Pritshmëria zhgënjyese dhe pragmatizmi i Z. Lubonja

28 Shtator 2020, 09:40Politika TEMA
Pritshmëria zhgënjyese dhe pragmatizmi i Z. Lubonja

Nga Minella Aleksi

Një libër i ish kryehetuesit Qemal Lame rihapi këto ditë në shtyp një debat të nxitur nga Z. Fatos Lubonja mbi veprën e shkrimtarit Kadare.

Një debat që Z. Lubonja e ka nisur mbas rënies së sitemit komunist. Revista “Përpjekja” e botuar nën kujdesin e Z. Lubonja u bë nismëtare e një debati kundërvënës ndaj veprës së shkrimtarit Kadare. Disa bashkëpunëtorë të afërt të Z. Lubonja në këtë nismë u shkëputën prej tij në këtë angazhim kundërvënës ndaj veprës së shkrimtarit ngaqë me sa duket e kuptuan që baza e kësaj veprimtarie nuk përputhej me realitetin dhe interesin kombëtar shqiptar. Vazhduan ta ndjekin këtë linjë të Lubonjës përkthyesi Ardian Klosi dhe shkrimtari Kasëm Trebeshina. Duke qënë të pasuksesshëm, të pa realizuar në pritshmëritë e tyre letrare e konsideronin veten si “përfaqësues të brezit të vlerave të mohuara” në diktaturë. Pa produkt letrar për tu konsideruar vendosën që të ringrihen duke mohuar vlerat letrare të shkrimtarëve më të rëndësishëm të kohës nën diktaturë. Ky akomodim i doli jo keq publicistit Lubonja.

Fillimisht dolën me flamurin e rrëzimit të miteve kombëtare mbasi në komunizëm këta mite i shërbenin një propagande nacional-komuniste të sistemit diktatorial. Tani së fundi në emisionin në studin “Real Story” Z. Lubonja tregoi që e ka zbritur në sens zbutës teorinë rrënuese të miteve. Nuk kam gjë me Skëndërbeun, me Nënë Terezën u shpreh ai, nuk u kam rënë atyre por u kam rënë shqiptarëve sepse ne si shqiptarë kemi nevojë si shoqëri që të dekonstruktojmë butaforinë nacional komuniste që atyre ua konstruktoi nacional komunisti Enver Hoxha. Dhe duhet që t’i gjykojmë me mendjen tonë individualisht të pa influencuar as nga opinionet e të huajve dhe as nga lidershipi nacionalist i Edi Ramës. Për Z. Lubonja vepra letrare e shkrimtarit Kadare nuk meriton të vlerësohet sepse është e bazuar te ideologjia nacional komuniste e kohës kur është krijuar.

Mendoj dhe është thjeshtësisht e qartë që nacionalizmi në letërsinë shqipe nuk është ideologji nacionaliste e llojit të nacionalizmit agresiv që synon platforma raciste dhe pushtuese ndaj popujve të tjerë fqinj. Një popull kaq i vogël nuk ka këllqe që të mendojë apo të veprojë mbi baza doktrinare nacionaliste. Nacionalizmi si koncept etnik racor është tipar që çfaqet dhe dallon në popuj të mëdhenj me ekonomi të zhvilluara. Në rastin tonë kemi të bëjmë me një nevojë  mbijetese si popull, për të rezistuar ndaj orekseve të sëmura nacionaliste të vendeve 2-3 herë më të mëdha sesa Shqipëria shumë e vogël që, si ai fëmija në të drejtën e tij për tu zhvilluar ka nevojë që të marrë me ushqimin e përditshëm edhe përmbushjen shpirtërore me tiparet kombëtare. 

Vetë Z. Lubonja e dallon qartë këtë ndryshim midis nacionalizmës patriotikë shqiptare dhe asaj historike racore agresive të fqinjëve, qoftë në politikë ashtu edhe në fushën e letrave. Mirëpo për qëllimet e tij të caktuara e gjeti më oportune që ti mëshonte dhe të mbahej fort  te nocioni i letërsisë që bazohet në ideologjinë nacionalist komuniste mbasi kultura europiane është aq e ndjeshme ndaj nacionalizmave famëkeqe sa  porsa dëgjojnë fjalën nacionalizëm u fillojnë konvulsionet. Në këtë kontekst mendoj se ka vlerë që të bëhet pyetja: Cili shkrimtar apo poet i rëndësishëm grek, serb, maqedonas, malazez nuk ka shfrytëzuar, nuk i ka pasur si inspiruese situata të ndryshme historike kombëtare mbi të cilat të ketë mbështetur një krijim artistik letrar qoftë edhe duke iu referuar miteve apo shpirtit kombëtarist (nacionalist) të popullit të vet?!! Këto elemente i gjejmë te krijimtaria edhe e nobelistëve qoftë serb dhe qoftë grek. Shkrimtarëve fqinje u lejohet të qënit nacionalist – patriot, madje po të jesh shkrimtar grek, serb, malazes, bullgar, rumun, etj,  u quhet dhe meritë, ndërsa shqiptar –jo, në asnjë mënyrë.

Popujt e Ballkani të ngërthyer në raporte të shumëfishta me njëri tjetrin e kanë pasur dhe e kanë historinë e tyre të mbarsur me kaq shumë ngjarje humane dhe antihumane saqë nuk mund të mos shërbejë ky realitet  si lëndë e parë krijimtarie artistike për shkrimtarët dhe poetët përkatës. Edhe tani që lexohemi po përjetojmë konflikte nacionaliste luftënxitëse aktuale në Ballkan. Sesa larg ka qënë kultura shqiptare ndaj shprehjeve të ambicieve nacionaliste ndaj fqinjëve edhe në kohën e komuniszmit këtë Z. Lubonja e di po aq mirë sa edhe ne të tjerët. Me të drejtë bëhet pyetja, përse ky qëndrim i përmbysur i tij? Mendoj se shpjegimi përmban dy aspekte. Së pari, nga sa thotë Z. Lubonja lidhur me shkrimet e tij të mbajtura të fshehura në sirtar në moshë rinore, duket qartë që ka aspiruar dhe është ushqyer në familje e në rrethin e tij shoqëror me pritshmërinë e talentit për tu bërë një shkrimtar i madh.

Mendoj se edhe mund ta marrim të mirëqënë këtë alibi të shkrimeve të fshehura në sirtar por është për të ardhur keq që mbas viteve 90të nuk ua dha lexuesve këtë mundësi njohjeje të shkrimeve të tija antidiktaturë. Në këtë rast zhgënjimi nga mungesa e talentit ka luajtur rolin e vet frustrues si me ata fëmijët që, kërkojnë të bëjnë më shumë nga sa trupi i tyre mund të mbajë. Apo si thotë populli me (talentin) trupin sa të pulës kërkon ta bëjë vezën sa të patës.

Z. Lubonja nuk përmbush kushtet për tu konsideruar si një Salier mbasi nuk është shkrimtar.

Natyrisht që ndiej keqardhje për vuajtjet e tij në diktaturë dhe e vlerësoj librin e tij “Ridënimi”. Çuditërisht Z. Lubonja nuk ka thënë asnjëherë ndonjë shpjegim argumentues për dënimin e tij të parë. Deri në atë kohë nuk ka pasur ndonjë gjë të botuar ( shkrimet në sirtar ??) prandaj kjo heshtje e tij për dënimin dëshmon qartë se deri në atë kohë ai thjeshtë ka gëzuar të mirat e Bllokut si shumë shoqe dhe shokë të tjerë të tijtë. Rënia e të atit në burg sipas logjikës së Partisë ndoqi po këtë logjikë për persekutimin e rënien në burg edhe të pjesëtarve të tjerë të familjes. Mendoj se në kontekst personal për Z. Lubonja pritëshmëria e madhe e parealizuar për tu bërë shkrimtar i madh, përzier dhe me akumulime të tjera të karakterit social psikologjik i ka shkaktuar frustrim po aq të madh. Gjë që psikologjikisht e futi në një negativizëm permanent.

Sjellja frustruese e Z. Lubonja më sjell parasysh personazhin e Marjanës te novela “Nata me hënë” të shkrimtarit Kadare. Marjana me vetpërmbajtjen e saj krenare, me shijet e saj estetike mjaft të kultivuara dhe sidomos, ah lëre lëre, pale kur e shihnin që kish veshur pardesynë e bardhë ua “plaste shpirtin” ua “ngrinte cmirën” në kupë të qiellit shoqeve të saj të ndërmarrjes. Si i patalentuar, Z. Lubonja cmira ia ka plasur shpirtin njëlloj si shoqeve të Marjanës te “Nata me hënë”. Në diskutime mes miqsh unë e mbështes mendimin se ne lexuesit shqiptarë e adhuruam menjëherë letërsinë e Kadaresë sepse aty gjetëm veten, u gjëndëm para pasqyrës së personazhe të tij me të gjitha virtytet dhe veset tona.

Mendoj se Z. Lubonja është një njohës shumë i mirë i veprës letrare të shkrimtarit Kadare por jeta e imponoi drejt konceptit pragmatist. Për atë s’ka rëndësi sesa e vërteta korespondon me faktin. Rëndësi ka që  domethënia dhe e vërteta e koncepteve të përcaktohet nga pasojat në praktikën e përditëshme.

Unë mendoj se në kontekstin nën të cilin Z. Lubonja e konsideron nacionalizmin në veprën e shkrimtarëve më të rëndësishëm shqiptarë, në letrat shqipe gjen shumë më tepër nacionalizëm patriotik, shumë më fuqishëm dhe ndonjë herë të egzagjeruar  në veprën e atij që e quajmë poeti kombëtar Gjergj Fishta. Por është e qartë që Z. Lubonja nuk e shqetëson fenomeni, anëshmëria negative është e tëra mbi shkrimtarin tjetër të rëndësishëm kombëtar.

Vepra letrare e Fishtës nga vitet 20të deri në vitet 65së të shek 19të njihej përmendësh nga shumë shqiptarë të brezit të prindërve të Z. Lubonja. Dhe që natyrisht me siguri para burgut dhe veçanërisht në burg, pa çensurë, ka dëgjuar dhe lexuar shumë opinione në lidhje me veprën e tij të përkthyer në 2-3 gjuhë kryesore europiane. Duke pasur edhe opinionet e tyre dhe duke qënë lehtësisht më e arritëshme për tu realizuar do ia sugjeroja që ndoshta do i vlente më shumë që të fillonte me dekonstruktimin e mitit nacionalist në veprën e At Gjergj Fishtës e ndoshta edhe të mitit të atij vetë, mbasi i ka manipuluar fuqimisht mendjet e shqiptarve me nacionalizëm racist antishkja duke mos i lënë që të gjenerojnë arsyetimin e tyre individualisht për historinë.

Ndoshta fillimisht mund të ketë reagime të ashpra nga lexuesit por tani ka mundësinë e shprehjes në liri dhe të lëvizjes së lirë e për ca kohë mund të largohet drejt Italisë. Pas fitimit të kësaj eksperience të suksesshme, e domosdoshme për të goditur një shkrimtar më të sofistikuar se Fishta do e kishte më të lehtë suksesin në dekonstruktimin e veprës “nacional komuniste” të shkrimtarit Kadare. Më habit se çfarë e ka frenuar që nuk e ka bërë deri më tani. Mendoj se është vlerësim realist ai i bërë në bisedën e “Real Story” që vepra e shkrimtarit Kadare ka jetën e saj të pavarur nga autori.

(TemA)

24 komente në “Pritshmëria zhgënjyese dhe pragmatizmi i Z. Lubonja”

  1. Z says:

    Lubonja? Nuk ja vlen me!

    1. vang says:

      Ne panelin e Sokol Balles disa dite me pare LUBONJA deklaroi se ai midis shume te vjellash deklaroi se ai bashke me shoket e tij talleshin me Kadarene.Cili eshte ky LUBONJA??? si ja lejon vehtes nje sjellje te tije te ulet ku duket se i jane errurr syte nga inferioriteti dhe urrejtja. perse nuk na i nxjerr ato qe paska shkruar qe ta vleresojme po te jete e mundur.Njeriu qe e lexon Kadarene per te lecitur gabime.Mburret se me kritikat e tij do te ndergjegjsoje opinionin qe te cmitizohen figurat kombetare dhe ti ngreme LUBONJES NJE LAPIDAR.

  2. ShkoDrani says:

    Porllollo per nje te rrjedhur.

  3. Olimpia says:

    Debati me Lubonjen ,si ne fushen e letrave,si ne fushen politike nuk vlen. Lereni Lubonjen ne megallomanine e tij ,nje hibrid midis privilegjeve te rinise,vuajtjeve te burgut dhe mungeses se plote me vetedije te ndjeshmerise te te qenit qytetar shqiptar.Njoh shume shqiptare me origjine arumune,por qe jane me shqiptare,me atdhetare edhe se sa shume shqiptare,,autoktone,,Per te mos folur per shume patriote te rilindjes,intelektuale,studjues dhe shkrimtare.Por Lubonja e mban vehten per nje person,,,modern,,kozmopolit …ne fakt formalisht eshte nje anarkist i mirefillte por ne thelb nje pragmatik…..Gjithcka thote e nderton mbi synimin e fitimit te parave,pra autofigurohet si nje mall qe ka vlere dhe duhet te paguhet mire per tu degjuar.Dhe per fat te keq ka ,,trushkulur,,,sic thote populli ,qe e degjojne, pra per kete paguhet.Gjithesesi z.Aleksi,e ke pershkruar qarte..Ne kete kategori hyjne edhe mjaft ,,sorra te bardhe,, te tipit A.Bushati ,A.Nesho,niperit e Kapos,P.Vasili,,Zheji,Bashkurti,dhe mjaft pinjolle te ish bllokut,te cilet kane si kryetar shkaterruesin e Shqiperise, bllokmenin real kriminelin Berisha.

  4. Baca-Bajram says:

    Po c’e harxhoni kohen e merreni me nje dava te cmendur qe i kan rrjedhur trut dhe vetem mut i ka mbetur ne koke. Po t’i kushtoni vemendje ai prap do vazhdoj me idiotsirat e tij.

  5. v says:

    Lubonja eshte qartesisht i lexueshem .Denimi i tij i pare nuk eshte per disidencen e ti j se ne ate kohe te gjithe keta shijonin privilegjet e bllokut ,pa le se cthone tani,Ata disidencen e paten ne kuptimin se kishin smire per njeri tjetrin se trajtimi ishte i diferencuar edhe brenda bllokut sipas hierarkis dhe prandaj shfaqnin pakenaqesi.Degjoj tani vera bekteshin qe ankohet per trajtimin ,po ne qe kemi qene ne ate kohe te shkencat e dime qe vera te shtypte me kembe.Le te kthehemi te Lubonja ,Ky duhet te kete patur pritshmeri per vehten e tij po ngeli nje deshtak as shkrimtar nuk u be dhe prandaj uren Kadarene as politikan nuk u be prandaj uren Ramen.Une habitem pse e marin ne panel per diskutime.Ai nuk analizon me objektivitet.Ai flet me urejtje patologjike .Une nderoj kanal kur flet ai se e di cdo thote

  6. Henks says:

    Lubonja, ky antishqiptar i tërbuar që mu në mes të luftës së Kosovës, ku serbët thernin foshnjat shqiptare, ky psiqik bën deklarata të tipit si “Skënderbeu ishte serb”, duke u dhënë serbëve kurajë për të vazhduar masakrat, dmth, që serbët të justifikoheshin me faktin që “ja, shqiptarët jo vetëm na kanë vjedhur tokat por edhe heronjtë”. Edhe sikur të jetë e vërtetë që Gjergji të ketë qenë serb, kjo deklaratë nuk mund të bëhej në momente të tilla masakrash.
    Lëre më pastaj përpjekjet vazhdueshme të këtij gjarpri për të denigruar luftën e UÇK-së, ku kërkon me ngulm dënimin e “kasapëve” shqiptarë kundrejt “viktimave” serbe. Kërkon të vendosë në të njëjtën peshore krimet e shtetit serb me hakmarrjet sporadike të shqiptarëve, pra krahason një pikë ujë me oqeanin.
    Ky i pafytyrë duhet të hidhet në koshin e plehrave të historisë, është ofendim për inteligjencën mesatare që t’i jepet hapësirë këtij personazhi pa identitet.

  7. Njeri i pjerdhur nga Trute dhe syte.. says:

    Ky ka pjedhur Si i Kati i tije…
    Normal DNN Analizat e trashgimise te te jatit.

  8. Taqi cironka says:

    Ky Lubonja me kujton historine e mizes qe e kalon jeten ne bythen e kalit dhe qe mburet kur thote: luftuam por fituam.

  9. LubodebiIi I pandreqshëm says:

    Lidheni të marrin se na çau trapin me marrëzira!

  10. Erdogan says:

    Nuk ke kapacitetin e duhur te Vleresosh zotin Lubonja dhe ata qe adhurojne Perendine e Sofise (Dijes) Athinase zoti Minella.
    Cfare lidhje ka nje misionare me qellime te caktuara politike si Tereza me kete Komb me shumice turke myslimane bile ne nje shtet te krijuar nga Deputete dhe Governatore turq si Ismail BejVlora,Frashellinjte etj vetem idiote si ky me kete shkrim fat keq me emer Grek Minella e “kupton”.
    Mire apo keq,Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj kane dhene shume per Arnautine dhe nuk kane lidhje me Fene Katolike apo dhe Orthodhokse.Ata nuk ishin shqipetare por turq ,ndryshe nuk do te shkonin te luftonin per Turqine kur te ashtuquajturit Arvanitas te Epirit,Greket dhe te gjithe ata qe nuk u turqizuan luftuan per tu cliruar nga Osmanet.
    Mund te na e shpjegosh zoti Minella se cfare do te thote “Skiptare”?
    Te permendesh Terezen dhe Iskenderun (Aleksndrin) mbi Ismail Bej Vloren eshte me e pakta fatkeqesi per kete popull te pafat,te keq informuar,te mashtruar.
    Po te kishte “Shtet” ketu ne Arnauti,Arvani,Albani nuk kishte vend nje propaganduese e nje shteti si Vatikani zoti Minella.
    Vatikani i ka duart me gjak ne Mesjete kjo dihet historikisht nga historia.
    Qellimi i kesaj “Feje” te mallkuar nga Zoti i Vertete ishte kunder Shkences,Lirise,Dashurise midis Njerezve.
    Vatikani nuk eshte as I “Krishtere” por nje shtet me Ambasadore,me Banka,me propagande radio televisione,me qellime te erreta ekspasioniste.
    Feja e krishtere dhe propaganda e tyre si dhe Islamizmi nuk kane lidhje me Civilizimin Greke te Lashte,te Demokracise,te Lirise se mendimit,te Lojerave ne Nder te Perendive te Olimpit se jane pjese e pushtimeve.
    Nuk mund te jesh I Krishtere dhe te pranosh te te kthej nje simbol si Agia Sofia nje islamik si Erdogani ne Xhami dhe Evropianet mosmirenjohes kunder Greqise sidomos Papa si Kryeminister I nje shteti ferkojne duart nga gezimi.
    Por kur vjen puna per lirimin e nje Pastori presidenti amerikan u hakmorr dhe e gjunjezoi lireten turke.
    Kjo eshte “fytyra” e “Demokracise “ amerikane dhe atyre qe kane copjuar cdo gje Greke duke ua ndryshuar emrat e Perendive Greke,Omiros I thone Homer apo dhe Uliks!
    Zeusit Jupiter!
    Athinase Minerva!Por nuk ka Mithollogji Latine,as fjale it ho-llogji.
    Hipokrizia kombetare dikur Epirote e Kastriotit te quajture Shqipetare sot eshte se Agia Sofian e Perandorit Ilyre Iustinianos,Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis nuk e considerojne te tyre por Turke.
    Ku eshte protesta e tutkoallvanosave per Agia Sofian tone per 1100 vjet kunder Sulltanit ne qofte se kane pak “gjak,ndergjegje,nder,dygnitet”?
    Kjo tregon qe te ashtuquajturit “shqipetare” nuk jane te tille por vetem anti Greke,anti Epirote,anti Ilyre,anti Pellazge.

  11. Andi says:

    nuk duhet dhene hapsire ketij idiotit Lubonja ne asnje media

  12. SHKRIMTAR OBORRTAR says:

    Per kete ka te drejte – Ismaili ka qene dhe eshte shkrimtar oborri i sherben dhe DREQIT vetem per privilegje dhe favore.

    Karakteri nuk ka te beje me talentin jane dy gjera te ndryshme Ismaili eshte OBORRTAR i lindur. Zv Kryetar i frontit demokratik zevendesi Nexhmijes, komunist, deputet i ENVERIT sherbetor i zellshem i komunizmit etj etj

    Tani qe u ndryshuan sistemet, goca e tij eshte perfaqesuesja e SHQIPERISE ne OKB ne New York per me shume se 15 vjet pa asnje lloj experience pune dhe nuk shqiperie, rritur ne France…….

  13. anonimous says:

    Per sa i perket Kadarese, te gjithe akademide perendimore, shtetet dhe universitetet prestigjoze qe e vleresojne maksimalisht mes ajkes se letersise boterore, parjeter qe kane parasysh edhe demagogjine, nacionalizmin, propaganden, “disidencen”, zellin proletar dhe gjithe kontekstin mbi te cilin eshte ndertuar letersia e Kadarese, e megjithate edhe keshtu sic eshte, per Perendimin qe nuk djeg libra, ngelet nje deshmi historike e letersise komuniste dhe e letersise brilante edhe ne diktature. Ne fund edhe nje deshmi, memorie, vlere artistike dhe historike e vete Europes kontinentale, ku per here te pare me Kadarene e konsideron kulturen shqiptare pjese te kultures europiane.
    Per sa i perket Fishtes mendoj se eshte nje shaman fantastik tipik ballkanik. Energjik, karizmatik, inteligjent, persuaziv, agresiv, imponues, shovinist, por ndryshe nga Migjeni bashkekohes, qe i kendon gruas ( per te tjeret e padukshme ose ne nivelin e bagetise) dashurise, rinise, te drejtave qytetare, luftes ndaj mjerimit dhe sektarzimit shekullor dhe eshte nje poet i jashtezakonshem perendimor, Fishta perfaqson nje poet oriental qe i kendon, himnizon dhe ngre peshe ndjenjat dhe kulturen masive tribale shqiptare. Edhe sot.
    Ndryshe nga Migjeni, qe mentaliteti i hapur e orientonte drejt Perendimit, per Fishten ishte identiteti i tij i forte fetar qe e drejtonte nga Perendimi, por vepra artistike ngelet deshmia me e forte e kultures dhe sentimenteve te thella feudale-tribale tek ne shqiptaret.
    Me gjithe hijet e erreta te shovinizmit, sektarizmit dhe kolaboraciobizmit te tij me fashizmin, ku shqiptaret ndryshe nga pershkrimi idealist dhe monumental poetik ne realitet i konsideroi nje turme e pagdhendur qe kane nevoje per padronin fashist, perseri Fishta ngelet nje nga personalitetet shqiptare me me influence te shek 20.

  14. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Te merresh me Lubonjen eshte kohe e humbur. Ai eshte kontigjent i psikiatrikut. Mjaft mire i ka bere “radiografine” z. Aleksi.Por, nje gabim shkencor i tij, me nxiti te shkruaj keta rreshta: Kur flet per Fishten, thote se ai mesohej permendesh nga te paret e Lubonjes e me gjere, nga vitet 20 deri ne vitet 65 te shek 19…Mos harrojme se Fishta ka lindur me 23 tetor 1871. Ndofta keto percaktime mund te jene per shek 20…

  15. Velo says:

    Ky shkrim nis duke përmendur librin e e kryehetuesiit të diktaturës Lames dhe flet për Lubonjën. Ok. Por kryehetuesi Lame thot se Kadarenë e akuzonte Ramiz Alija pa fakte dhe ky ( Lamja) informoi Enverin, i cili anulloi arrestimin për mungesë provash. Pra vet kryehetuesi i diktaturës, në librin e tij thotë se nuk ka patur prova që Kadareja ishte kundër partisë. A kamë qartë se kjo që tregon se Kadareja nuk ishte kundër partisë?

  16. Dash Pacja says:

    SHKRIMTAR OBORTAR,
    eshte e vertete qe Kadareja ka shkruajtur edhe per regjimin ku jetoi mbasi nuk kishte rruge tjeter per te mbijetuar ne ate sistem, ashtu sikurse Fatosi shiti babain e tij dhe mendoj se duhen justifikuar per veprimet e tyre.
    Por ajo qe nuk justifikohet sot jane qendrimet kunder Kadarese, qe pa e hiperbolizuar aspak eshte krenaria e kombit tone ne Bote,e disa mediokerve dhe injoranteve qe perbejne ZAGARET E OBOREVE te sotem.

  17. Mbani vesh says:

    Ore Minella, sado qe te perpiqesh ti, soji yt, biri i kristaqit dhe nipi i Spiros ,me shoke, per nga intelekti Lubonjes nuk i vini as ke Topet.
    Lubonja ishte ai qe ju kundervu me guxim edhe Berishes ne kohen e tij, edhe tani Rilindasit.
    Fakti qe lubonja si pak kush guxoi ti kundervihet haptazi dhe me argumente mitit te rrejshem te Korifeut,Kadare ,vetem i rrit vlerat atij.
    Shume njerez e kane harruar vitin 1990 , kujdes jo 1980, por 1990 kur sistemi ishte ne grahmat e fundit. Ismail Kadare i quajti guximtaret qe hyne ne ambasada ” Jashteqitja e kombit”.
    Pas kesaj ,pasi ngordhi Kali e i rane patkonjte , DISIDENTI I MADH ” U Arratis” pasi kishte marre vize per France nga Regjimi qe po e perndiqte,
    Kadare- shkrimtar i madh
    Kadare njeri i ulet.

  18. 76 says:

    Jam plotesisht dakort qe intelektuali nuk duhet ta humbe kurre sensin kritik dhe te bjere viktime e mentalitetit, dogmave, profeteve dhe dhunes se kultit te venerimit. Keshtu qe me duket e drejte qe cdo gjenerate te kete te drejten te gjykoje ne menyre kritike dhe objektive fenomene, personalitete dhe momente historike. Nuk jam per profetizime, profete dhe tabu te paprekshme, sepse eshte menyra me e gabuar se si te frenosh dhunshem evolucionin intelektiv te shoqerise shqiptare.
    Mbi te gjithe; Enver Hoxhen, Skenderbeun, Nene Terezen. Kadarene, Fishten, Nolin, klerin, demokracine, Ameriken etj, etj mund dhe duhet te gjykohet edhe ne menyre kritike, morale, shumeplaneshe, pa tabu, por pa humbur objektivitetin dhe integritetin intelektual.
    Lubonja ka te drejte te gjykoje mbi kedo, por analiza e tij kritike nuk njeh sens mase dhe degradon thuajse gjithmone ne protagonizmin e tij narcizist dhe ekstremist. Mungesa e racionalitetit, kultura e denigrimit, ekstremizmi, mundesa e pergjegjesise intelektuale ne konsumimin e figures se tij deri ne neveri ne ekranet e tallavase mediatike, me kane krijuar bindjen e nje demagogu orjental qe perdor parafabrikate dhe parrulla filozofesh perendimore.

  19. xy says:

    Lubonja nuk ehte i cmendur,por ai eshte nje antishqiptare i bindur dhe prandaj ne na duket i cmendur ,budalla…Mediat qe e ftojne neper TV jane te financuara nga parate grekoserbe.Ata duhet tu japin hapsire lubonjave se per ndryshe u ndalet taxhia.Ky eshte aq antishqiptare sa asnjeher nuk e ndegjova te flas per shqiptaret si viktima,por gjithmon te kunderten.

  20. Trebeshina says:

    Lubonja nje deshtak i kthyer ne urrejtes i cdo vlere,ne qe i kemi njohur babain themi: “mut i jati,mut i biri”.

  21. Koco says:

    Ky Lubonja tashmë prek vitesh është këthyer në një paloanalist , Një njeri Shpirt Zi , pjelë e keqe , Eshtë këthyer një Kukuvajkë , Kasandër Kobë Ndjellës , Ky nuk përfaqesan askënd gazetar të ndershëm ky meriton të etiketohet Gazetar HALABAKqë duhet ti ndalohet ushtimi i Gazetarisë .

  22. Ved Shehu says:

    Artikull konfuz ne kuptimin e nocionit nacionalizem ne shqip, koncept qe perfshin veprimtarine kombetare. Ndersa megallomanis e kombeve qe. formojne shtetet e fuqishem per ekspansion eshte shovenizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje