Dy precedentë dhe një standart, pse 25 Prilli duhej të qe kokë më kokë: PS-PD-LSI!

27 Shtator 2020, 09:32Politika TEMA

Sapo rinisi jeta politike pas zgjedhjeve të vitit 2017, e fokusuar te ajo parlamentare, gazetarët e politikës qëmtonin me kujdes nëse do kishte një afrim fizik por aspak politik mes PD dhe LSI-së. Kjo, sepse dukej e pamundur pas një fushate ku gjuha e Bashës e kishte denoncuar rëndë partinë e Meta-Kryemadhit, e njëherësh, Meta, me mandat presidenti në xhep, e kishte sulmuar gjithëaq rëndë Bashën.

Ishte një fushatë pra, ku Rama kishte bërë lëvizjen e tij shahistike të menduar prej kohësh; atë të largimit të LSI-së nga qeverisja, për ta shndërruar këtë në një standart të ri politik (siç), me vlerë historike në tre dekada politikë pluraliste, duke e çuar pra në opozitë një forcë politike tipike klienteliste, një kokëçarje për çdo pushtet.

Nga ana tjetër, në terma prestigji e jo vetëm, PD s’mund të pranonte të rifuste në përdorim “një leckë të hedhur” nga PS. Por ditë pas dite, ofroheshin pamje se si Basha e Kryemadhi afroheshin centimetër pas centimetri me njëri-tjetrin, deri sa u shkrinë në një.

Sot, LSI është në pozitën e vet, në atë që është profili i saj, e ngjitur si ”m pas k” pas një prej partive të mëdha duke ushqyer shpresën e rikthimit në tepsinë e pushtetit, ndërsa PD përjeton vetëposhtërimin e saj, ku si një parti historike, jeton e varur nga LSI në shpresën për t’u rikthyer në pushtet. Kjo është drama e saj e madhe, dhe, nuk vlen asnjë debat mbi PD-në me objeksion 25 prillin 2021 – të tipit program, vizion a të ngjashme – gjersa forca simbol e ndryshimit të sistemeve, nuk bën dot pa dyshen Meta-Kryemadhi. Madje as pa kufoma politike si Shehi, Mediu, Ndoka apo Dule, figura të stërkonsumuara, pa asnjë shkëlqim, që s’përfaqësojnë asgjë veç vetes së tyre.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë si të tjerat. Ato vijnë në një kontekst të ri politik, ku më e pakta, PS ka vendosur të rivalizojë e vetme. Me këtë akt, pos që po provon të eliminojë parazitë politikë pa asnjë lloj vlere që u ngjiten e s’u shqiten partive të mëdha për një llokmë në tepsinë e pushtetit – “Laço parti” – siç i quante Nano, por e fton PD-në  “në heshtje” të bëjë të njëjtën gjë, për të shpëtuar dhe ajo prej tyre.

Ndërkohë, është një dorashkë sfidë e hedhur për të, e tipit: provo të hahesh kokë më kokë, për nderin tënd!

Siç po shihet, në përpëlitjen e saj për rikthimin në pushtet, PD s’i investohet as në nder e as në moral politik.

Që të dyja këto, e donin që PD të futej në betejën e 25 prillit si sigël e vetme, siç PS, siç dhe i takon si Big politik, nëse pretendon se vijon të mbetet kështu përballë rivalit historik. Shkuarja e saj me LSI-në në krah e me emra parazitësh politikë, nën eufemizmin “Opozitë e bashkuar”, është për të një disfatë ende pa hyrë në garë. Eshtë prej atyre sjelljeve në dukje pragmatike, me hesape të bëra në mënyrë naive, të cilat përkthehen psikologjikisht si dobësi në elektorat. Ndaj, ajo që duket për të si avantazh, nga Rama trajtohet si avantazh i tij. Siç ka thënë, ashtu i do, të dy bashkë. Sepse të dy bashkë i ka mundur dhe në 2011-ën.

Nëse PD vërtet do kishte patur një tranformim të atillë që do e bënte atë të denjë për pushtet, e që do e përçonte në publik ndjesinë se e meriton rikthimin në qeverisje, ajo do ishte një parti pa LSI, më e pakta kjo. Ky do ishte nderi dhe morali i saj, që s’ka gjasë mos përktheheshin në vota. Çështja është se PD ka kohë që s’beson më te këto dy kolona force e prestigji, e dorëzohet para skemave pragmatike, që dhe këto të luajtura keq.

Nga ana tjetër, kjo do vlente dhe për LSI-në. Më 25 prill, ajo do duhej që ta provonte të shkonte e vetme, kokë më kokë me PS-në e PD-në, sepse atë ditë do shkruhet historia e të trijave. Atë ditë, të trija do marrin çmimin që meritojnë për atë se ç’janë për elektoratin. Dhe investimi më i madh është dalja vetëm.

PS e bëri (njëherë në 2011 dhe njëherë në 2017, dy herë me fitore), po e bën sërish, dhe kjo i ka dhënë një avantazh psikologjik ndaj kundërshtarëve, akoma pa nisur me beteja. /tesheshi/

10 komente në “Dy precedentë dhe një standart, pse 25 Prilli duhej të qe kokë më kokë: PS-PD-LSI!”

  1. Pedro i ri says:

    PS nuk ka nevoje per aleanca strategjike. Elektorati shqiptar eshte i majte. Sarkazma eshte qe te djathten e perfaqesojne disa ish komuniste dhe fukarenjte e rretheve.

  2. Koco says:

    P . Demokratike dhe L. S. I nuk janë parti politike , por banda maskarenjësh kriminale e të koruptuarish të cilat e kanë çertifikuar vetvetem si subjekte shkaterimtare e përfituese nga shkatërimi i ekonomisë duke kryer vjedhje maramëndese të pronave , pasurive kombëtare , thesarit , armatimeve , e shitjen e përvetësimin e gjithçkaje djerse e punën e një populli për gati 50 vjete . Keto banda te strukturuara e njohur botërisht kanë vetëm nje alternativë për këte popull : Të kërkojë Hetimin , Gjykimin ,Arestimim , Burgimin e Konfiskimin e pasurive dhe parave të vjedhura . kjo është kërkesa e zgjidhja e situatës e vetme për Shqipërinë e shqiptarët e cila duhet urgjenisht duhet të zgjidhet para 25 Prillit nga Organet e Drejtësisë se Re. Të arestohen e gjykohen “Peshqit e Mëdhenj ” pa dallim se kujt Sekti banditesk i kanë përkitur a i përkasin . Me krye Perbindëshin Anti Shqiptarit Berishë e shputën e tij e me pas me rradhe e sëre , Metën ,Lulin , Mediun ,Haxhi Naston , etj etj . Zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 25 prillit do jenë gjykimi më i mirë për punët e progresin e 2 mandateve të fituara nga P. S me zotin Ramë Kryeministër . dhe votimi në 25 prill do jetë një fitore plebishitare nga mbarë populli nga Jugu në Veri për P . Socialiste , programin e saj tashmë të prekshëm në zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe afrimin dhe nevojën e një” Mandati të Tretë ” me votën e popullit si të vetmes force politike qe garanton bërjen e Shqipërise Zonjë si gjithë vëndet e përparuara të Evropës e më gjërë .

  3. agron says:

    Ke nje gabim ti shkruesi pa emer. E para i eshte lepire PS LSi sa ka mundur dhe kur ka mundur dhe ne politike luftohet per pushtet jo per moral. ps jote e moralshme e di shumë mire kete kur per ta ardhur ne pushtet nuk la parti pa futur ne kualicion perfshire LSi. Apo te duket e moralshme ty kjo qerrata! Harrove qe nuk lane frrok e ndok e tom dosh pa u mbeshtetur dhe bashke me LSI! E dyta, mos ler nam duke thene fitoi Ps ne 2011 se ne 2011 ska patur zgjedhje o merhum?! Ishin ne 2013 dhe PS s vinte dot kurre ne pushtet pa LSI. Prandaj nos ja u qaj hallin partive te tjera. Prit i qete 25 prillin dhe rrite pak cilesine e te shkruajturit se qenke dobet fare

  4. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president says:

    Perderisa ne krye te partise “histerike”te quajtur “demokratike”,por qe vetem me demokracine nuk ka asnje lidhje, do te jene kryegangsteri plak vicidolas dhe sherbetori i tij i bindur,qe lobon me para ruse kunder vendit te tij… dhe ne krye te partickes se vogel te themeluaer nga krye i degjeneruari dhe maskarai i rehatuar ne karrigen e presidentit dhe gruaja e tij mafioze me nje cizme,nuk ka se c’te pritet nga keto te dy grupime politike,sadoqe simpatizantet e tyre aspirojne per demokraci e drejtesi.Perpjekjet e bazes se ketyre partive shumezohen me zero nga vete te ashtuquajturat udheheqje te tyre,sepse rreth Berishes,lylkes ,like floririt e Mona cocaines me nje cizme jane grupuar betonarme maskarenjte,mafiozet dhe karieristet e servilet e klasit te pare,te cilet cdo ze te drejte,te paster e demokratik e menjanojne,e mbysin dhe e asgjesojne qe ne veze.Shembuj ka plot,duke filluar me Azem Hajdarin,Olldashin,Dritan Priftin (e helmuar nga dobici yne “president”) etj etj.Vetem kur keta pizevenge te dalin perpara drejtesise e te shkojne atje ku e kane vendin (ne Rec) do te krijohen mundesite qe ne keto parti e grupime politike te ngrihen e te dalin figura te reja politike te afta e qe do punojne e drejtojne bazuar ne kritere demokratike,sic me te madhe,por vetem me fjale propagandojne,kurse ne praktike e ne kulisa bejne te kunderten,duke u shnderruar ne nje barre te rende per sistemin tone demokratik.Eshte emergjente qe ambasadorja Kim,zoti Soreca e ambasadoret e tjere te BE ne shqiperi te hapin letrat e ketyre banditeve qe i jane ngjitur demokracise shqiptare prej 30 vjetesh dhe po e mjelin nate e dite kete vend e kete popull.Se fundi kane filluar te fshehin dhe gjurmet si puna e Monikes qe e paska rregjistruar vilen e Lalzit ne emrin e te emes,e cila e varfera ,si te gjithe shqiptaret ka pasur vetem rrobat e trupit,e jo me shtepi e vila.Nuk e di nese SPAKU i sheh,i kupton makinacionet e ciftit te ndyre presidencial dhe do zgjohet nga gjumi i rende si me te drejte ngre shqeetesimin e tij dhe ish presidenti i nderuar i ketij vendi,Alfred Moisiu!

    1. Raul says:

      Amon a mendoni se mund te vije ne pushtet nje force politike qe ka akoma ne radhet e saj kryevagabondin Flamur Herman Geringun nje bandit qe ka terrorizuar parlamentin dhe rruget e Tiranes prej vitesh. Kurre populli nuk shkon pas kesaj force. Po dhe pas Nafije dybekut te leshitlikes qe bllokoi mesimin ne fakultete, rruget per te bere kaos qe u zhgerrye rrugeve te Tiranes per nje Gerdalle bordello 85 vjecare populli nuk shkon. Keshtu qe fitorja e ps se ne 2021 eshte e sigurte dhe Edi Rama mer mandatin e trete si legjendari Felipe Gonzales qe mori 4 mandate ne Spanje. Nafije dybeku dhe Muli horri dhe Lefter hunderr maliq kokexhufka shkofshin ne te s’emes.

  5. Gazetari nga shpella says:

    O Mero, ku i gjen keta idiotet qe shkruajne te tilla paçavure? Mjafton titulli per te kuptuar qe kemi te bejme me nje idiot te lindur.
    Nje shkrim qe nuk te ben te lexosh me shume se sa nje rresht.

    Mero, ke detyrim qe te sjellesh shkrime te qarta, nga ana drejtshkrimore dhe ne permbatje.
    Zbriten shpellaret nga shpellat dhe kane uzurpuar gazetarine!

    1. Shaqo says:

      Po pse e ke lexuar te gjithin, nga fillimi ne fund dhe te kane hidheruar te vertetat qe thuhen aty?

      1. Gazetari nga shpella says:

        O Shaqo, shko e ruaj delet se te iken. Nuk eshte per ty politika dhe diskutimi per gjera te tilla. Ti e paske lexuar dhe kuptuar kete shkrim? Une nuk arrita as paragrafin e pare sepse nje shkrim i tille eshte per njerez si puna jote dhe jo per publikun e gjere.

        Interneti i ka bere tere injorantet qe kane mundesi hyrje ne keto faqe qe te japin mendimin e tyre.

  6. Shaqo says:

    Po pse e ke lexuar te gjithin, nga fillimi ne fund dhe te kane hidheruar te vertetat qe thuhen aty?

  7. Rufina Vicidoli says:

    O gopist,o ve!!a,PD mutin te ha.del na thuaj nja dy llafe, Ashton si i di tin qe Pd ti tregosh vend qe mos ngrihet me ne kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje