FOTOT/ Qendra e re turistike e Valbonës, Rama: U shkund pluhuri i harresës, Tropojën e bukur e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftëra absurde politike

27 Shtator 2020, 09:46Politika TEMA
FOTOT/ Qendra e re turistike e Valbonës, Rama: U shkund pluhuri i

Kryeministri Edi Rama ka publikuar Qendrën e Re Turistike të Valbonës, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto 7 vjet është shkundur pluhuri i harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike.

“Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama. (TemA)

19 komente në “FOTOT/ Qendra e re turistike e Valbonës, Rama: U shkund pluhuri i harresës, Tropojën e bukur e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftëra absurde politike”

    1. Bbb says:

      Po Valbona ku eshte?

  1. Pal says:

    E bukur por ruajeni se mos e shkaterrojn njerezit e Sals.

  2. Kot says:

    Po lumi ekziston apo e hengren hidrocentrali / politiqenet?

  3. Detari says:

    hahaha reklamon nje kasolle.
    akoma nuk e keni vrare kete kelysh te erdoqenit?

    1. ALBAN DEGA says:

      KY KOMENT ESHTE 24 KARAT TERRORIST !

      Thirrje direkte per vrasjen e nje kryeministri apo Presidenti, e nje ministri apo deputeti, e nje kryeebashkiaku apo… edhe kryeplaku katundi te zgjedhur ne menyre demokratike, pavaresisht nga perkatesia per aresye politike eshte akt i mirefillte terrorizmi.
      Ne kete rast gazetat apo cilado media aq me pak nje nga gazetat me te ke hará kombetare si Tema nuk duhet ti botoj e por ti denoncojne cilindo komentues tek prokuroria per ndjekje penale.
      Pseudonimet nuk jane impunitet – mbrojtje nga ndeshkimi ligjor per askend.
      Askush nuk eshte mbi ligjin !

  4. ABC KORCA says:

    Qentra turistike e valbenes aty ka qene,thjesht quheshin “godinat qeverritare”.
    Po,nuk kishin kete mbishkrimin “qenter turistike”.
    Propagande e shpifur nga edvini edhe kjo.

  5. Revizori says:

    Te jesh kundershtar politik i Edi Ramës, ose te kritikosh Edi Ramën jonnga bindje politike, por duke vene ne dukje ndoshta korrupsionin, apo shkeljet ligjore, apo keq-qeverisjen, eshte sot detyre patriotike, sepse jemi ne mungesë totale te nje opozite te besueshme, ose te nje alternative dinjitoze.
    Por te shash Ramën pa kriter politik ose ekonomik, dhe të shpifësh kunder Ramës per llogari të Sali Berishës ose Ilir Metës, do te thote t’i bësh Ramës nje nder të jashtezakonshëm, kur ai nuk e pret.
    Të mbrosh Sali Berishen, Ilir Metën, apo edhe kërriçin Basha dhe fshesaxhien Kryemadhi duke shpifur kundra Ramës, rrëzon edhe ato akuza te drejta we mund te kesh për Ramën.
    Prandaj duket sikur keta Zigur Qarrët, dhe moria e analfabetëve qe ulerijnë, jane paguar nga Rama.
    Sa per Qim Pekën, ai dihet se e bën nga idiotësia, ndersa Zheji, Lubonja, Shkullaku, Bejtja, Bushati e bejne nga pozita personale per pune parash.
    E vetmja opozite e vertete me shkrime dinjitoze vjen nga Ilirjan Blloshmi, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Myslym Murrizi, Rudina Hajdari, dhe Astrit Patozi. Jane persona tepër te ndryshem, dhe nuk ka rendesi se kush Jane. E rendesishme eshte qe bejne opozite dinjitoze.
    Por Zigur Qarri vdes per Komunistin Sali, sepse i kujton Xhaxhin Enver, dhe nuk heq dore.
    Doni te rrezoni Ramën? Nuk.ka nevoje te shash Ramën fare. Rrezoni Saliun, hiqeni ate Lolo nga Kryetar i PD, ku e ka vene Saliu, reformoni PD-ne qe te behet alternative qeverisese, dhe Rama eshte i hequr qe neser.
    Çdo popull lodhet nga Qeveria e nje partie Pas nje fare kohe. Por Zagar Qarrët e Saliut nuk te lene te lodhesh nga Qeveria, dhe bashkojne lehjet e tyre me ato të Monës dhe Metës, dhe natyrisht populli i shkrete do thote: “U bu bu bu bu. Jo or Jo. Mire eshte Rama. Sa te na hane Zagaret e Saliut, me mire te rrije Rama. Te pakten ky po bën diçka.”
    Deri kur ta kuptojne kundershtaret e vertete te Ramës se qysh hiqet Rama, ai do vazhdoje te jete kryeminister. Çdo shkrim i Zagareve eshte dhurate per Ramën. Nuk besoj qe keta Zagaret te jene me te djathte nga Blloshmët, Elezët, apo Edvin Kulluri.
    Por keto Jane paradokset shqipetare. PD udhehiqet nga nje komunist, ndersa PS nga nje i djathte.
    Nuk po I hyj debatit se sa ka bere apo nuk ka bere Rama, sepse populli gjykon vete. Nuk ka nevoje t’ja tregoj une.

  6. Malsor prej Rrjollit says:

    Fantastik.
    Me 25 prill 2021 do votoj per Partine Socialiste.

  7. vec për foto says:

    Mollë e ndaluar ekonomikisht për shumë e shumë shqiptarë

  8. vec për foto says:

    Mollë e ndaluar ekonomikisht për shumë e shumë shqiptarë

  9. Henks says:

    E njëjta foto por e kapur nga kënde të ndryshme. Të zhvillosh turizmin duhet shumë punë, duhet strategji kombëtare afatgjatë, projekte serioze, jo thjesht reklamimi i një shtëpie druri të bukur. Jemi larg nga turizmi i vërtetë.

  10. edi says:

    E mo Revizori sa i mençur qenke.Bere ç’bere dole prap tek parullat e socialisteve (sa te jete Saliu ,me mire Rama )si e keqja me e vogel ,ç’na kenaqet me kete teorine tuaj.

  11. Popull dele says:

    Vend Fantastike ….shume shume i Bukur ..
    Vetem behet Pyetja. ! ku Jane dushet Cezmat e Ujit,, se fatekeqesisht keta banore qe banojne aty sikur se njohin Ujin apo Kane frike nga Uji ..
    Nuk shikoni Si i lepin Floket Saliu dhe Lulushka APO dhe te gjithe te tjeret shumica e ketyre Banoreve !
    Sepse Ujin nuk e njohin….Duhet nje Propagabte tju behet per paaterti dhe Higjene…

  12. Ed says:

    GJERA QE NUK IMADMGJINOHESHIN PARA 7 VJETEVE.
    MOS PRISNI QE KRIMINELET DHE HAJDUTET TA APROVOJNE GJERAT E MIRA QE PO BEHEN NE SHQIPERI NGA EDI RAMA ATYRE JU VRITEN SYTE MBETEN PA GJUME VUAUAJE KUR SHOHIN SHQIPERINE QE PO E NDERTON EDI RAMA
    SI MUNDET QE NJE GJYKATES ME KURSIN E PLEPAVE QE ESHTE PERGJEGJES PER SHKATRIMIN E DREJTESISE TE GEZOHET QE SHQIPERIA ESHTE BERE KANTIER NDERTIMI. PER ATE PERKETHEHET BURRRG

    EDI RAMA THE GREAT

  13. Ceni says:

    Si nuk thate nje fjale te mire, or qurranjoza. Kane ndertu disa shtepi plot shije dhe po behen perpjekje te ndryshohet jeta mes maleve. Ne vend tu thoni hallall atyre njerezve, villni vrer.

    1. kot says:

      se duan te na hedhin hi syve me dy godina te restauruara, lumin e shkaterruan, si shume lumenj e zona turistike te tjera nga babezia per para e per rryshfete, e ne duhet te besojme keto budalliqet qe na servirin.

      Mund te kishin bere shuuuuuuuuume me shuuuuuuuuuume ne keto vite qeverisje, dhe popullit i ka ardhur uji tek buzet prandaj i shajme, se e shakterruan shqiperine dhe i perzune shqiptaret. Po ti rri ngrof karriken, se mesiguri do jesh rehat me kete qeverisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje