Ka vërtetë diçka që nuk shkon në tërë këtë histori… Një krahasim mes Berishës e Ramës

28 Shtator 2020, 09:08Politika TEMA

Nga Fatos Tarifa

Në rrethana të tjera nuk do të kisha marrë mundimin t’i shkruaja këto radhë. Por ja që, krejt rastësisht, dy a tri ditë më parë, në një studio televizive pashë z. Sali Berisha dhe, nuk e di pse, bëra durim ta dëgjoj për disa minuta. Jo deri në fund.

Ta dëgjosh të flasë për një kohë të gjatë këtë njeri duhet të jesh ose patologjikisht naiv—siç është ai vetë një gënjeshtar patalologjik—ose një njeri trushpëlarë, që nuk e vë në punë aftësinë e vet për të arsyetuar.

Nuk mbaj mend se kur e kisha dëgjuar të fliste për herë të fundit zotin Berisha, por duhet të ketë qenë shumë kohë më parë. Ndoshta një vit e gjysmë më parë, në revoltat e dhunshme të opozitës pasi ajo u largua nga parlamenti, në fillimin e vitit që shkoi.

Aq pak sa e dëgjova të fliste këtë herë, në atë studio televizive, z. Berisha më bindi edhe një herë për ato çka unë i kam ditur përgjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit—se ky njeri është një demagog i pandreqshëm, se ky njeri është shumë i paditur, se ky njeri është i paaftë që të arsyetojë në mënyrë racionale dhe prandaj përdor sofizma (nënteksti i të cilave lexohet lehtësisht) dhe se ky njeri është një politikan mëkatar dhe ende i rrezikshëm.

Në ato pak minuta që e dëgjova z. Berisha në kokë kisha vetëm një mendim ose, më mirë të them, i bëja vetes këto pyetje:

Si është e mundur që e kemi “zgjedhur” këtë njeri të jetë kreu i shtetit tonë dhe kreu i qeverisë që e ka drejtuar vendin tonë për një kohë kaq të gjatë—plot 13 vite? Si është e mundur që e kemi lejuar këtë njeri të bëjë çfarë dhe si ka dashur me këtë vend? Si është e mundur që e lejuam këtë njeri të kthehej në politikë dhe të merrte frenat e qeverisë edhe pas tragjedisë që ai i shkaktoi këtij vendi dhe këtij populli 23 vite më parë, më 1997? Si është e mundur që ka ende njerëz që i besojnë këtij njeriu, i shkojnë pas dhe e duan sërish në politikë?

Ka vërtet diçka që nuk shkon në tërë këtë histori, e cila flet për një psikozë gjerësisht të përhapur në një popullatë kaq shumë të fragmentarizuar e të përçarë—deri tridhjetë vite më parë nga një sistem komunist, i cili instigoi “luftën e klasave” dhe deri vonë nga vetë politikat e ndjekura nga z. Berisha—sa e bëjnë të vështirë të kuptuarit e një dukurie të tillë.

Sa kohë që politika shqiptare dhe vullneti i qytetarëve të këtij vendi janë treguar tërësisht të paaftë ta nxjerrin jashtë loje një individ si z. Berisha, të cilin unë me kohë e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”, mbetet vetëm të presim që, atë çka deri më sot nuk e kanë bërë dot një politikë demokratike konsekuente dhe ligjet e një sistemi drejtësie të korruptuar, ta bëjë ligji biologjik, njëlloj i hekurt për të gjithë njerëzit.

Përmendja e ish-kryeministrit Berisha më jep rast të them dy fjalë edhe për kryeministrin aktuar të vendit, z. Edi Rama. Unë nuk i kam fshehur asnjëherë simpatitë e mia politike për të majtën shqiptare dhe për Partinë Socialiste që e përfaqëson atë.

Nuk i kam mohuar madje as arritjet e mëdha të z. Rama në dy mandatet e tij të parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si kryeministër në mandatin e parë të qeverisjes.

Por kam pasur dhe vazhdoj të kem vërejtje dhe pakënaqësi sa i përket metodës autokratike dhe here-herë laissez-faire të qeverisjes së vendit prej tij në mandatin e dytë si kryeministër, mungesës së ndjeshme të transparencës me publikun dhe punës së një pjesë të anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar dhe këto vërejtje i kam bërë publike nga koha në kohë.

Më lejoni të pohoj qysh në fillim atë që unë nuk them. Unë në asnjë mënyrë nuk e krahasoj z. Rama me paraardhësin e tij, z. Berisha. Mes tyre nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi. Kurrsesi.

Edhe pse si njëri, dhe tjetri janë produkte të së njëjtës shoqëri, ata janë gatuar prej një brumi që i dallon shumë prej njëri-tjetrit, jo vetëm si dy gjenerata të ndryshme dhe jo vetëm politikisht por, në radhë të parë, kulturalisht.

Megjithatë, druaj se z. Berisha “pashmangësisht” ka qenë një shembull i keq për z. Rama si kryeministër dhe këtë e shoh te zelli i këtij të fundit për të qëndruar, njëlloj si i pari, sa më gjatë në pushtet.

Unë dëshiroj që Partia Socialiste të fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme një mandat të tretë për të drejtuar vendin. Arsyeja dhe përvoja më thonë se nën qeverisjen e kësaj partie Shqipëria ka bërë më shumë përpara.

Por i druhem një mandati të tretë të z. Rama, si individ, në krye të qeverisë socialiste, siç edhe e kam parë dhe e shoh me shqetësim “saldimin” e tij dhe të autoritetit të tij “absolut” në krye të Partisë Sociliste duke e dobësuar—në mos edhe asgjësuar—demokracinë e brendshme në atë parti.

Një mandat i tretë, madje edhe një mandat i katërt qeverisës për një lider politik në një vend demokratik nuk janë të pamundur dhe as domosdo një gjë e keqe. Franklin Delano Roosevelt vdiq në fillim të mandatit të tij të katërt si President i Shteteve të Bashkuara. Konrad Adenauer u detyrua të jepte dorëheqjen si Kancelar i Gjermanisë Federale gjatë mandatit të tij të katërt. Pierre Trudeau shërbeu si kryeminsitër i Kanadasë për më shumë se 15 vite me radhë, duke drejtuar katër kabinete qeveritarë.

Margaret Thatcher shërbeu si kryeministre e Anglisë për tre mandate radhazi. Helmut Kohl u zgjodh Kancelar i Gjermanisë Federale tri herë radhazi dhe një herë të katërt si Kancelar i Gjermanisë së bashkuar. Tony Blair hoqi dorë nga posti i kryeministrit të Anglisë në mes të mandatit të tij të tretë. Angela Merkel vazhdon të mbajë mandatin e saj të katërt (dhe të fundit sipas vetë deklaratave të saj) si Kancelare e Gjermanisë.

Por rastet e mësipërm nuk kanë dhe s’mund të kenë asnjë domethënie për një vend si Shqipëria. Z. Rama, i cili ka bërë mjaft që fytyra e Tiranës dhe e tërë Shqipërisë të ndryshojnë shumë në këta njëzet vitet e fundit, duket se nuk beson më as vetë në filozofinë e tij politike dhe i ka konsumuar vullnetin dhe aftësitë e tij për të bërë më shumë, edhe nëse ai vetë nuk e beson (dhe s’ka se si ta besojë) këtë.

Rama as është dhe as mund të bëhet një FDR, një Adenauer apo një Trudeau, një Thatcher apo një Kohl, një Blair apo një Merkel. Ata ishin të gjithë liderë të mëdhenj të demokracive më të mëdha të globit.

Ata kishin jo vetëm resurset e nevojshme për transformimin e shoqërive të tyre në shoqëritë më të avancuara që historia ka njohur ndonjëherë, por edhe dituritë, mençurinë, vullnetin, talentin, kulturën politike demokratike dhe të gjitha ato nuts and bolts që e bëjnë një demokraci të funksionojë dhe një shoqëri të shkojë përpara.

Mençuria e z. Rama, për të cilën ai edhe do të gjykohet e do vlerësohet në fund të fundit, është që, nëse Partia Socialiste i fiton zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm, siç unë besoj se do të ndodhë, të mundësojë krijimin e një kabineti qeveritar me socialistë të rinj, me njerëz të arsimuar mirë, qytetarë të devotshëm që duan dhe kanë të gjitha aftësitë për t’i shërbyer interesit publik dhe interesave kombëtarë.

Kjo do e bënte z. Rama politikisht më pak të pushtetshëm, por moralisht shumë më tepër të tillë.

34 komente në “Ka vërtetë diçka që nuk shkon në tërë këtë histori… Një krahasim mes Berishës e Ramës”

  1. Timi says:

    Nuk ka asgje te keqe qe Rama te rrij 4 mandate. Angeka Merjel eshte be nandatin e saj te 4. Pastaj politika keshtu e ka. Po qe i zotiluaj dhe fito! Perderisa punon dhe per fat ka botekuptim e mentalitet perendimor, di “te lidhe dy lkafe”, na perfaqeson me dinjitet kudo ku shkon e takohet neper bote, ja kulture e qytetari, eshte patriot jo fake dhe ka filluar berjen e shtetit shqiptar.

    1. Adriani says:

      Jam dakort qe dikush tjeter duhet te drejtoje PSne por kjo eshte nje merite qe fitohet dhe jo te jepet. Zoti Tarifa, kam nje pyetje per ju. A mendon ti se shoqeria jone ka dike me te mire se Rama ne PS qe te jete kryetar is saj? Nqs eshte dikush dhe nuk shfaqet atehere ai nuk mund te udheheqe. Rama konkurroi me Nanon dhe ky ishte dhe momenti historik qe mesuan shqiptaret per te zevendesuar drejtuesit e partive. Ju zoti Tarifa si ka mundesi qe ky fakt nuk ju vajti ne mendje…?
      Nqs mendon se ti mund te drejtosh atehere hidhu ne PS me bindshem por nqs do te nxitesh dike te hidhet atehere ai dikush duhet ta kishte bere me kohe dhe jo te degjonte ty. Shpresoj te me mirekuptosh.

  2. Labi says:

    A keni pare kur lopa ben bajgen ne rruge, rrota e qerres i kalon ne mes dhe krijohet nje e ndare pergjysem,ja ashtu jane te gjithe majtas e djathtas,vetem eshte nje vecori,pjesa nga Salehi eshte me e madhe,njesoj jane,nji mut.

    1. kashi says:

      respekt zoti tarifa sepse te njejtat gjera mendoj edhe une

  3. ?? says:

    Z.Tarifa, e ke qarë!!?

  4. Student . says:

    Shume vone.kjo pyetje duhet te kishte.marre pergjigje nga 1994. Sot puna ka vajtur ne kete pike? Te presim si vajtem ketu? Sot me kete vend ka vetem seksere, injorante, te korruptuar deri me palce sot nuk ke nje shtear qe njeh leku dhe eprorin. Qe nuk ben gje vetem genjen si tere kupolat majtas djathtas.nuk la shtet po ka miq.shok.para

  5. 19 says:

    Po qe se ngeli vendi jon be dor te Rames apo ne te Berishes .me mire te ri ky kurva rama se eshte ne i miri i bythqirave .

  6. Olimpia says:

    Z.Tarifa ,Jam dakord me cka shkruan…Dallimi themelor midis Rames dhe Berishes qendron ne faktin se Rama eshte ndertues,transformues,ne teresi drejt nje jete ,realiteti me te mire,me bashkekohor..Gjithesesi Rama nuk eshte nje i majte por nje liberal i qendres.Ardhja e tij ne krye te socialisteve eshte dhurate e hiperliberalit Nano.
    Nderkohe Berisha eshte thjesht nje shkaterrues,primitiv tribal,Pra drejtimi i Rames eshte e ardhmja,qofte edhe kur ben gabime, nderkohe Berisha nuk ka drejtim ,eshte anarko feudal,nje nazist primitiv.
    Por duhet theksuar nje fakt i hidhur….Berisha u shfaq menjehere, u pa qarte se cfare perfaqesonte, por perendimi dhe SHBA e perkrahen deri ne fund,edhe kur ai e shnderroi shtetin ne nje organizem krimi.Perendimi gaboi kur mendonte se Kuci apo Tirana ishin vendlindjet e komunizmit,nderkohe se keto ide linden natyreshem ne perendimin e zhvilluar dhe jo ne Shqiperine feudale.Perendimi mundej fare thjeshte ta fshinte Berishen duke e izoluar dhe perkrahur nje te djathte te re te qendres e cila akoma mungon ne Shqiperi. Tani po shfaqet Thurja por eshte shume e ngathet per te perfituar nga momenti.
    Nderkohe Jam dakord qe Rama te beje nje hap anash.Por menjehere ,sapo te shpallet fushata elektorale. Kjo duhet te paraprihet nga zgjedhje paresore ne PS per te percaktuar drejtuesin e ri te PS dhe kanditatin e ardheshem per kryeminister .Jam i sigurte qe nje gare e ndershme, e qarte ,ku mund te perfshihen Veliaj,Xhacka,Denaj,A.Bushati,Bazhdari, dhe figura te tjera intelektuale politike prane PS ,qofte edhe nga emigracioni,do te sillnin nje fryme te re ,bashkohore te frymezuara nga e majta e re perendimore e tipit ,Piketty,Sanders,Korbyn,apo edhe nga idete e Sirizas,Pese yjeve, etj Personalisht preferoj pragmatikun Veliaj dhe ekonomisten me karakter Denaj..E rendesishme eshte qe PS duhet te kthehet nga e majta pas afro 8 viteve te liberalizmit te Rames.Me nje program te qarte,industrializimi,modernizimi,punesimi,rishperndarjeje te te ardhurave,te luftes kunder evazionit taksat, krimit ,korrupsionit,te forcimit te shtetit dhe rolit ne ekonomi,per nje arsim cilesor tekniko ..profesional ,shendetesi te perparuar etj .Por keto primarie mund te gjallerojne shume shpresen dhe besimin jo vetem tek militantet por edhe te te gjitha shtresave shoqerore ,sidomos te klasa e mesme te varferit dhe rinise.Jam i bindur qe me nje drejtim te ri PS arrin 60% ne zgjedhjet e ardheshme.Ky do te ishte kontributi real qe Rama do ti jepte vendit dhe te majtes. Nderkohe qe i duhet dhene fund lojes me ,,lista ,,Le te hapen plotesisht pa kushte.Ndoshta nuk duhet vendosur kuota gjinore nga lart,le te realizohen ato natyreshem,me pervoje dhe besim ne politiken reale.

  7. beni says:

    o Tosi, si vajti puna e atyre 100 mije eurove kur ishe ne Ambasade ne Washington……he mo per ate aferen qe doli nga regjistrimi i bisedes tende me ate biznesmenin shqiptar qe do rikonstruktone ndertesen e ambasades…? Mos bej sikur nuk te kujtohet tani…? A e mbylle ate ceshtje apo jo…? na thuaj pak te lutem se e kemi shume merak kete pune..! he te keqen o Tosi…!

    1. Dhurata says:

      Qyqja o Ben! Po mos ja fut kot tani! Ajo histori u harrua prandaj na jep miral tani ky hajduti! E ka kuptuar qe shqiptaret e seres se tij bastarde e kane kujtesen te shkurter!Bile tani qe e mendoj ky po veteofrohet si minister se e ka zhvatjen ne gjak!

  8. Lorenci says:

    Rama e merr mandatin e III-te pasi e meriton dhe shumica e shqiptareve e duan por, ai duhet te reflektoje nga keshillat qe i japin njerez te ditur e patriote sic eshte njeri nder to Profesori i nderuar Tarifa.

  9. rroku says:

    Shum dakort z.Tarifa,te krahasosh Berishen me Ramen eshte njelloj si te krahasosh te bardhen me te zezen. Berishen e duan vetem shpellaret dhe nje pjese e Tironcve nga ata derra qe ky kriminel u ka marre tokat pronat e gjithcka dhe perseri e duan se jane derra…. Kjo nuk do te thote se Rama nuk ka gabime dhe jam dakort me ato qe shkruani.

  10. E mor Fatos... says:

    Si ka mundesi qe zgjodhem Sali Berishen me vote te lire 8 vjet pas 97-s? Pergjigja eshte e thjeshte. Ka nje problem te madh me sistemin demokratik: kerkon popullsi te mire-arsimuar, te mire-informuar dhe te angazhuar politikisht. Zgjedhja e Trump-it tregon se keto kushte plotesohen me veshtiresi edhe ne nje vend te zhvilluar si Amerika. Lere pastaj ne nje vend te prapambetur si Shqiperia.
    Prandaj do gezojme me videot e Rames dhe pogacet e Lulit pergjate dekadave ne vijim sepse ashtu i do mushka drute…

    1. Ed says:

      Jam plotesisht dakort me ju ! Fenomeni Berisha ngjan si dy pika uji me fenomenin Trump ! Vetem se Berisha eshte ne miniature per vete faktin se ishte lider I nje vendi te vogel dhe te varfer!

      1. Zyko says:

        Jam teresisht dakort me artikullshkruesin. Por me nje ndryshim…
        P.S. duhet te fitoje por Rama jo me K/minister. Eshte mjaft me kaq. Nuk ben dot me teper. Kur ai nuk shpejtoi reformen ne drejtesi dhe nuk denoi te politikanet e korruptuar do te thote se eshte i lyer dhe ka frike per vehte.
        Perfundimisht Rama duhet te shoje ne fushate me nje kandidat per kryeminister nga P.S. (figure e re).
        Rama prape k/minister do te jete shkaterrim perfundimtar i cfare eshte bere deri tani dhe i vet figures se tij. Mjaft eshte mjaft. Kete mendim e kam bindje dhe e kam shprehur edhe me pare.

  11. Çmendurit e Berishës, vetëm të çmendurit mund të duan ti rishohin . says:

    E tmerrshme. Nuk e imagjinoj dot Berishën përsëri me pushtet. Po qe se do të ndodhi , do të thotë që ky popull është çmendur dhe e meriton atë .
    Zot, mba dorën ?!

  12. Student says:

    Ne kete vend kush nuk vjedh eshte komunist, kush di eshte budalla, kush denoncon korrupsion e krim eshte spun e I pa bese. Ne kete vend gjithcka eshte si mall I dreqit ku bandat duan tha rrembejne njeri tjetrit drejtesia ???? Ikin hajdute vijne idiot e frikcake, te emruar me miq shoke ndere.c pret .tashme s js kthim pas.eshte vone profesor

  13. Attan says:

    Analize shume e sakte

  14. Ladi says:

    1- Nuk mund te krahasohet me Berishen – nuk duhet as edhe ta mendoni se mund te krahasohet me te por edhe me te tjere para tij..
    Nuk eshte Trudeau, Merkel, etj!! Pse? Sepse keshtu mendon ti? Se ke ti komleksin e inferioritetit? Ndoshta mund te jete si ata, ndoshta me pak, por ndoshta edhe me shume se ata..!!
    Te largohet nga drejtimi i PS?! – qe juve militantet te beheni pjese e taves, sepse ky kryeminister ja u vuri kufirin tek thana..
    Shqiperia ka nevoje per 2 dhe ndoshta me shume te tjere si Edi Rama qe te behet Europiane

  15. Sokolu says:

    ???? Djali i Sevos qe ka lexuar ne jete vetem veprat e shefit te tij i thote Dr. Berishes qe ka lexuar libra sa nuk keni lexuar ju si fis bashke, i paditur! Kjo eshte epike! Hajdutlleku dhe budallalleku jane perzjete keq ne karakterin tend o djale!

    1. Arber says:

      Po Sokoglu, ky i ka rënë në qafë salehit.
      Jo se nuk i ka bërë, bile ka bërë më shumë të zeza se kaq, por nuk dëshiron ti dëgjosh.
      Në djal ti e salehi, e salehërit e shqupit!

      1. Sokolu says:

        Ik ore debil! E kupton ti cfare po them une??? Ka vjedh me ze e figure! Kaq mjafton ta qepi gojen ai dhe ti!

      2. Sokolu says:

        Arber e keqja juaj eshte se mbetet bisht qeni! Edhe komunista edhe hajdute! Kjo sikur nuk shkon apo jo???

  16. Luli says:

    Se kuptova perse gjithe ky artikull. Per te thene le te qendroj, po te marr ne kabinet te rinj. Ai te rinj ka marre, po ndoshta duhet te marre ata qe mendon Fatosi.

  17. Franka says:

    E drejta per te shkruar dhe share eshte sot, sot me kete qeveri. Se po te shaje apo kritikoje apo te thoje ato ç’ka mendoje, ne pushtetin e sales dhe ilirit, ishte me padoja frakturash me e pakta, ku pjese ishte dhe ilir meta, por fatira shkonte per berishen. Nese njeriu reflekton per te keqen, eshte pjese e formimit dhe karakterit, ku un e pershendes zoterine, ani pse koha ben te veten. Ka akoma zagare qe lehin se humben postin e ambasadorit, ku bie ne sy ish ambasadori kuneshka, nje pis qe akoma mendon se mund te beje pis realitetin.

  18. Sali Suma says:

    Sali Berisha eshte nje kafshe e ndyre perverte dhe nje qenia pa asnje lloj kulture Eshte vetem nje shpellar i piset dhe armik i Shqiperise dhe i shqiptarve ,dhender Serbie Ky ecte neper Tirane me veprat e mao ce dunit qe ra shikonin te tjeret.Kesht arriti te qendroje ne Tirane se perndryshe do qe ne shpellat e tij te vucidolit

  19. Shenjestra says:

    Zoti Tarifa e ke thare kete shkrim dhe une jame dakord me te gjitha ato mendime dhe percaktime qe ke bere. E ke thene shume mire se Sali Berisha eshte “FATKEQESIA E KETIJ VENDI”.Por neve sot si vend vuajme nga sistemi i drejtesise i cili eshte i kalbur,i shitur te Sali Berisha dhe ky popull keshtu do vuaj.Kemi nje fare shprese se Edi Rama me mbeshtetjen e Amerikes dhe te Evropes do t’a rregulloi kete vende, duke bere shqiperine shtet ligjor.

  20. Bled Kosi says:

    RAMA E SHKATERROI PS
    AI ESHTE NJE AUTOKRAT I PA DITUR QE UZURPOI PS DHE E PERDORI PER XHEPIN E EGON E TIJ MESJETARE
    NESE PS DON TE MBIJETOJ DUHET URGJRNT TE HEQ RAMEN NGA DREJTIMI I SAJ PERNDRYSHE DO PERFUNDOJ SI LSI

  21. Bashko says:

    Shikon dike majtas me te sakte? Druaj se jo….

    1. Mekja says:

      Bashko ha ha ha! Pse keta rilindasit jane majtas??? Ke te drejte i quan majtas se militojne bijte e “komunistave” te dikurshem! Atyre qe spastruan idealistet dhe vete perfituan privilegje se komunisteve idealiste (qe koha vertetoi se eshte utopi) keta ju vijne anash!
      Keta jane bij “komunistesh” qe nuk ngopen duke vjedh popullin fukara!

  22. loni says:

    paska degju ndonje gje mister bill….

  23. goni says:

    Akoma quhen filozof keta qe kamne mbaruar Marksizem ne kohen e komunizmit? Lol1 Si arritem deri nekete pike?!Ne diplomaci ne politike me ish “filozfet” e institutit te studimeve Marksiste -Leniniste?!Kjo shtrese zvarranikish qe s’ju nda ketij vendi si qelb nen lekure/

  24. goni says:

    Akoma quhen filozof keta qe kane mbaruar Marksizem ne kohen e komunizmit? Lol1 Si arritem deri nekete pike?!Ne diplomaci ne politike me ish “filozfet” e institutit te studimeve Marksiste -Leniniste?!Kjo shtrese zvarranikish qe s’ju nda ketij vendi si qelb nen lekure/

  25. Mona Hajdutja me cizme says:

    Ky eshte budallelliku shqiptar qe nuk kenaqet me asgje dhe duke i rene shkurt qe Sali krimineli dhe hajduti eshte njelloj me Ramen i cili ka meriten qe i ndryshoi pamjen Shqiperise, qe permbysi sistemin e korruptuar aresimor, ne reformen territoriale dhe shkaterrimin e Sistemit te korruptuar te Drejtesise. Kush nuk shikon keto ndryshime eshte i verber dhe I lig.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje