Opozita në zgjedhje, përtej karriges së Lulit dhe Monikës

26 Shtator 2020, 17:24Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Që kur Edi Rama vendosi në mënyrë sa tinzare po aq edhe brutale të ndryshojë rreguallat e lojës zgjedhore duke penguar koalicionet, opozita është kapluar nga një dilemë: A duhet të garojë së bashku apo e veçuar në garën e 25 prillit.

Përpara PD, LSI dhe partive të tjera aleate janë shtruar disa dilema.

Njëri version është që të hyjnë të gjithë në një koalicion të madh duke shmangur çuarjen dëm të secilës votë opozitare. Kjo logjikë niset nga fakti se edhe në vitin e vet më të mirë, në 2017, kur me ndihmën e bandave dhe parave Rama mori 74 mandate, ai nuk e kaloi dot 48% të mbështetjes elektorale. Pra sot, katër vite më pas, kur po mbyll një cikël që filloi me rënien e Saimir Tahirit dhe po përfundon me një borxh katastrofik dhe papunësi të shtuar, Rilindja e vetme nuk do të kishte asnjë shans teorik përballë një opozite të bashkuar.

Një tjetër version është ai i mosfutjes në një listë i PD dhe LSI, për shkak të alergjisë që ky fuzion mund të krijojë tek elektoratet respektive. Pra, sipas tij, dy partitë e mëdha të opozitës duhet të dalin në zgjedhje me lista të veçanta, duke i dhënë më prioritet ruajtjes së identitetit politik, çka nuk do të favorizonte thesin e madh numerik të ruajtjes të çdo vote, por do të mobilizonte sejcilin zgjedhës të partive të veçanta.

Një nënversion i këtij obsioni të dytë do të qe edhe ai për të krijuar dy koalicione opozitare, njëri me profil më të djathtë dhe tjetri me theks më majtas, për të mbledhur aq sa mundet nga të zhgënjyerit e PS-së që i pranon edhe vetë Rama që sot janë të shumtë.

Në teori, për këdo nga këto zgjidhje nuk mund të thuhet as se është më perfektja, as se është e gabuar.

Sejcila prej tyre ka një logjikë të fortë mbështetëse. Por edhe dalja të bashkuar edhe dalja veç e veç, kanë një sekret. Ato nuk mund të bëhen thjeshtë për llogaritë meskine të Lulit apo Monikës, se ku fitojnë një mandat më shumë apo ku do të kenë një deputet më pak.

Vendimi që do meret, nuk duhet të jetë një kulisë e politikës për politikë, i vendosur në çastet e fundit, por pjesë e një debati të hapur dhe të gjërë publik. Ai duhet të ketë një refren dhe një motiv të vetëm: si bëhet më i sigurtë rrëzimi i autokracisë.

Pra lajtmotivi i të gjithë opozitarëve nga sot e deri në zgjedhje, nuk mund të jetë më se kush është i majtë e kush i djathtë, kush njeh 28 nëntorin apo kush 29, kush do shëndetësi falas dhe kush me pagesë, cili do dominojë Beratin apo Shkodrën.

Ndasi të kësaj natyre, që do të qenë normale në kohë të zakonshme, bëhen të papërfillshme me strategjinë që ka zgjedhur opozita që prej shkurtit 2019, kur ndërrmori hapat ekstremë të djegjes së mandateve dhe më pas të bojkotimit të zgjedhjeve vendore. E gjithë kjo rrugë radikale, që u shoqërua me protesta të dhunshme dhe bomba molotov, pati një justifikim, atë për të shembur regjimin autokratik.

Në çdo rast tjetër ajo do të qe absurde dhe e papranueshme.

Prandaj, për të qenë seriozë me zgjedhjen radikale të një viti e gjysëm më parë, si PD dhe LSI duhet ti qëndrojnë besnikë deri në fund asaj. Ata nuk mund të humbin për hir të kalkulimeve të vogla, qëllimin primar, përmbysjen e Ramës.

Vetëm në këtë prizëm duhet zhvilluar debati nëse do të dalin në zgjedhje me një koalicion të përbashkët apo me dy të ndryshme. Për këtë gjë, mbi të gjitha, i detyrohen jo vetëm elektorateve të tyre, por edhe asaj mase shumë më të gjërë që është neveritur nga kjo farë banditësh dhe kleptokratësh.

Dhe pikërisht për këtë, së pari, ata duhet të debatojnë e më pas të vendosin me diskutim të gjërë dhe të hapur, mbi mënyrës si do të shkojnë drejt 25 prillit. Dhe mbi të gjitha, qoftë së bashku, qoftë të veçuar, duhet të nënshkruajnë paraprakisht një kontratë, ku çdo palë angazhohet të mos bashkohet pas zgjedhjeve me Ramën. Vetëm në këtë mënyrë, çdo zgjedhje taktike që mund të bëjnë, nuk e korrupton qëllimin kryesor që i kanë vënë vetes dhe të cilit pretendojnë se i qëndrojnë ende.

20 komente në “Opozita në zgjedhje, përtej karriges së Lulit dhe Monikës”

  1. Prof D.Kalec Dega says:

    Shume ketu do fillojne te inatosen me nipin e Byrose Politike.Kush thua do xhindoset me shume? Te gjithe ata qe dashuronin daje Hysniun e PPSH.
    =
    Kurse une qesh dhe vetem qesh me inatin e komunistave per komunistat, lol.
    =
    Bojkot, Bojkot dhe vetem Bojkot, o albanistanezet e Ramiut

    1. Bureto says:

      Joooo! Jo bojkot. Ndryshe do gjeje zbatim thenia e amerikaneve qe “ata qe nuk votojne (bojkotojne) do qeverisen nga ata qe do votojne!”. Sepse ne te kundert, cilet do te votojnë? Epo dihet, militantet dhe aparatciket e partive kancer i ketyre 30 vjeteve, do votojne familiaret që gezojne benefitet qe u vijne nga pjestare të atyre familjeve, do votojne te korruptuarit qe e ndjene veten te sigurt vetem nen mbrojtjen e pushtetit te partise se tyre qe ata do votojne me shprese qe te fitojne. Atehere cilet do jene ata që do te bojkotojne? Epo te ndershmit, te paperlyerit, te persekutuarirt e vertete, pronaret legjitime, rinia dhe te gjithe te zhgenjyerit nga tranzicioni produkt i partive qe do të bojkotojne. Atehere? Sipas Kushtetutes se Shqiperise formon qeverine (ate qerrata pushtet) partia, ose koalicioni, qe merr me shume vota (mandate) ne zgjedhje. Kjo edhe sikur ta zeme se asnje parti apo kolaicion nuk merr dot mbi 50% te mandateve, por per hater te “unitetit kombetar”, anetaresimit ne BE etj, i gjendet hilja: I bashkojne ato “te majte” e “te djathte” dhe i bejne se bashku 50%+1 vote, dhe formojne keshtu te ashtuquajturen “qeveri e pajtimit kombetar”. A nuk ndodhi ne vitin 1997? Nuk duhet harruar ajo. Pikerisht se atehere nuk u kuptua hileja e madhe e ketyre dy partive, ndaj vuajme ende dhe sot ndyresite e tyre. Pse, në raste te ngjajshme, nuk ka ndodhur kjo dhe gjetke? Sa here te doni. Pushteti, sipas postulatit leninist, “merret me gjak dhe me gjak leshohet!”. Ndaj thirrja per bojkot çon uje në mullirin e Berishes, Metes, Likes, Rames dhe lukunise se çakejve mbrapa tyre. Keshtu them, si dhe here te tjera, se duhet shkuar ne votime masivisht, dhe duhet votuar, por jo per keta te sternjohur tashme per gjithçka. minimalisht, nuk u duhen falur per krimet qe kane bere. Ketu, në kete aspekt, ben dallim vetem Edi Rama. Ketij nuk i duhen dhene vota qe te qeverise i vetem, sepse pushteti i madh çon ne autokraci me gjithe pasojat qe sjell ajo. Atehere te votohet per partite e reja apo ato jo dhe aq te tilla, vetem e vetem qe te ulet perqindja ne favor te partive qe ua kane nxirre jeten deri me sot. Keshtu nuk vijne dot ne pushtet dhe, nese hipotetikisht do te vijne, ajo kurre nuk mund te arrihet pa votat e partive kundershtare qe do te dalin nga zgjedhjet e 25 prillit. Aq sa shtrova me siper nuk jane domosdoshmerisht zgjidhja e vetme. Le te mbetet nje perpjekje per te treguar se bojkotimi na çon në rruge te gabuar, ne mos me te keqe se kjo qe po jetojme, pare kjo te pakten ne sjelljen politike dhe në pasjen e standardeve demokratrike. Se, asnje nuk duhet te besoje që ndonje dite do te haje me luge floriri (e hengri një here dhe u ‘ngop’-1945-1990), por as dhe se do te kete drejtesi te kulluar. Persa kohe nuk ka dhe demokraci te kulluar, keto jane enderra! Po ama nuk eshte ender qe nga 25 prilli 2021 te priten dhe dora-dores te shikohen realisht dite më të mira në të gjitha fushat e jetes. Keto s’ka njeri qe nuk i di se cilat jane dhe qe nuk i pret t’i gezoje. Le te votohet pra per to. Keto 7 muaj deri ne diten e zgjedhjes nga ky motiv duhet të udhehiqemi. Eshte koha per të evokuar thirrjen e njohur “Popuj jini vigjilent!”.

      1. Kalec Dega says:

        Shume qarte e sakte keni analizuar me siper.
        =
        Bojkoti ne Shqiperi eshte i domosdoshem edhe pse koncepti ne demokraci nuk puqet.
        =
        Ky do jete i vetmi rast dhe tipik per Shqiperine per te tundur dhe shkulur sistemin e kalber te ndertuar me “demokraci” de jure.
        =
        Pra, vetem ne kete rast , ne zgjedhjet e ardhshme ku alternativa jane , Parti te ‘Reja’ apo te vogla” por perseri celula te PPSH(PD+PS+LSI)
        =
        Sa do vigjilent te jete populli do zgjedhite keqen me te vogel. Ndersa kjo eshte e vertete kudo ne bote per demokracite e stazhonuara nuk mund te aplikohet ne Shqiperine akoma komuniste edhe pse de jure demokratike.
        =
        Shqiptari i provoi te gjitha por jo Bojkotin dhe bojkoti per shqiptaret eshte nje koncept i huaj keshtu qe kjo perjashtohet ne kete rast.

  2. Niazi says:

    Si bashkë si veç, Luli me Monën të humbur janë !Sepse ka një arsye madhore që shqiptarët nuk mund t’a harrojnë : Luli me bëmat e tij për rrugën E kombit, shitjen e detit , vrasjet në 21 Janar , gjumin në bashkinë Tiranë nuk ngjall entuziazëm për t’a votuar ! Mona konsiderohet thjesht një idiote që e ka çuar Lesh e Linë në humnerë nuk mund të votohet ! Ndërsa Rama ka çfarë të thotë kudo nëpër Shqipëri ,pa le.më për Tiranën !

  3. Korabi says:

    Shiko ëndrra me sy hapur lepurushi i gjyshit. Ti nuk e njeh fare realitetin. Kush do fitoj, një tufë me sharlatan. Fitorja e Edit do ju bëjë që të mos u zërë gjumi për një kohë të gjatë.

  4. ERTV says:

    Rama duhet të iki..
    E Luli nuk duhet të vij…
    (Kuptohet bashkë me Lulin, Saliu,Iliri,Mona e Mediu)..
    Mos ju thurrni njerëzve hymne e lapidare..
    Po i bëni si rrapi në Mashkullorë nga 200 vjet ne pushtet.
    Le të ikin plehrat të shpëtoj Shqipëria …..

    1. qazim says:

      Ah more nipcja i bllokut,sado qe i fryve zjarrit e i nxite me pacavuret e tua turmat per revolucion,nuk ja dole. Luli e Monika cfatdo qe te bejne nuk mund te fitojne se jane figura te kompromentuara e te urryera nga publiku mbare. Sido qe ti thuresh germat e mendimet,nuk ja del dot or birbo se njerezit ka 30 vjet qe shohin e jetojne maskaralleqet e atyre qe ti do e per te cilet nxin cdo gje qe perpiqet te beje Rama sot.

  5. Olimpia says:

    Bushat,Rama mund te humbiste ne se do te kishte perballe nje qender te djathte moderne, te cilen po’ perpiqen ta krijojne iniciatoret e levizjes Thurje.Por ata jane vone, te paqarte dhe si te gjithe shqiptaret, veshtire te behen bashke. Por alternativa Berisha Meta eshte katastrofe kombetare dhe jam i bindur qe 60% e votuesve do te votojne PS, pavaresisht se Rama eshte thjeshte nje liberal i qendres. Bile ne se Rama do te bente nje hap prapa, do te organizonte primarie ne PS per nje figure tjeter si kryeminister, fitorja e te majtes do te jete mbi 70 %, gje qe eshte preference ime. Sepse ardhja ne pushtet e pinjollve te dumbabisteve tribale dhe pinjollve te bllokut do te ishte nje katastrofe kombetare. Kaq idiot je ti Bushat sa qe shpreson qe vrasesi I demonstruesve ne bulevard, hajduti I Rruges se Kombit, i ndaluari per te hyre ne SHBA Basha, do te behet kryeminister I Shqiperise…….,? Dhe do te vere Monen ministre te brendeshme me burrin president…? Po nuk eshte koha è klanit Kapo qe komandonte Shqiperine o Bushat, pasi per cudi as Enveri dhe as Mehmeti nuk kishin klan.

    1. Henks says:

      Olimpia
      Si gjithmonë komenti jot është i qartë dhe i goditur por jo për mendjet nën mesatare. Pjesa dërrmuese e shqypove, të verbuar nga militantizmi partiak (majtas e djathtas) nuk arrin ta kuptojnë që politikanët duhet të jenë gjithmonë në garë se kush ofron alternativa më të mira se kundërshtari, vetëm kështu kanë mundësi që të fitojnë zgjedhjet dhe kur i fitojnë fillojnë punën që të realizojnë ato që kanë premtuar. Kështu funksionon në vendet e botës demokratike. Kurse në Shqipëri është e kundërta, bëhen fushata të bazuara në gënjeshtra dhe mashtrime dhe sapo hipin në pushtet, mbyllin derën me çelës, “fikin telefonat” dhe ngrohin kolltukun për 4 vjet. Në mbarim të mandatit fillojnë përsëri fushatën me premtime boshe dhe delet u shkojnë nga pas, dmth ky avaz përsëritet këtu e disa dekada.
      Me pak fjalë, mund dhe duhet të ketë më mirë se Rama dhe PS, sepse sic thashë më lart, politikanët duhet të jenë në provë gjatë gjithë mandatit por që të heqësh Ramën e të vendosësh një më të mirë, duhet që pala kundërshtare, pra opozita të ketë njerëz më të mirë, më të saktë, me më shumë integritet dhe me platforma dhe alternativa më efikase dhe do ta shohin të gjithë sa kollaj bie Rama.
      Po për fat të keq e ashtuquajtura e djathtë shqiptare është shkaktarja kryesore që Rama do rrijë në pushtet të paktën edhe nja 4 vjet të tjera. Shqiptarët e shkretë i ka zënë halli që të praktikojnë shprehjen e vjetër “midis dy të këqijave po zgjedhim atë më të voglën”.
      Po sa kohë do vazhdojmë të zgjedhim të keqen më të vogël, përse mos të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirën e të mirave?? Na iku jeta duke u kënaqur me lugën bosh…

  6. Erjol Flin says:

    Te jete per Ramen ishalla te degjon Luli e PD o Andi! Ashtu befshin si i thua ti. Po edhe ti ta marresh ate kaparin e dites nga kushdo qofte qe e merr per te share Ramen. Nese je gazetar rri gazetar. Nese do te behesh analist e keshilltar te pakten lexo ligjet e meso matematike e mos flit si “mamaja Zeqos ne maje te thanes”. Mirembec o nipi Hisniut.

  7. ABC KORCA says:

    O Andi, cfare e lidh LSI-ne me PD-ne?!
    Programi?
    Bindjet politike?
    Rrymat politike?
    Keto zoterote nuk i ke shqyrtuar aspak… apo ci qi nene… shqiperine do qeverrisin?

  8. PRoShi says:

    Perpiqet Bushati te na shese lekuren e ujkut dhe te cakalles si lekure keci dhe shqere. Por jo or Bushat ? Kot e mer kete rol se nuk te beson njeri. Ti per inat te sat vjere vete fle me millonane. Problemi yt si bir kurve.

  9. Mondi Barcelona says:

    U bere ti spurdhjak bir e nip komunistesh te japesh mende ti duhet tu kerkosh djese shqiptareve per krimet e Hysni Kapos o pederaste o qe ne pamje nuk dukesh as burre as grua, por si peder

  10. Patriotet e leshit says:

    Po si ka mundesi mor ti ANAL-ist i madh,qe ke kaq kohe qe na cave Hajdarin se pd do fitoje ne menyre plebishitare,tani nuk te dilkan llogarite dhe po vriske mendjen me cfare skeme do te luhet qe te mund te marim ndonje vote me teper se ne 2017,po ti bilbil halesh,ishe shume optimist se populli do ta shporre ER,pse u terhoqe tani,apo u ule pak ne toke dhe e kuptove se me keta indvide qe perfaqsohet opozita dhe me masazher sipuna jote,keti populli nuk i leviz fare ai miku.Udheheqja e sotme e opozites me emer e mbiemer,jane objekt hetimi i organeve te reja te drejtesise,per vrasje,vjedhje,korrupsion,trafiqe te ndryshme,mashtrim dhe nuk do shkoje gjate kur te ndodhe si ne kosove,qe ekzekutimin e vendimeve te organeve te hetimit per arrestimin e figurave kryesore politike ti ekzekutojne forcat e ligjit te partnerve tane dhe atehere do i shofim keta trimat tane me breke e kanatjere,jo ne plazh,po ne burg

  11. ana says:

    O bushat sa here ke dhene mend ti opozites ose me mire PD-se dhe LSI -se per lesh kane ikur. Ju the vjet dilni nga parlamenti, dolen dhe e hongren salcicen mrena. Ju the bojkotoni zgvjedhjet vendore dhe te degjuan – zgjedhje u kryhen dhe u duartrokiten edhe nga nderkombetaret. Tani thuaji te hajne mut dhe kane per ta ngrene. Ndersa ti haj ate te Rames se e ka edhe te modh!

  12. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Ore Bushat ! Ke koh qe kritikon dhe kalon ne mikroskopin e kendveshtrimit opozitar te ksaj maxhorance dhe vet kryeministrin e saj e po nxjer nje mllef qe nuk justifikon peshen e tij, sepse le pershtypjen e nje motivi personal, ku kerkon te nxish edhe aty ku ka te “bardh”,sa nuk nguron edhe ne nje debat me Spiropalin te shprehesh per “gojore”,duke shkelur etiken e nje gazetari serioz e asnjanes e te na bindesh per qellimin opozitar qe ke mar ! Po mir mor Bushat, na gjej nje krahasim te ksaj maxhorance me kte kryeminister sot ,me te gjitha qeverit qe kaluan neper kte rug 35 vjecare postkomuniste !Na gjej pra nje kryeminister “me pak hajdut” “,me pak mashtrus “me pak imoral ” me pak kriminel e tradhtar” e me pak “zjarvenes” Kta jan parada e kryeministrave dhe presidentave qe shijoi ky Komb ! Na gjej pra nje te hajrit dhe na e propozo per ta votuar ! Lodhesh kot Bushat ,se ky popull qe ka gjet belan me politikanet e dhier ,nuk ka zgjidhje do sdo ti dhe ky, qe ti nuk e kaperdin dot per fat te mir apo keq te shqiptareve esht e keqja me e vogel ,se kta jan vet shqiptaret ! E di qe ka plot gabime ,e di qe nuk ishte i zoti te pastronte llumin e ktyre politikaneve qe kan pushtuar Shqiperin e ka ber pazare me ta, ndonese mori dy mandate, por na i la aty qe te mos kemi me ke ta zevendesojm ,! Na gjeni pra ju te zgjuarit dike qe te jet pak me i mir se ky……….

  13. hysniu says:

    Opozita te formoje dy koalicione thote bolja. Nje te djathte dhe tjetren te djathte me theks majtas!!. O trap. Formoni 12 koalicione po deshet. Sapo njerezit te shohin PD ose LSI, do u dalin psrasysh njerezit me te urryer te ketij kombi: Sali Brisha, ilir Meta, lul Karafili, monika baxhella bashke me ty sojin tend o idjot.

  14. iksi says:

    O ti Bushati qe mbahesh si opinonist trim qe kritikon qeverine . Ne radhe te pare ju opinonistat , gazetaret dhe televizoret gjoja te pamvarur e keni bere çorap Lulin qe ai i shastisur eshte gjithmone se nuk ka tru por ju po e bani ma te marre . Ju nga inati qe keni me Edi Ramen se ju beri te gjitheve me luajt mendesh ju beri te merrni malet ju gjoja i jepni keshilla Lulit dhe po e merrni me ne qafe se merr vehten e vet . Çeshte me e keqa edhe ja mohoni kur dalin nul keshillat e vlefshme qe i jepni . Ja p.sh ju ( gjoja analista , gjoja gazetare , gjoja medja te pamvarura ) e keni keshilluar te dilnin nga parlamenti se do i thone Europa e Amerika , beni zgjedhje te reja se nuk plotesohet parlamenti me numrin e nevojshem te votave per te marre vendime , kjo ju doli nul se Rama ja gjeti mundesine dhe parlamenti po funksionon shume mire me nje opozit qe din me kritiku din me dhane mendime dhe ngulin kembe ne kerkesen e tyre sa qe e detyrojne shumicen qeverisese te terhiqet . Ndersa sa kan qene ne parlament ata te P.D se e te L.S.I.se ne nuk mbajme mend qe eshte bere ndonje seance e rregullt vetem duke u share duke bllokuar foltoren duke gjuajt , sa qe ne si popull nuk mbajme mend qe opozita qe eshte sot e rrugeve a ka ngrit ndonje problem as nuk ka dhene kurr ndonje mendim si duhen bere punet me mire veç duke kundershtuar kot pa argumenta çdo propozim a vendim te shumices parlamentare . Po mire more ti analist qe po lavdron opoziten e rruges a din gje çfare programi ka , çfare ideshe çfare perspektive pra te behet e pranushme 10% se as aq elektorat nuk i ka mbet .Po si mendoni ju se populli tashti eshte i pa ditur a , tashti ti kendon letrat mire populli . Po kuj ti japin vote qe me i miri qe presupozohet se duhet te jete kryetari i partise aj biles nuk lejohet te caktohet kandidat se eshte pa dhene llogari para drejtesise shqiptare per vjedhje , vrasje shitje deti , po ashtu edhe me i zi bajlozi juaj Berisha , atehere kur keto te dy jane shume te ndyte po tjeret …… x . Per te tjeret po jua kujtoj une , ju kujtohet para zgjedhjeve te 2017 tes qe jua dha Rama gjith qeverine ne vend qe te luftonin te fitonin duke i gjetur e shenuar shkelje te ndryshme ne zgjedhje e ti çonin ne gjykate ata e kishin mendnen si te vidhnin se ate dine me e bere mire se jane mjeshtra dhe mbas dy vjetesh kur po u mbaronin leket qe vodhen per 5 muaj u kujtuan dhe thane qe zgjedhjet jane vjedhur jane blere e çnuk thane dhe atehere kur duheshin thane nuk folen fare biles folen mire se gjoja i drejtuan ata dhe sa u tha boja filluan ulurimat . Ja pra more bushat ziu . O Bushati po si more per ca lek te qelbura shan edhe baben tand me tregu qe ti je demokrat , po te jem ne vendin tand shkoj me pertine komuniste te Hysni Milloshit qe kryetar mbas vdekjes se tij eshte Qemal Cicollari , e atehere je i besushem . Edhe nje gje qe e lashe per ne fund si ambelsire eshte qe ti Bushati , Andi tjeter Bejtja , Zhej , Lubonja , Lesi , Rakipi , Rakipllari , Shkullaku , F. Balliu , Çim Peka , Fevziu , A. Cani jeni njerezit me te ndyre me te dhishmit qe ju urren populli .

  15. Shpalosësi says:

    ” Bandit dhe kleptoman .. ”
    Me keto fjale sherbehesh o analist.
    Nje shares ordiner i paguar dhe nje pyroman je, asgje tjeter…mençuri e ke çmendurine …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje