Ish ministri i LSI: Bujqësia ka filluar rënien e lirë që nga viti 2017, pasi ikëm ne

27 Shtator 2020, 14:17Politika TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti  beson se bujqësia e Rilindjes po “korr” atë që mbolli, rënien e saj të lirë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Panariti shkruan se rënia ka filluar që nga viti 2017 dhe që prej atëherë, nuk ka të ndalur, dhe se më e pafalshmja është braktisja e këtij sektori në situatën e pandemisë Covid-19.

Ai gjithashtu i kundërvihet deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuçi, përsa i takon fondeve të subvencioneve të bujqësisë përpara tre viteve.

“Rënie e dukshme dhe e vërtetueshme për të gjithë ata që e duan të vërtetën dhe kanë sy dhe veshë për të parë dhe dëgjuar statistikat e vetë INSTAT.

Ndryshe nga sa deklaron ministri i Bujqësisë ( i referohet Blendi Çuçit), nuk ishte LSI por ishte Partia e tij që mori drejtimin e Agjencisë së pagesave (AZHBR) në korrik të 2017, për aplikimet të cilat u mbyllën në mes të qershorit të atij viti. Dhe i bllokoi ato, i devijoi ato… Kjo është lehtësisht e vërtetueshme”, shprehet Panariti.

“Bujqësia i vetmi sektor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga fondet e luftës! Nuk ka ndodhur kjo gjetiu, në asnjë vend të përgjegjshëm dhe normal. Prandaj po korrni atë që mbollët!”-përfundon ai.

12 komente në “Ish ministri i LSI: Bujqësia ka filluar rënien e lirë që nga viti 2017, pasi ikëm ne”

  1. ?? says:

    Poshtë hajdutët e lsisë?

    1. Tyryry says:

      Tamam ne 2017, se deri atehere e kishit ju hajdutet e LSI.

  2. shoku says:

    Edhe nje injorat nuk do ta perdoret shprehjen ,pasi ikem ne. Pse nuk the me mire ; pasi ika une .

  3. Kujtimi says:

    U ky na hapi barkun, ky specialist per diplomacine per bujqesine per mjedisin per cdo gje si kiu fiu. Ah more Edmond po me vjen cudi si te mbajne keta afer ty, se ti je dhe servil qe te punon mendja si te cvatesh vetem per vete dhe nuk ke hallin e partise as te Ilirit e Monikes. Si duket LSI nuk ka njerez se te te mbajne afer ty eshte sikur te mbash afer nje gjarper.
    Shikojeni si eshte me sy pertoke.Kam ketu nje mikun tend, ketu ne Kanada, tregon shume bema per hajdutlleqet e tua dhe sidomos per servilizmin tend por dhe per faktin se si i ndron partite ti.

  4. shoku says:

    Edhe nje injorant nuk do ta thshte shprehjen; Pasi ikem ne . Do te thot pasi ika une …..

  5. Sqepari says:

    Sa more nga ai trafikanti i droges kolumbiane, “tregtari” i bananeve, kur i fale nga taksat tona fonde per “frigorifer”?

  6. Niku says:

    Ku merr vesh ti o Panarit. Ishte Vojo që bente ligjin.. ti hyre dhe dole dhe nuk morre vesh se cfare u be në atë ministri. Kot edhe brenda partisë nuk të thërrasin koqja. Të paktën mos fol dhe nuk merret kush me ty.

  7. Troposa says:

    Bastardet LSI….bajga kombetare…fuck. like monike

  8. kasemi says:

    Mire thone, ti panariti, ahtu si hyre edhe dole kastravec, therrime mbeteshin per ty, pjesa e madhe ishte e luanit like, gje qe nuk mund ta besoj se do te kthehet me. Hajdute.

  9. Zgalem says:

    Ta themi pa dorashka , Panariti , eshte profan , per bujqesine . Ai ka qene dhe mbetet nje laborant i mikrobeve . Ne se ka ndonje minister bujqesie , qe nuk mori ere nga fusha , mos kerko gjate , eshte Panariti . Eshte Ministri , me besnik i Genci rulit . Te dy arriten , qe token bujqesore ta reduktonin ne 400 mije Ha , nga 700 mije , qe ka qene ne 1990 . Kemi te bejme me nje krim , qe dikur duhet te gjykohet . Si u hoqen 300 mije Ha. toke , nga INSTAT ? Eshte thene se ishin ishin inproduktive . Cila eshte perberja e tyre ? Bashke me G. rulin , perbejne penden , qe duhet te gjykohet me themel . Nisu nga prodhimi total . Ne kohen e Genc- Panaritit , prodhohej 1/4 e asaj , te vitit 1990. Sot prodhohet dicka me shume , por eshte ende i pa kenaqeshm . As çuçi as Muçi , nuk e arrijne bujqesine e viteve 1990. Ate bujqesi , nuk e beri monizmi , por populli . Juve duhet te pergjigjeni , per gati 30 milion $ , dificit vjetor . Nga pozitat e kriminelit , flisni si shpetimtare . jeni te kriminalizuar deri ne gryke . Nuk ka lume , qe ju lan . Zgalem

    1. Fuati says:

      Çfarë bujqësi të 90 tës mor koqe kandari.. E ke fjalën për bujqësinë e tallonit dhe racionit dhe të bukës me listë.

  10. Ladi says:

    Aaaaa sa kom qesh: flet Iliri – flet dhe ky fakiri..
    E kom fjalen: nga shpirti, se pare kon vjedh pa fun..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje