Analogjia me dy rrotacionet e 2005 e 2013, pse sot opozita është në ngërç për tu rifutur në sistem

26 Shtator 2020, 16:55Politika TEMA

Opozita po kërkon me ngulm që të rrëzojë pushtetin e Edi Ramës, ndërsa ky i fundit garon për një mandat të tretë.

Secila palë flet për sondazhe që i japin fitore për të mobilizuar mbështetësit. Por për të analizuar një situatë të ngjashme, mjafton ta krahasojmë me dy rastet historike kur njëra palë kishte dy mandate dhe tjetra synonte ndalimin e mandatit të tretë dhe përgatitjet e bëra për ta arritur këtë objektiv.

Ne aktualisht jemi shtatë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në vitin 2005 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare ku PS-ja e Fatos Nanos garonte për një mandat të tretë, kurse PD-ja e Sali Berishës synonte të fitonte zgjedhjet pas  8 vjet në opozitë.

Në një kohë të tillë homologe, pra 7 muaj para zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, palët ishin në startin e fuqishëm të garës elektorale.

Fatos Nano, edhe ishte i bindur që do të merrte sërish shumicën, i bindur se njerëzit mbajnë mend Berishën e 1997-s, PS-ja nuk ishte e bashkuar; kishte shkrehje të qeverisë dhe mazhoranca ishte e lodhur nga luftërat e gjata të brendshme ndërmjet Nanos e Majkos e më pas ndërmjet Nanos e Metës.

I larguar nga PS-ja, Ilir Meta kishte krijuar LSI-në, ku kishte marrë nga ajo një grup të rëndësishëm drejtuesish të njohur dhe emra në qeveritë e administratën e PS-së. Meta kishte një ekip drejtuesish ku spikatnin Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Sokol Axhemi, Fatos Klosi etj.

Ndërkaq, në PD, situata ishte ekzaltuese. Pasi kishte bërë një nxemje me Nano-ik, Berisha kishte arritur t’i marrë PS-së një koncension në ligjin elektoral, ku ishte eleminuar balotazhi(atëherë votohej me sistemin mazhoritar në 100 zona dhe 40 zgjidheshin nga listat proporcionale), pra fitonte ai deputet që merrte edhe një votë më shumë. Ndërkaq, opozita arriti të marrë një tjetër “hile” që i doli e suksesshme, i ashtuquajturi “Megadushku”, ku si pasojë mjaft deputetë në zonat e mazhoritarit dilnin si të pavarur, për t’i bërë thirrje zgjedhësve të votonin për partitë aleate në proporcional. Kjo solli që në një zonë zgjedhore të dalin dy deputetë.

Si është e mundur?  Kjo nuk ndodhi në Tiranë ku elektorati sillet më konvencional por në zona kryesisht të përhapura e rurale. Fushatë për deputet në zonë bënin dy kandidatë: ai që garonte direkt që ishte i PD dhe kandidati i partisë aleate që ishte i PR-së. Kandidati i PD thoshte në takim: në fletën e deputetit më votoni mua, në atë të partisë jepni votën Partisë Republikane. Në fund dilnin dy deputetë. Sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së, PR ka marrë më shumë vota sesa PD-ja, çka nuk është e mundur.

Ndërkaq politikisht, PD-ja në një distancë kohore si kjo e sotmja kishte përgatitur programin, Berisha shkoi në SHBA dhe bëri fotot te Fadil Berisha, gjetën slloganin “Me duar të pastra” etj.

Në vitin 2013, Edi Rama që garonte për të fituar pas dy mandateve të PD-së, kishte nisur nën rrogoz tentativat për negociata me Ilir Metën që ta merrte në aleancë, ndërkohë PS-ja kishte ndezur motorët për programin, shpallur lejtmotivin “Rilindje” dhe ishte gati për betejën politike në zgjedhje, duke shkuar jo vetëm në çdo qytet të vendit por edhe në vende ku jetojnë emigrantët për të mobilizuar që të vijnë e votojnë në Shqipëri. Më pas këtë e bëri edhe PD-ja sidomos në ato qarqe ki kishte më shumë emigrantë si në Korçë, ku pati rezultat jo aq negativ sa në vende të tjera.

Ndërsa sot, opozita e Bashës që flet për një rrotacion dhe përmbysje politike, ende është me programin e 2017-s pra për taksën e sheshtë e rrogën 1 milion te privati etj, ndërkohë që nuk ka hartuar një program të posaçëm për situatën aktuale të emergjencës që përjeton vendi sipasojë e pandemisë, por edhe për mbylljen e pasojave të tërmetit të 25 nëntorit të vitit të shkuar.

Nga ana organizative, opozita është e paqartë sesi do të hyjë në zgjedhje, sa ka sjellë ezaurim të nervave të disa aleatëve që nuk janë të sigurtë çfarë do të bëjë Basha.

E ardhur në këto zgjedhje pas një vendimi të rëndë siç ishte ai i vitit të shkuar për dalje nga sistemi, PD-ja ende nuk është e përgatitur për tu futur në sistem, dhe ende heziton të përgatisë një draft për listat e hapura, për të cilin Rama e zuri gafil pas 5 qershorit.

Në fakt ky është edhe thelbi, mungesa e frymës së një përmbysje politike; pasi PD-së i duhet një herë të sforcohet për tu futur në sistem. Për 8 vjet i ka përgatitur strukturat se do ta rrëzojnë Edi Ramën pa zgjedhje duke i kërkuar që të vijnë në mitingje e përplasje në Tiranë. Logjika e partisë elektorale ka humbur dhe do të duhet kohë për tu vënë në vijë. Sidomos kur del në skenë logjika konkurruese për tu zgjedhur deputetë, çka është edhe një ndjenjë normale. Ndaj dhe këtu duket më shumë ngecja apo ngërçi që po përjeton opozita.

7 komente në “Analogjia me dy rrotacionet e 2005 e 2013, pse sot opozita është në ngërç për tu rifutur në sistem”

  1. Albanian till I die says:

    O zot i madh ta marin Shqiperine keta monstra ne dore…fundi I Shqiperise…

  2. ERTV says:

    Tema kronologji e saktë.
    Veç një korrigjim..
    “Nano IK” e bëri Ed Rama me lalkën Erion…
    Me qëllim që te merrnin PS (ashtu siç e bënë)
    Të kishin kohe të spastronin të majtën, dhe pse humbën zgjedhjet të mbijetonin me na vodhi Saliu..
    (E njejta gje si mbijeton Luli)
    Dmth statute partish koti, ligje elektoral koti.
    Përfaqësim koti..
    Ka veç rokadë.
    Pushteti është i joni…..!

  3. spata says:

    Asnjehere nuk ka patur dhe zdo te kete gare politke me keto parti te sajuar nga R.Alija .Rrotullojeni nga te doni filozofija eshte e njejte . Ky eshte mallkimi qe mori populli shqiptare nga ndryshimi i sistemit . Brezi pastkomunizmit dhe ky qe po ngrihet mbas vendosjes se demokracise jane dhe do te jene per njekohe te gjate sundues te politikave. Mentaliteti nuk ndryshon me Reforma por me dhune gje qe tek ne nervi i popullit ka vdekur qe nga koha e komunizmit Enverjan . Kush dota beje ndryshimin ? Aleatet .Z’bene vaki.
    Ky lloje shkrimi si dhe propaganda Mediatike e Tv qe behen jane jashte asaj qe garanton nje ndryshim cilesor ne politikberje.Sistemi eshte i kapur qysh ne 1991 dhe ska per te ndryshuar edhe kur vdekja ti marri keta qe drejtojne sot politiken .Keta i rrezon vetem nje diktature e re qe s’ka per te arrdhur kurr.

  4. PD says:

    PDse i ka ngelur sahati tek nje mbeturine komuniste- tribale e kohes kineze-sovjetike.
    Nje plak matuf qe e mban prej thonjsh si Tok te Xanun dhe e drejton me nje peng teveqel.
    Tani kush eshte ai personalitet me pak dinjitet qe do ti afrohet nje force te tille hajvane dhe te beje laviren e deprsonalizuar te Sali Berishes ne Parlament, qe i ul, i con sgupthi, i ve te peshtyjne, i nxjerr jashte, qe i perdor si cerra.
    Askush nuk do te luftoje per nje plak matuf dhe per pasurine e Shkerdhenit dhe Shkerdhites se tij!
    Ne PD do vazhdoje te jete po ai llum berishist me Gjek e Pek, Mul e Strazimir, Paloqe e loqe, ndonje kukull anonime dhe Mumja qe i perdhunon.
    Kur nuk ke forcen si parti te ndryshosh dhe te ofrosh alternativa te reja qe i pergjigjen nevojave te kohes qe ecen perpara, parrullat demagogjike, mumjet e ballsamosura, kukullat teveqele dhe llumi tribal, i perkasin jashteqitjeve te historise per votuesit dhe jo alternatives dhe vizionit te se ardhmes.
    Edhe pse nuk u arrit te krijohet nje levizje e re opozitare, PDja berishiste ka vdekur si alternative. Tashme ka arritur ne fundin e ciklit, krejtesisht e pareformuar, me peshen historike te pergjegjesive kriminale berishiste, me fytyren, delirin, kafsherine e nje psikopati plak qe po ngordh duke e terhequr ne arkivolin e tij.
    Ka ndodhur edhe ne France dhe Itali, ku lengimi i gjate por vdekja e sigurte e ndonje partie te gjithpushtetshme, ka sjelle me gjithe pasigurite, mbylljen enje cikli politik dhe fillimin e nje cikli dhe epoke tjeter politike.
    Lamtumire Sali Berisha! Eshte koha qe te hash hallven e vdekjes tende.

  5. Taras Bulba says:

    Shqipetar shifini mire keto fytyra nga i pari Vasili qe nuk ka gje pa vjedhur ne kohen kur ishte minister qe e katandisi mjekesine si mos me keq kujtoni spatalin nr 1 ne Tirane ku brenda spitalit kullusnin lopet delet derrat kuajt e qindra qene ,Monika mos haroni vilen ne Lalz ku nje abazhure bente 25 mije Euro nje pikture 32mije Euro e sa banja per macen si dhe tre femijet ne shkolle ne Angli beni llogari se sa bejne shpenzimet per ata femije e plus te tjera Lulzim Basha tre vilat neper Shqiperi vrases i 21 Janarit shitesi i detit ,Mediu po vrasesibi 21 Janari dhe i fundit budallai Nard

  6. Emiliano says:

    Nga e majta ne te dhathte te fotografise; i pari infjermer vetem turni trete, e dyta regjim shtrati e detyruar tek pesa per pese vjet, i treti ti kontrollohet skadenca e ilaceve, i katerti me pune korrektonjese ne gerdec deri ne vdekje, i pesti te rikthehet te mbaroje shkollen e mesme me detyrim per ti njohur te larten.

  7. Ca te thuash per kete rrace says:

    Sa te bukur jane mutrit,ngordhen per te vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje