojkot dhe jo “veting- fjale e cuditshme qe shqiptaret shumica nuk e kuptojne, OFL apo SPAK te Rucit”…qe do perjetesojne sundimin e ketyre bajraktareve moderne te shqiptarit bageti.
=
TRUMP 2020+ 750
Pirth se lirohesh o kalec dege.Mendje te bukur na jep.Te mos votojme qe ti cojne ku tu doje bytha votat tona komisioni i numurimit,se e ka ter veshtire te fuse foto ne kuti aq sa njerez smarrin pjese