Opozita e Bashës si lule artificiale

26 Shtator 2020, 14:33Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të blihet me para. Vetëm posti i kryeministrit nuk ka asnjë çmim.

Së paku në një vend si Shqipëria, atdhe i pandryshueshëm i Njishit, Prijësit dhe Fisit, tashmë nuk ka maftueshëm para për të paguar të drejtën për të qenë kryeministër. Sepse në Shqipëri kryeministri ishte dhe është Zoti.

Madje, nëse ai i vërteti lart në qiell, mund edhe të mos e ketë mendjen tek lutjet e një individi, mund të ketë një plan që nuk i pëlqen një individi tjetër apo e vë në prova pothuaj çnjerëzore një tjetër individ në tokë për hir të qiellit, kryeministri në Tiranë është edhe alkimist: mund të kthejë baltën në flori, gomarin e shndërron në kalë race, budallain e bën në gjeni, të varfërin e mbrëmjes e gdhin të pasur e kështu me rradhë në plotësimin e çdo ëndrre, të cilën shqiptarët që adhurojnë pushtetin dhe urrejnë të rënët nga pushteti, mund të kenë ëndërruar në të djeshme e në të sotme. Dje ky alkimist ishte Sali Berisha.

Sot është Edi Rama.

Lulzim Basha ka vite që mton të jetë kryeministër me të drejtën që i jep drejtimi i njërës nga dy partitë e mëdha të vendit. Në një vështrim të shpejtë, ai ngjan politikani model. Perfekt si lule artificiale.

Ngjyra të forta, por pa aromë. Pa defekte të dukshme, por edhe pa shkëlqim. Korrekt, por pa magjinë që vetëm veset i japin qënies njerëzore. Përballë tij, edhe nëse Edi Rama nuk është kryeministri që do t’i duhej edhe më tej vendit, kjo nuk mjafton ta bëjë Lulzim Bashën një ofertë më të mirë për qeverisje. Përkundrazi, tek defektet e Ramës që ja shigjetojnë kundërshatët, projektohen defekte edhe më të rëndësishme tek Basha që nuk ja dallojnë dot përkrahësit.

Në fushatën elektorale të 2013-ës Edi Rama përsëriste kudo: “Unë do të jem kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”. Ai mundi ta bëjë popullor këtë slogan për një milion frymë që i besuan dhe pritën që qerramarrësi i zyrës në katin e dytë të godinës së qeverisë, të plotësonte ëndrrat e secilit prej tyre. Dikush ministër, dikush tjetër deputet, drejtor, pjesë administrate, polic, biznesmen i suksesshëm, ekspert tatimesh, liçensues për kultivim Cannabis-i apo kultivues i liçensuar Cannabis-i, kryetar bashkie, zëvendësministër apo drejtor burgu.

Katër vjet më pas, në mënyrën me spektakolare të mundshme, më shumë se për zotësinë vetjake, për pazotësinë dramatike të kundërshtarëve që nuk ditën ta mundin, ai triumfoi sërish. Kësaj rradhe totalisht i vetëm. Dhe duke zgjeruar rrethin e njerëzve të cilëve mund t’u plotësonte ëndrrën e ambicjen duke nisur që nga prania në kabinetin qeveritar dhe deri në hallkat e administratës që ai i kishte ndarë më parë me bashkëndarësin e pushtetit Meta në katër vjetët e parë të mandatit të tij. Fiks atëherë kur Edi Rama kishte të gjitha gjasat të binte, ai u ngjith më lart. Kur e shkelmuan si të dobët, ai bë shumë më i fortë. Jo për shkak të grintës së përkrahësve, por për shkak të dobësisë së kundërshtarëve. Njërin nga të cilët, Bashën, e zuri në kurth me vetëm një pikë mjaltë pushteti, rreth të cilit njerëzit e tij zukatën për ca muaj pa kuptuar se para se të jetë karrige, pushteti është moral.

Fushata e vitit të ardhshëm, e mtonjësit kryesor për kryeministër nuk luan asnjë milimetër slogani i djeshëm i Ramës: “Unë do të jem kryeministër”, thotë kryetari i partisë demokratike. Duke yshtur kundërshtarët dhe duke premtuar se thesi i mundësive të tij do të jetë kaq grykëgjerë sa do të nginjë grykën e cilitdo. Nesër Basha premton se njëlloj si Berisha dje dhe Rama sot, do të ketë mundësinë që të jetë alkimisti i rradhës që “…mund të kthejë baltën në flori, gomarin e shndërron në kalë race, budallain e bën në gjeni, të varfërin e mbrëmjes e gdhin të pasur kështu me rradhë deri në plotësimin e çdo ëndrre që mund të kenë adhuruesit e pushtetit, të cilët kanë raportin e kalorësit me kalin mbas kapërcimit të lumit. Por me një diferencë. Lulzim Basha nuk ka mundur të bëhet kalorës i opozitës në këtë raport tresh me kalë dhe lumë, pavarësisht Mercedes-it të ri që përdor dhe Lanës që ndan selinë e tij nga selia e Këshillit të Ministrave. Jo aq për forcën e kundërshtarit, por për shkak të dobësisë së tij. Jo sepse Rama ka qeverisur si Solomoni, siç mendon ai vetë për veten, por kryesisht për shkak të vendimeve të gabuara që Basha ka marrë në kohën e duhur dhe vendimeve të drejta që ka marrë në kohë të gabuar. PD e  mbajti një këmbë jashtë zgjedhjeve deri në momentin e fundit të lokaleve të 2015-ës sepse kishte refuzuar reformën territoriale; u ngujua në çadrën e tij elektorale përpara zgjedhjeve të 2017 dhe u azdis në qeverisje fiks kur filloi fushata elektorale. Dogji mandatet atëherë kur pesha e opozitës në kuvend nis e rritet në mënyrë natyrale dhe për t’i gjetur kulmin marrëzisë, e përjashtoi veten nga çdo pushtet kur refuzoi zgjedhjet e 2019-ës. Në këto kushte, të brohorasësh për mundësinë e të qenit kryeministër kërkohet ose kurajo e madhe, ose guxim pafund. Por shpresa, edhe kur besohet gjerësisht se nuk vdes kurrë, e ka një datë fundi me dekret presidencial. Ajo mund ta lerë PD-në në 25 prillin e vitit tjetër.

Deri atëherë vetëm një mrekulli do ta shndërronte lodhjen e qeverisë Rama në frymë fituese për opozitën. Deri më tani, me portretin e zotit Basha, opozita ka gjithë simptomat e Covid-it politik. Nuk ka aromë dhe nuk ka as shije. Si lulet artificiale.

10 komente në “Opozita e Bashës si lule artificiale”

  1. Molla e dijes says:

    Po pra Lorenc, as aromë e as shije nuk ka opozita aktualisht. Por mazhoranca artificiale e Ramës me vota të blera mban era mut dhe korrupsion. Si ka mundësi që nuk e ndjen ti? Mos të ka zënë edhe ty Covidi politik? Apo ke kontributin tënd në halenë e korruptuar të mutit rilindas?

  2. Molla e dijes says:

    Po pra Lorenc, as aromë e as shije nuk ka opozita aktualisht. Por mazhoranca artificiale e Ramës me vota të blera dhe me presion, mban era mut dhe korrupsion. Si ka mundësi që nuk e ndjen ti? Mos të ka zënë edhe ty Covidi politik? Apo ke kontributin tënd në halenë e korruptuar të mutit rilindas?

    1. mateo says:

      Molla e dijes, i ke vene vetes emer të bukur, por e ke kalbur atë frut te shijshëm dhe…të vjen erë. Përpiqu të kundershtosh me argumente e të japësh mesazhe pa erë të keqe. Se me fyerje nuk fiton asgje, veë urrejtjes e përçmimit

  3. Gjin says:

    Gjithe jeten o I shkrete mbete karagjoz lapanjoz…Kudo kritikojne qeverite ky ne nje vrime I bie fyellit shan lulin… neser dihet do I lepish ass lulit …cfare dilenxhinjsh o zot!!!!

  4. ana says:

    Shume shkrim i bukur dhe shpjegues deri ne detaje. Ironik por i vertete eshte Lorenc Vangjeli. Opozitar, vellezerit dhe motrat e mia, per sa kohe tju drejtojne saliu me lulin bashke me kopene e tyre te ujqerve te uritur por pa dhembe ne goje, jeni te destinuar te keni fatin e tyre. Me vjen keq qe nuk e keni kuptuar.

  5. Taulant says:

    Ja kalove dhe Meros per lajkat qe i ben Rames. Mbas politikaneve dhe Juristeve sahan lepires pushteti eshte katandisur Media.

    1. Raul says:

      Nje force politike qe ka lejuar te djege me molotov deren e kryeministrise nje kryegangster si Flamur Herman Geringu duhet te jape llogari para popullit per kete veprim. Asnje popull ne bote dhe ai me i dobeti ne planet nuk do ishte indiferent ndaj ketij akti kriminal kur digjet dera e qeverise qe eshte zgjedhur te drejtoje popullin per 4 vjet ne situate paqe apo lufte, urie apo lumturie, thatesire apo permbytjeje, te shendeteshme apo pandemije. Pra qeveria eshte idhulli i popullit, eshte cadra e tij qe e mbron nga cdo e keqe. E pikerisht kete cader pd ja eshte munduar ta djege 2 here : nje here ne 98 kur vrane Azem Hajdarin per ta perdorur me pas si pretekst per te sulmuar kete dere dhe vjet kur pordhestat e opozites rrugore ishin bere bajate dhe qesharake dhe vendosen me ne fund te djegin deren me molotov, ta thyejne me militantet naziskine te Mamurrasit nen komanden e kryevagabondit Flamur Hernan Geringut ( Herman Geringu dogji Rajshtagun ne 1933 dhe ja faruroi kete akt Ernest Telmanit) . Ky horr beri dhe aktin tjeter duke hyre me force ne drejtorine e policise per te penguar arrestimin e banditeve te arrestuar. E pra per keto akte pd leshelija do marre denimin e merituar vitin tjeter ne 25 prill duke lene jashte parlamenit nje here e mire vagabondet Flamur Herman Geringu dhe Klevis krricin e faros per bllokimin e trafikut ne unaze per nje vit si dhe Nafije dybekun e leshelis per bllokimin e mesimit ne fakultete dhe te kryqezimit te rrugeve vetem per te mbjelle kaos. Fitorja e gjigandit Edi rama kesaj radhe do jete spektalolare dhe per menaxhimin shembullor te tragjedise se termetit te 26 nendorit dhe te pandemise se covid 19. I perjetshem qofte kujtimi i Nafije dybekut te leshitlikes dhe sharebajgave te haremit famekeq eritiko naziskin te Jales Kejdi dhembcakallja , Erisa hundpinokja Nora bythderrja Floida surratufoja, Klajda surrattepsija dhe Edhjet barkderr brahimkari.

  6. ERTV says:

    Kjo punë o Lorenc u be si puna e asaj..
    Një Lorenc e një Vangjel.
    Njëri hyn e tjetri del…
    Lerderisa egzistojne gazeta dhe gazetarë te asaj qe Rama thotë kazan…
    Ne populli do kuptojmë
    Që nqs ikën Saliu vjen Rama dhe mos te iki Ra.a se vjen Lul hollandezi..
    Dhe keshtu e gjitha kthehet në nje fabulë me Katallanin…
    Kur ne fakt në realitet keta duhet te ikin te gjithë
    Luna e madhe se iku Rama dhe num erdhi Lul apo Ilir.
    Populli duhet ti abandoned totalisht votimet ky eshte leksioni urgjent pasi me keto ligje qe bejne keta nuk lerfaqesohet.
    Kjo te jete nje kembane alarmi qe urgjent te rritet presioni nga nderkombetarrt per ndryshim ne formulat e përfaqësimit.
    Se nqs do te kishte mindesi nje dikush I padegjuar te dilte e sigurte qe do ti slostonte te gjithe keto kalbêsiqe.
    Por me Ed e Lul Gjiknur e Bylykbash nuk ka gjasa.
    Krta aty kane te mbyllin çdo shteg per mos te lënë hapesira perfaqesimi dhe ne rastin me te keq thkesht rokadë..
    Kjo eshte Lorenc…
    Prandaj del që t’ju paraqitet njerëzve si zgjedhje midis dy të keqijave.
    Si konkluzion.
    Rama duhet të iki
    E Luli nuk duhet te vij (kuptohet bashkë me Lul hollandezin dhe Saliu e Iliri).
    Duhet pastrim…

  7. Realpolitika says:

    LIDERI KANDIDAT PER KRYEMINISTER DUHET TE KET VIZION ,POR KURAJO E VENDOSMERI TE MARR VENDIMIN E DUHUR NE KOHEN E DUHUR.
    LULIN E BERI SALIU K.PARTIE , POR K/ MINISTER NUK E BEN DOT SALA.
    K.MINISTER TE BEN VOTA E POPULLIT.
    LULI NUK TE BIND LULI HARXHON SHUME LLAK E BOJE PER KOKEN QE E KA BOSH.
    AI VETEM RECITON E ENDERRON.
    LERENI TE SHKRETIN NE ENDERREN E VET.
    EDI RAMA E KA NDRYSHUAR SHQIPERINE.
    BERI SHUME INVESTIME KETO DY MANDATE.
    NE MANDATIN E TRETE DO TE RRISI RROGAT PATJETER.

  8. ERTV says:

    Kjo punë o Lorenc u be si puna e asaj..
    Një Lorenc e një Vangjel.
    Njëri hyn e tjetri del…
    Përderisa ekzistojnë gazeta dhe gazetarë të asaj që Rama thotë kazan…
    Ne populli do kuptojmë
    Që nqs ikën Saliu vjen Rama dhe mos te iki Rama se vjen Lul hollandezi…
    Dhe kështu e gjitha kthehet në një fabulë me Katallanin…dhe Bajlozin e detit.
    Kur ne fakt në realitet keta duhet të ikin të gjithë
    Puna e madhe se iku Rama dhe nuk erdhi Lul apo Ilir.
    Populli duhet ti abandonoj totalisht votimet ky është leksioni urgjent (jo demokratik) qe del, pasi me këto ligje që bëjnë këta nuk ka përfaqësim.
    Kjo të jete një kambanë alarmi që urgjent të rritet presioni nga ndërkombëtarët për ndryshim në formulat e përfaqësimit.
    Se nqs do të kishte mundësi, nje dikush tjetër i padëgjuar të dilte e sigurtë që do ti spostonte të gjithë keto kalbësiqe.
    Por me Ed e Lul, Gjiknur e Bylykbash nuk ka gjasa.
    Këta aty janë të mbyllin çdo shteg për të mos të lënë hapesira përfaqësimi dhe në rastin më të keq thjesht rokada e radhës..
    Kjo eshte Lorenc…
    Prandaj del që t’ju paraqitet njerëzve si zgjedhje midis dy të këqijave.
    Si konkluzion.
    Rama duhet të iki
    E Luli nuk duhet të vij (kuptohet bashkë me Lul hollandezin dhe Saliu e Iliri, Mona e Mediu).
    Duhet pastrim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje