'Blegtoria në rënie të lirë', reagon ministri Çuçi: Meta po bën fushatë duke shkelur Kushtetutën! Ai vetë është në rënie të lirë

26 Shtator 2020, 22:17Politika TEMA
'Blegtoria në rënie të lirë', reagon

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta tha sot i shqetësuar se blektoria shqiptare sipas indikatorëve të INSTAT po shkon drejt një rënie të lirë.

Ai shtoi se braktisja e këtij sektori shumë të rëndëishëm, po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit.

Ndërkaq, ka ardhur dhe reagimi nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi. Përmes një shënimi në rrjete sociale, Çuçi thotë se Meta gënjen dhe se vetë ai është në rënie të lirë, pasi nuk dëshiron të shohë shifrat reale.

Çuçi shprehet se presidenti ka zgjedhur të bëjë fushatë për opozitën, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke publikuar shifrat, ministri thotë se e vërteta është krejt ndryshe, dhe se 3 vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i fermerëve.

2 komente në “‘Blegtoria në rënie të lirë’, reagon ministri Çuçi: Meta po bën fushatë duke shkelur Kushtetutën! Ai vetë është në rënie të lirë”

  1. Prind says:

    Sigurisht qe Meta eshte ne renie te lire dhe aktualisht po vuan sindromen e te gjithe atyre, qe kur iu iken karrikja nga bytha iu duket sikur atje mbaroi jeta, mbaroi zhvillimi ne ate sector.Tipike shqiptare apo ndodh e diku tjeter!?

  2. Doktori says:

    Shifrat i mbani per vete,presidenti eshte ne fushate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje