Paketa fiskale e programit qeverisës të PD, Basha: Taksë e sheshtë 9%, me mua kryeministër do të fuqizojmë ata që punojnë

26 Shtator 2020, 17:54Politika TEMA

Taksa e sheshtë 9%, është një nga premtimet e programit qeverisës të PD dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha thotë se përmes kësaj takse, shtrohet rruga “përmes së cilës do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë”

Gjithashtu, një ndër arsyet pse duhet që taksa e sheshtë të jetë 9%, Basha thotë se ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme.

Postimi i plotë i Bashës:

Gjatë këtyre ditëve kam marrë mesazhe të shumta për paketën fiskale të programit tonë ekonomik prezantuar së fundi publikut. Prej tyre kuptova edhe më mirë nevojën e madhe që kanë punonjësit, inxhinierët, ekonomistët, mjekët, avokatët, profesionistët dhe sipërmarrësit për masa dhe lehtësi fiskale, që ju bëhen krah në këto kohë të vështira.

Taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës ne do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë. Ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të fuqizojmë të gjithë ata që punojnë. Puna dhe mundi juaj nuk duhet të mbitaksohen. Përkundrazi, sa më shumë para në xhepat tuaja, aq më mirë për ekonominë tonë. Këto 7 vite, qeveria Rama ka rritur taksat më shumë se çdo qeveri tjetër më parë, duke i keqmenaxhuar dhe shpërdoruar ato si asnjëherë më parë.

Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje, shqiptarët duan mbështetje dhe lehtësi fiskale nga shteti, dhe jo një qeveri arrogante, që ju nxjerr vetëm pengesa. Ne do e rishikojmë të gjithë paketën e taksave aktuale për t’ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj. Unë e di që do na duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe ne do t’i marrim ato së bashku.

Qellimi ynë është që të kemi një shoqëri të qëndrueshme, me një shtresë të mesme solide në zemër të saj dhe me institucione që ju shërbejnë qytetarëve dhe jo partive. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do sjellim ndryshimin që duan të gjithë! #ditëmëtëmira

3 komente në “Paketa fiskale e programit qeverisës të PD, Basha: Taksë e sheshtë 9%, me mua kryeministër do të fuqizojmë ata që punojnë”

  1. Genti says:

    Jemi duke paguar 23% takse per rrogen qe po ti shtosh edhe siguracionet, shkon mbi 40%.. Kjo esht goditje direkte e asaj shtese te mesme qe deklaron pagat me trasparence.. shum veta Jan gati te joshen nga nje zorraxhi si basha nga frustrimi qe kan .Se si mund te quhen te pasur ata qe marrin nje rroge 1400 euro ne muaj, vetem Rama e di.

  2. Bastrub says:

    Chi dorme non piglia pesci.
    Ky eshte basha
    Ça duhet nje njeri flen gjithmon?

  3. Mos e dhëntë zoti !!?? says:

    Lulushi kryeministër?!?!?!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje