Kryeministri Edi Rama inspektoi disa biznese sot në Vlorë për t’u komunikuar vendimin e qeverisë se do të çlirohen nga taksat, tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve.
“E nisëm me deri në 80 mln, që bëmë një zbritje të fortë, gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë, se të gjithë e kishin 10%, pastaj e shtrimë në 120 dhe tani e çuam në 140.
Deri te 100 pa taksa pa taksa dhe TVSH, te 140 pa taksa me TVSH. Gjëja më e rëndësishme që duhet thënë është që do të shpëtoni nga kontrolli, inspektim, fatura dhe vetëm do të monitorohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
Dhe në fazën e fiskalizimit do të keni atë arkën e llogarive jo për ju, por që ju të mëdhenjtë mos u përdorin si shkarkues” tha Rama.
Gjatë bisedave me pronarët e bizneseve nuk munguan edhe batutat për inspektorët dhe Partinë Demokratike.
Biseda me biznesmenin në Vlorë
Edi Rama: Si je, çfarë thonë akulloret?
Biznesmeni: Deri tani na kanë shkuar gjërat mirë
Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore?
Biznesmeni: Për të ngrënë nuk kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur
Edi Rama: Tani nuk ka më inspektorë, se gjithë biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe TVSH dhe inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën.
Do të monitorohet vetëm paga, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që ke pas banakut. Do zoti i thërrisni pak mendjes t’ua rrisni pak rrogën.
Biznesmeni: Mendjes i kemi thirrur, nga një kam bërë 3 lokale pas 5 viteve, kemi punë më shumë vendi është bërë shumë më mirë. Unë nuk shikoj ngjyrën PD-PS, por njeriun që punon.
Edi Rama: PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh
Qysh e ka emrin ky biznesmeni mer aman.
E paska mbytur Vloren me akullore. Gjithe Vlora ka pas 3 akullore ne kohen e Veros. Te Kali, perball lulishtes dhe te kthesa e muzeumit.
Sot fetem ky paska 3 lokale. Bravo per nder. Emrin qysh ja thone. Kot per merak…
Ha ha ha! Si eldo ta lesh grope ekonomine ti! Kur mos te marrin dot pagat e pensionet do e kuptojne debilet qe sot te thurrin lavde sot!
Ben gje tjeter vec batutave dhe investimeve me cmim tre here me te medha se vlera ky?!
Ky, me ben te ndryshoj shprehjen: kush punon ha ne : Kush punon vjedh…
…jo si Luli qe kur ecen duket pederast , , pwrserit te njejta gjera , se beson njeri ne PD jo me populli. EC EDI RAMA , EC TRIM LABERIE .
Po s’ka gje kur ta fut nipi, “pordha e dajes” hahaha kenaqesi……
…ndryshe blloku i lagjes tone nuk do votoi per PS e koruptuar qe nga koha e Shpetim Gjikes , O do prishen ato dy objekte qe per vite me radhe na kane zene frymen ose vota nuk ke z Rama.
E stisur si cdo gje…..turp…kshu dilte dhe me Brisin ky…
Nuk e kuptoj se si ecen ekonomia e shteti pa kontrolle. Me sa duket nuk je i zoti te gjesh per kontrollore njerez te ndershem e prandaj po i heq. Me mira pa ta se sa me ata qe kerkojne ryshfete. Thuhet ne Mirdite: “Ma mire djepi thate se dreqi m’ta (ne te)”. Keshtu i ben qejfin edhe pronareve qe gezohen se nuk do te kene kontrolle. Le ta provojme nje here e te bejme eksperimente si shteti i pare ne bote pa kontrolle. Na dalte per hajer! Pune votash. Jemi mesuar ne si shtet te bejme eksperimente qe nuk i ka bere askush,
Ky del me shume se parodistet e Vlores ne tv. Batuta te shplara, humor provincial. Dikush dihet ti sqaroje se c’pine presuppzohesh te bente kur ish kryeminister ketij komilut.