La Kukësin për t'i dhënë një "dorë" Tiranës, Mul Noka: Jam punëtor i vjetër në PD, shkoj ku të më thotë partia

26 Shtator 2020, 18:01Politika TEMA

Ish- deputeti dhe ministri i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për lëvizjen më të fundit të tij, kandidimin në Tiranë duke lënë Kukësin pas 3 mandatesh.

Noka thotë se atij nuk i është komunikuar kjo lëvizje por është bërë me konsultim. Sipas tij rrethanat e PD janë të tilla që ai duhet të kontribuojë më shumë në Tiranë, pasi kuksianët tashmë për të janë të motivuar edhe pa emrin e tij në listë.

Ai nuk e fsheh keqardhjen për moskandidimin në Kukësi por thotë qartazi se është punëtor i vjetër në PD dhe është besnik i partisë po aq dhe elektoratit.

”Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim.

Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë.

Sigurisht që ndjej një keqardhje. Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh.  U zgjodha për 3 mandate.

U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut.

Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë.

Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate.

Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama.

Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë.”- tha Noka.

8 komente në “La Kukësin për t’i dhënë një “dorë” Tiranës, Mul Noka: Jam punëtor i vjetër në PD, shkoj ku të më thotë partia”

  1. vlora says:

    Po doli prap me ty,salianusin,djalin e fariut,paloqen ne opozit e ka vendin.Parlamenti presupozohet vendi i te urteve dhe te mencmve e jo i hajvaneve

    1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

      Berishen se llogarit kush më,gogoli i tij perdoret vetem per propagande politike.7 vite koh pati:perse nuk e denoi D’Rama,per ta mbajtur
      si peng moral?!Basha nuk e pyet më Berishen,kete e provojn edhe personat e rinj qe ka afruar ne PD.Meqë Parlamenti presupozohet
      vendi i te urteve dhe te mençurve;perse eshte ne Parlament Edvin D’Rama,zyrtarisht i semure psiqik,qe ka bere 6 vite terapi ambulante
      me Mjeket psikiater pa rezultat?Klevis Balliu eshte drogaxhi dhe hajdut,Flamur Noka eshte hajdut dhe drogaxhi?Ka më te urte se Gazment Bardhi,megjithate denigrohet!Mbi 300 te inkriminuar tek”rilindja”,rekord botrore.Vladimir Kola publikoi plagiaturën e doktoraturës së
      ministres së Arsimit me 70% e kopjuar.“Ne çdo vend te Botes Ministrja do te jepte menjehere dorheqje,por kjo nuk ndodh ne Sulltanatin
      e Edvin D’Rames.

  2. Dash Pacja says:

    Nuk besoj te kete objekt apo pershkrim qe te ilustroje me bukur dhe sakte figuren e “demokratit” Flamur Noka se sa kjo foto.
    Respekt z. Ilirjan!

  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Berishen se llogarit kush më,gogoli i tij perdoret vetem per propagande politike.7 vite koh pati:perse nuk e denoi D’Rama,per ta mbajtur
    si peng moral?!Basha nuk e pyet më Berishen,kete e provojn edhe personat e rinj qe ka afruar ne PD.Meqë Parlamenti presupozohet
    vendi i te urteve dhe te mençurve;perse eshte ne Parlament Edvin D’Rama,zyrtarisht i semure psiqik,qe ka bere 6 vite terapi ambulante
    me Mjeket psikiater pa rezultat?Klevis Balliu eshte drogaxhi dhe hajdut,Flamur Noka eshte hajdut dhe drogaxhi?Ka më te urte se Gazment Bardhi,megjithate denigrohet!Mbi 300 te inkriminuar tek”rilindja”,rekord botrore.Vladimir Kola publikoi plagiaturën e doktoraturës së
    ministres së Arsimit me 70% e kopjuar.“Ne çdo vend te Botes Ministrja do te jepte menjehere dorheqje,por kjo nuk ndodh ne Sulltanatin
    e Edvin D’Rames.

  4. Mul rreziku says:

    Ky dhe bogdani jane njerezit me pa vlere ne Tirane dhe Shqiperi. Imagjino kto vemje prap deputet. Basha e ha prap nje 4 vjetshe ne tako.

  5. Populli says:

    Oh….shpellaret…enderrojne me sy hapur..

  6. apolonacademy says:

    mul nul cari , kokrra e fshatarit , kokrra e shpellarit , eshte ulje per kombin , dhe per ne si popull , te kemi nje plere si ty ne parlament , stop idioteve ne parlamentin shqiptar .

  7. Shqiptari says:

    Eshte jo vetem e papranueshme,por dhe e turpshme qe ne 2021,ne Tiranen me mbi 1 milion banore,me disa universitete dhe tere institucionet qendrore,me mijera biznese,agjenci,shkolla,institute,spitale,tere ata telektuale dhe PD katandiset dhe le ne dore te ketij tipit Nokut,Tiranen.
    Nuk ka skandal me te madh,injorim dhe ofendim per popullin,inteligjencen dhe qytetarine.Eshte te ulerishe dhe ikesh me vrap kur shikon qe Tiranen do e perfaqesojne perseri dallkauke,idiote,provinciale injorante,rrypa dhe k horra qe dine te bejne vetem xheng,sherr,goje te shthurura dhe yrra byrra.Po si eshte e mundur qe prap ne Parlament do shohim prap Mulin,Salianin,kerriçin e Fariut,Xhaferrin,Dashin,Dulen,Nardin,Gjunkshin,Dollapin,Mziun dhe,ooo Zot,Sali Mavrine.Nuk e di a ka shqiptar te duroje ne vitin 2021 sharlatane dhe idiote te tille ne Parlament.
    Te presim dhe te shijojme romantizmin e kohes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje