Topi është i Saliut, prandaj Luli Basha nuk e gjuan dot vetë

27 Shtator 2020, 10:35Politika TEMA

Kur Ambasadorja Yuri Kim tha frazën e famshme më 3 qershor të këtij viti, se topi për marrëveshjen e opozitës me PS në tryezën e Këshillit Politik “është në këmbët e Luli Bashës”, propaganda opozitare kërceu përpjetë.

Në vend që të mereshin me thelbin e mesazhit, u morën me formën e tij. Në vend që të mereshin me përmbajtjen, u morën gjithë kohës me formën e tij. Në vend që të zbërthenin kodin politik të kryediplomates, u morën deri në kompleksimin edhe të vetë Luli Bashës, për mënyrën sesi ishte shqiptuar emri i tij.

E tani që kanë kaluar disa muaj nga ajo deklaratë, e cila ende kujtohet nëpër studiot televizive për “Luli Bashën”, kuptohet gjithnjë e më qartë mesazhi ndërkombëtar me “topin në këmbët e tij”. Një mesazh që për shqiptarët përkthehet sipas asaj batutës së njohur të filmit të vjetër, se “topi është i imi dhe penalltinë do ta gjuaj vetë!”

Janë dy zhvillime të kësaj jave, ato që të bëjnë të vërtetosh përfundimisht, atë që ka besuar prej kohësh gjithkush, se në Partinë Demokratike “topi nuk është i Luli Bashës, ndaj ai penalltinë ai nuk arrin që ta gjuajë asnjëherë vetë”.
E para, lidhet me deklaratën e bërë në një studio televizive. I pyetur nëse “do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet”, Luli Basha u përgjigj: Po. Në cilin qytet, ishte pyetja vijuese? “Ku të dojë”,- ishte përgjigja e tij.
Morali i fabulës? Vetëm pronari i topit, luan ku e kur të dojë, në çdo hapësirë e fazë të lojës!

E dyta, lidhet me përgjigjen që vetë Sali Berisha dha për mundësinë e kandidimit të Edi Ramës, jo në qarkun e Durrësit siç ishte thënë paraprakisht, por në atë të Vlorës. “Sepse në Durrës, do të kandidojë Luli Basha”,- tha ai.
Morali i fabulës? Vetëm pronari i topit, ia cakton vendin në PD Luli Bashës se ku do luaj. Nda, topi asnjëherë nuk ka qenë realisht në këmbët e tij.

Po pse Sali Berisha u detyrua që ta bënte publike me gojën e tij, se ai dhe jo Luli Basha, është pronari i vërtetë I topit të lojës politike dhe elektorale brenda Partisë Demokratike? Sepse me hapjen e listave pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, ose njëri ose tjetri lider mund të kandidojë në një qark. Sali Berisha e ka vendosur veten në Tiranë.

Nëse edhe Luli Basha do të kandidonte në kryeqytet, atëherë kur të numëroheshin votat në fund meqë qytetarët kanë të drejtë të votojnë këtë radhë cilin kandidat të duan, njëri do të mari më shumë vota se tjetri. Kjo do ti dëmtonte të dy në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve, sepse do të zbulohej e vërteta se Sali Berisha është kryetari “de facto”, ndërsa Lulzim Basha është thjeshtë kryetari “de jure” I PD.

Kjo javë na zbuloi në dritë të diellit lojën me pronarin e topit dhe me pamundësinë e Luli Bashës së shkretë, për ta gjuajtur atë, edhe kur ia çojnë te këmbët!

Alpenews

8 komente në “Topi është i Saliut, prandaj Luli Basha nuk e gjuan dot vetë”

  1. sadna babul says:

    Topi eshte top

  2. ?? says:

    Lulush! Rritu, të kapësh koqet e fikut .

  3. Lul kastraveci pa fara says:

    Topet jane malokut dhe lulashi nuk i shterngon dot,vetem se i lepine

  4. viçidoli says:

    Shkurt Lulushi ka qenë e do jetë gjithmonë numuror topi dhe asnjëherë komandant topi ,vazhdo lulush mbaj predhat (pordhët) e saliut.

  5. Jimi says:

    Pyetja qe shtrohet nuk eshte, se do te kandidoje, apo jo Berisha. Pyetja qe shtrohet eshte se, a do ta fuse Berisha ne listat e kandidimit Lulen?

  6. U dhim tu qesh says:

    Nuk thuhet topi nuk eshte i Saliut, po Lyli eshte topi ne kembe te Salehut.

  7. Ladi says:

    Luli dhe topi – baraz me Lul gopi..
    Nje palaco ne krye te pd-se..
    Nje antishqiptar ne krye te opozites..
    Nje parazit perballe puneve te ketij vendi..
    Nje i paafte per ta drejtuar drejt europes kete vend..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje