Është në dobi të interesave greke që marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të mbështeten mbi respekt të ndërsjelltë për të drejtat dhe interesat ekonomike legjitime të njëra-tjetrës.
Nga Alban Dafa
Ndërkohë që tensionet midis Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun lindor rriteshin pas fillimit të veprimtarive kërkuese të Turqisë për gaz natyror, një radhë 20 kilometra e gjatë ishte formuar në 14 gusht nga automjetet e udhëtarëve që donin të kalonin kufirin në pikën kufitare të Kakavisë. Këto dy ngjarje duken të palidhura me njëra-tjetrën, por mënyra se si u zhvilluan jep përshtypjen se qeveria greke shfrytëzoi krizën në Kakavi për të ushtruar trysni mbi qeverinë shqiptare, që kjo e fundit të kthehet në tryezën e bisedimeve për përcaktimin e kufirit detar nën kushtet e Greqisë.
Qeveria greke miratoi një vendim në 13 gusht nëpërmjet të cilit kufizonte hyrjen e udhëtarëve në pikat kufitare të Kakaviës (750 persona në ditë) dhe Kapshticës (300 persona në ditë) dhe kërkonte prej tyre të kishin testin negativ të COVID-19 prej të paktën 72 orëve prej momentin të kalimit të kufirit, si dhe të kishin plotësuar formularin personal të vendodhjes (PLF) (me kod QR). Udhëtarët që do të lejoheshin të udhëtonin përfshinin qytetarët grekë, minoritarët grekë dhe persona me residencë të përhershme në Greqi. Masa e kufizimeve ditore do të hynte në fuqi në 16 gusht, ndërsa masa shtesë për testimin dhe formularin për COVID-19 do të hynte në fuqi në datën 17 gusht.
Udhëtarët u përpoqën të kalonin kufirin para hyrjes në fuqi të masave dhe situata u kthye në një krizë humanitare. Qeveria shqiptare dislokoi në vendngjarje emergjencat civile për t’u dhënë udhëtarëve shërbime të kujdesit shëndetësor. Gjatë këtyre operacionve, një djalë 10-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasi u përplas nga një ambulancë.
Sipas ambasadës greke në Tiranë, radha kilometrike në Kakavi “erdhi prej faktit që shumë grekë që ishin në Shqipëri, por edhe qytetarët shqiptarë, u dyndën në kufi përpara se masat të hynin në fuqi”. Ambasada pretendon se autoritetet kufitare greke rritën orarin e punës (nga 7.00-23.00 në 24 orë) për të lehtësura kalimin e kufirit. Megjithatë, ambasada nuk konfirmoi nëse autoritetet kufitare ishin duke punuar me kapacitet të plotë gjatë 13-14 gushtit ndërkohë që udhëtarët po dyndeshin për të hyrë në Greqi.
Në mënyrë të ngjashme, ambasada pretendoi se kuotat hyrëse vetëm për dy pikat kufitare me Shqipërine (dhe jo me vendet e tjera kufitare të Greqisë) ishin si rrjedhojë e “gjendjes së ngarkuar epidemiologjike të Shqipërisë, nga njëra anë, dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor grek për të kryer testime në kufi”.
Pasi u pyet të komentonte se ç’nënkuptohej me “gjendje të ngarkuar epidemiologjike” – nëse kishte lidhje me rastet totale me COVID-19 në Shqipëri, rastet e vdekjeve, apo të pacientëve të shtruar – ambasada nuk u përgjigj. Pavarësisht pretendimeve të ambasadës, numri i përgjithshëm i të prekurve për një million banorë dhe numri e vdekjeve janë më të ulëta se ato të Maqedonisë së Veriut. E megjithatë, Greqia nuk vendosi kuota hyrëse në pikën e kalimit kufitar të Evzonit për shkak të “gjendjes së ngarkuar epidemiologjike” të Maqedonisë së Veriut.
Duket sikur autoritetet shqiptare kanë qenë tërësisht të painformuara për këto fakte. Për më tepër, ato nuk guxuan të kritikojnë autoritetet greke; përkundrazi, u kthyen së brendshmi për t’i hedhur fajin njëri-tjetrit. Presidenti Meta kritikoi qeverinë, e cila – sipas tij – ishte treguar e papërgjegjshme duke mos u kujdesur për qytetarët e saj. Ndërkohë, kryeministri Rama iu përgjigj duke pretenduar se qeveria e tij ishte duke bërë të pamundurën dhe i cilësoi kritikat e presidentit sit ë motivuara politikisht. Për më tepër, ai u ankua se presidenti po kritikonte qeverinë për vendimet e qeverisë greke dhe pretendoi se një situatë e ngjashme ishte edhe në kufirin me Bullgarinë duke iu referua në mënyrë të gabuar një artikulli në gazetën greke “Ekathimerini”.
Ngërçi në Kakavi u zgjidh nëpërmjet ndërmjetësimit të kryepeshkopit Janullatos, prifti ortodoks grek të cilit iu dha nënshtetësia shqiptare nga presidenti Meta në 2017 pasi kishte shërbyer si krypeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare që prej fillimit të vitete ’90. Fortlumturia e Tij u lëvdua nga ministri i Shtetit për Diasporën, z. Majko, për “kontributin e tij të efektshëm për tejkalimin e situatës së kirzës humanitare të krijuar nga grumbullimi i mijëra shqiptarëve që donin të ktheheshin në Greqi”.
Natyra e kontributit të tij mbetet e paqartë dhe është e çuditshme që i tillë ndërmjetësim ishte i nevojshëm për të sqaruar një çështje teknike, duke qenë se e vetmja masë shtesë që mund të merrnin autoritetet greke për të lehtësuar kalimin ishte rritja e orarit të punës dhe kapaciteteve përpunuese. Dhe nëse zyrtarët shqiptarë kanë nevojë për ndërmjetësimin e Fortlumtërisë së Tij – kreut grek të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare – në mënyrë që qeveria greke të zgjidhë një çështje teknike, ky është një mesazh i qartë që kjo ishte një shfaqje demonstrative e fuqisë greke mbi çështjet shqiptare dhe jo një çështje teknike.
Greqia po ushtron trysni mbi Shqipërinë, në mënyrë që kjo e fundit të rikthehet në tryezën e bisedimeve për përcaktimin e kufijve detarë nën kushtet e reja greke: pranimin e zgjerimit të ujërave territoriale në detin Jon nga gjashtë mile detare në 12. Pavarësisht se kjo masë parashikohet vetëm për brigjet perëndimore të Greqisë, kryeministri grek përmendi se në të ardhmen kjo politikë mund të zbatohej edhe në Egje. Megjithatë, politika e zgjerimit të ujërave territoriale ka nevojë për legjitimitet ndërkombëtar. Një marrëveshje me Shqipërinë, fqinji detar më i dobët i Greqisë, do të ishte mënyra më e lehtë për të përftuar legjitimitet ndërkombëtar.
Pasi nënshkroi dy marrëveshje për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive (ZEE) me Egjiptin dhe Italinë, në gjykimin e opinionit publik ndërkombëtar një marrëveshje e ngjashme me Shqipërinë do të rriste përshtypjen e Greqisë si një aktor “paqësor dhe i civilizuar”, i gatshëm për të dialoguar me fqinjët. Kjo sjellje do të ishte e kundërt me perceptimin e veprimeve të Turqisë në Mesdheun lindor, të cilat cilësohen si prepotente nga mbështetësit e Greqisë. Një narrativë e tillë pozitive do të ishte në dobi të Greqisë dhe do ta izolonte Turqinë.
Përpjekjet e Greqisë duket sikur nuk po japin rezultatin e pritur. Kriza në Kakavi dhe kuotat diskriminuese të hyrjes në pikat kufitare me Shqipërinë arritën të dobësonin pozicionin e Shqipërisë duke thelluar ndasitë midis presidentit Meta dhe kryeministrit Rama dhe duke injoruar zyrtarët shqiptarë nëpërmjet komunikimit me kryepeshkopin Janullatos. Gjithsesi, duket qartë ndyshimi i pozicionit të z. Rama prej një qasjeje miqësore ndaj qëllimeve greke në fund të gushtit pas deklaratës të z. Mitsotakis në një qasje më të përmbajtur në shtator në Athinë, ku deklaroi se zgjerimi nuk mund të pranohet pa një marrëveshje midis dy vendeve.
Një Shqipëri e dobët nuk është në interesin grek. Pavarësisht paramendimit se më shumë mund të fitohet prej një Shqipërie të dobët se sa të fortë, dobësia e qeverisë shqiptare e bën atë të hapur ndaj influencave të huaja – jo vetëm greke por edhe turke. Ndonëse është krejt e natyrshme për Shqipërinë të përdorë ndikimin turk për të balancuar atë grek, duket sikur marrëdhëniet shqiptaro-turke nuk merren parasysh në përllogaritjet greke. Për më tepër, duket sikur qeveria greke kërkon të arrijë objektivat e saj përkundrejt Shqipërisë vetëm nëpërmjet prepotencës. Akuza e ish-ministrit të Jashtëm grek, znj. Bakojanis, ndaj z. Rama se marrëveshja e kaluar midis Greqisë dhe Shqipërisë u anulua për shkak të ndikimit të Turqisë tregon qartësisht shqetësimin e Greqisë për ndikimin e Turqisë në Shqipëri. Por në vend që Greqia të njohë interesat legjitime të Shqipërisë, duket se ajo kërkon ndaj Shqipërisë që t’u përgjigjet kërkesave greke pa kundërshtime.
Edhe sikur pozicioni i z. Rama ndaj kërkesës greke për zgjerimin e ujërave territoriale të mos kishte ndyshuar në shtator, një marrëveshje e ardhshme midis Greqisë dhe Shqipërisë e arritur si rrjedhojë e politikës prepotente greke nuk do të ishte e qëndrueshme. Opinioni publik shqiptar do të ishte kundër një marrëveshjeje të tillë dhe Turqia me shumë mundësi do ta mbështeste. Rrjedhimisht, është në dobi të interesave greke që marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të mbështeten mbi respekt të ndërsjelltë për të drejtat dhe interesat ekonomike legjitime të njëra-tjetrës. Kjo qasje do të siguronte marrëdhënie të qëndrueshme e miqësore midis dy vendeve dhe njëkohësisht do të parandalonte rritjen e ndikimit turk në Shqipëri.
Ligji i xhungles eshte i vertete edhe per Alb anistanin, dhi e zgjebosur..Peshku i modh e ha gjithmone te voglin., lol!
Ngeli Allbana Dafllaku ti diktoj Greqis (nje vend i BE-se) respekte te ndersjellta.
Shkaku qe Greqia fiton c’do “betej” Diplomatike me Turkospermat e Ballkanit dhe Anatolis eshte sepse bazohet VETEM tek e Drejta Nderkombetare.
Abv
O vëlla grekqir, spermat e Anadollit jemi ne grekqirat, jemi lëkurzinj dhe e kemi byçën të zezë.. Turp e faqe zezë që shan birazerët tanë anadollas…
FUCK GREECE !!!
Fake state!
Jo mor joo, bazohet tek parate dhe mbeshtetja e Frances e Gjermanise, se po ju prene parate shpejt do ta nxjerre me buke thate. Ti ABC , per fat te keq je nje mbetje anadollake , por mos harro nje gje; Greqia si nje krijese artificiale e detnatyralizuar ne lidhje me pjesen tjeter shumengjyreshe te Ballkanit, nuk mund te vazhdoje keshtu ne kurriz te te tjereve. Mos mendoje se futja me zbritje qe i eshte bere ne Europe do te mbylle ceshtjet e hapura prej shume dhjetvjecaresh me te gjitha vendet qe ka perrreth dhe qe mendon ti mbylle ne favor te saj si problem Europian. Por realiteti rendohet sepse ata qe Greqia i demtoi per fat te mire jane gjalle, dhe jane bere shume me sterniper e stermbesa. Greqia mbyll syte dhe eshte cinike , per te kujtuar se sben gje tjeter , vetem se rendon pozicionin e saj ne dhjetvjecaret qe vijne dhe zgjidhjen do ta bejne te tjeret.
Grekerira nga grekeqira…!
Pse flet me kete gjuhe te piste more idjot , qe ironizon edhe PS-ne ! Ose je bajge e kolonel Janullaqit , ose idjot i taborrit Vicidolas !
Dhe alban dhe kadaf…..mire i bie cyles ti arapi mou,por jo vetem me……tsamiko!
Alban nuk dua te mbroj jevgjit neo grek se eshte gjeja e fundit qe mund te bej.
Une e di si shume Shqiptare qe Greqia moderne eshte produkt perdhunimesh shqiptaro-osmano-katalanase dhe nje fallcitet i madh historik, por ne kete rast ne pretendimet e tua je gabim.
Kam pershtypjen se disa nga gazetaret Shqiptare vuajne nga nje kompleks i vazhduar viktime ose cka eshte me e rendesishmija kerkojne te gjejne ose shpikin tema per te shkuar se nuk kane sj fitojne para.
1) Greqia kishte vendosur kuota kufizuese me gjithe fqinjet e saj.
2) Lajmerimi ishte bere qe ne 5 Gusht dhe jo 13 Gusht sic thua ti.
3) Kryeheshkopi ka ndikuar ( dhe shume prej tyre qe prisnin ishin minoritare dhe 60% qytetare greke) por negociatat i ka bere qeveria shqiptare prandaj kam pershtypjen se po ben kot gogolin.
Greqia ka 0 ndikim ne Shqiperi dhe sot me pak as kurr se edhe ato pak banka qe kane qene nuk jane me.
Greqia eshte nje vend gabelesh, kurvash, rrac perzieresh dhe nje deshtim i madh ne shume aspekte.
Nuk eshte aspak vend qe mund te beje presion.
Gazetari ne fjale shkruan artikuj se nuk ka cfare ben.
– Pse flet me kete gjuhe te piste more idjot , qe ironizon edhe PS-ne ! Ose je bajge e kolonel Janullaqit , ose idjot i taborrit Vicidolas !
– Kurse per komentuesin @Ali Pasha , do te thosha se nuk eshte e gjitha ashtu si mendon ai . Greqia eshte antar i BE-se , me te drejte vetoje per te dhene ose jo voten e saj pro Shqiperise , ashtu sikurse veproi kunderf Maqedonise per te mos hyre ne Nato . Vec kesaj , ata kane ushtrurar fushaten fyese ndaj shqiptareve me “operacionet Fshesa” e idjotesira te tjera fyese e poshteruese per shqiptaret , duke na futur ne konflikt mes vedit , si dhe me kalin e Trojes Janullaq , ai punon nen rrogoz per te krijuar destabilitet te hapur ne vendin tone , me varrezat fantazma te ushtareve greke te vrare gjate luf.II -te e me 1001 forma te poshtra arrogance . Vetem komentet ketu te shohesh , se sa fyese e poshteruese behen ndaj nesh , do te mjaftojne e teprojne per te peshtyre ne fytyre cdo plehre Karamelase , Bollanose , Fredose e mjaft te tjereve te Omonias. Keto dhe sa e sa te tjera i ka perdorur e shperdorur sa here u nevojiten hijenave politike e kishtare greke !
Komente Pa qasje teknike e morale…. Te tjerat le ti shofim si do vijone me pase…
ptuuuu sa TURKOFILA GAZETARE LESHI QE PER CA LIRA TE SHKERDHYERA TURKE JAPIN DHE BITHEN . EDJE NJEHERE TJETER E DREJTA ESHTE ME GREQIN . VDEEEEEEEKJE TURQVE TE SHPETOJME NJEHERE E MIRE TE JETOJME DHE NE SHQIPTARET NJE DITE TE BARDHE
Ky artikull eshte rezultat i parimit ” ta shohim cdo gje me syrin politik” qe la si trashegimi mentaliteti monizmi. Eshte komplet nonsens te lidhesh gjendjen e covid-19 me politiken. Qytetaret qe paten probleme ne kufi jane banore te perhershem ne Greqi, shumica e tyre jane shtetas greke dhe Rama nuk e rruan fare per ta, mandej ai dhe premtimin elektoral per te votuar as qe e ka ndermend ta realizoje. Prandaj eshte jashte llogjikes normale ti lidhesh keto medemek me nje lloj presioni. Vete Rama solli ne vemendje qe situata te tilla u krijuan ne gjithe kufijte e Greqise. Kjo eshte nje politike e pergjegjeshme e qeverise se Micotaqit per evitimin e importit te virusit nga vendet fqinje (duke perseritur tamponet falas kurse tamponet ne Shqiperi u bene kundrejt pageses 100 euro), madje me kosto sepse qytetaret te zemeruar do kthejne ate ne vote kundra tij kur te votojne.
Nqs do ndiqnim teorite e konspiracionit, mund te thoshte dikush qe ju be presion qytetareve per tu kthyer dhe harxhuar parate e tyre ne ishujt e Greqise, por sidoqofte ky presion nuk ka asnje lidhje me ndonje kosto te qeverise shqiptare. Madje Rama eshte aq trim sa ne mes te Greqise, ndryshe nga shtetet europiane ku ai aspiron tu bashkohet te cilat denuan veprimet luftenxitese te Turqise, te deklaroje se ” Erdogani nuk eshte armik i Greqise” a thua se nuk ndjek lajmet e CNN dhe BBC se si anijet luftarake turke shkelin ujerat territoriale te Greqise dhe cenojne sovranitetin e saj mbi ishujt greke.
Ky lloj artikulli eshte sindroma e veteviktimizimit dhe kulmi i lajthitjes gazetareske.
Sa te kemi Ameriken greket nuk duhet ta lujn sumen.
Me ne problemi shtrohet ndryshe.
Te pakten me teritoret e detit qe ata ndajne me shqiperine.
Ne nuk kemi rivendikime, ata qe kane le ti drejtohen gjykates se Hages.
Ne jemi te kenaqur me kufirin detar te vendosur nga fuqite e medha ne vitet 20.
Na kane marre Camerine me vendim po te fuqive te medha dhe shfrytezuan luften e dyte per te bere spastrim etnik.
Kufiri nuk ndryshon. E kundra do bere ne diskutim Camerine.
Greke, matuni mire!
Kemi 12 000 vjet qe jetojme ne kte teritor.
Mjaft na keni kafshuar si hienat.
Keni harru Pasmaciun e Ora Njuz qe e keni si pilaf aty
Me Pashallekun e vogel turk te quajture Arnautia,Arvania,Albania nuk ka respect te ndershellte per shume aresye.
E para se e krijoi Turqia me Deputete dhe Governatorin e Saj Ismail Bej Vloren,Frashellinjte,etj.
E dyta se te vetequajturit Skiptare me Identitet Arabe urrejne ata qe luftuan kunder Turqise,u moren pasurite atyre qe nuk u turqizuan dhe I degdisen ne Peloponiso,ne Magna Grecia,ne te gjithe Greqine.
E treta se jane hipokrite myslimane Skiptare sot I quajne “vellezer” Arvanitasit qe dhane jeten,pasurine per Atdheun e tyre Greqine,kurse keta duket qe nuk i ze gjumi per Baben e tyre Sulltanin Erdogan.
Dhe ky Pashallek I vogel Ishte ne interes te Angloamerikaneve dhe jo ne Komb Ilyre Epirote pa Xhamija,pa Hoxhallare,pa Servila,pa Tradhetare qe do i kundervihej turqise per Kostandinopolin e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos dhe per Magna Grecian e Pirros se Epirit dhe Jeorgios Kastriotis.