Komisioni i Ligjeve po diskuton për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili më pas do të kalojë për votim në Kuvend në datën 1 tetor.
Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij shpalosi propozimin e ri të opozitës parlamentare, sipas të cilit, numërimi të bëhet nga administrata politike.
“Ne kërkojmë që numërim të jetë nga administrata politike. Nuk besoj se është e tepërt që Shqipëria të gjejë 1800 numërues. 90 vende numërimi nga 5 tavolina, herë 4 veta bëjnë 1800 veta dhe të vijnë nga arsimi, noterë e gjyqtarë.
Si mundet që unë apo kolegë të PS apo PD të pranojnë që rezultati është ai që është hedhur në kuti kur vota do të numërohet nga individë politikë të caktuar nga drejtuesit politik qoftë të qarqeve qoftë nga kryetari i partisë, kur kemi garë mes vetes.
Kemi propozuar edhe pragun. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në parlament ata që e kalojnë pragun. Pra prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark”, tha Murrizi.
Ai kërkon ndërkohë, hapje 100 përqind të listave të deputetëve, ashtu si edhe Rudina Hajdari.
Por ata ndahen tek renditja e kandidatëve, pasi sipas Hajdarit, ajo duhet të bëhet sipas alfabetit.
PD: Renditje alfabetike dhe mosndryshim koalicionesh
Opozita jashtëparlamentare ndërkohë ka dërguar në Këshillin Politik draftin e saj për hapjen e listave dhe ruajtjen e koalicioneve.
Opozita thotë se drafti i saj hap 100 përqind listat dhe garanton ruajtjen e formës aktuale të koalicioneve.
Sa i takon hapjes së listave, opozita propozon renditje alfabetike të kandidatëve në fletën e votimit.
“Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “a”. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”, propozon opozita.
Opozita propozon që shpërndarja e mandateve të bëhet bazuar vetëm në dy kritere, vota parapëlqyese dhe kuota gjinore.
“Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore”, thuhet në draft.
Opozita këmbëngul tek mosndryshimi i formulës së koalicioneve.
“Kodi Zgjedhor përcakton qartazi se koalicioni zgjedhor i partive politike është ai me “listë të përbërë”, i cili i jep të drejtën e propozimit të kandidatëvë secilës parti anëtare të koalicionit, dhe jo koalicionit.
Për rrjedhojë, modeli në fuqi dhe dispozitat përkatëse për regjistrimin e koalicionit, shfaqjen në fletën e votimit, marrjen e votave, përllogaritjen e rezultatit dhe shpërndarjen e mandatit, të gjitha këto pjesë të sistemit zgjedhor në kuptimin e ngushtë të fjalës, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën”, thotë PD në propozimin e saj.
Opozita vlerëson se propozimet e Partisë Socialiste të depozituara në Kuvend dhe përpara Këshillit Politik janë në kundërshtim me parimet europiane për zgjedhje demokratike dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Për këto arsye, opozita e kundërshton këtë ndryshim ligjor të modelit koalicioneve të propozuar nga Partia Socialiste dhe tekstin legjislativ që e zbaton atë”, thotë opozita.
Opozita përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.
Drafti i plotë i opozitës:
PROJEKTLIGJ
Nr. ____/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008, “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË
VENDOSI
Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 67, pikat 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:
4.Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “a”. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre.
5.Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore.”
Neni 2
Në nenin 98, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:
4/1. “Fleta e votimit duhet të përmbajë hapësirën e posaçme për ushtrimin e votimit parapëlqyes për kandidatët e subjekteve zgjedhore, numrat përkatës identifikues të së cilëve, sipas listave që kanë depozituar subjektet zgjedhore, duhet të figurojnë qartë në fletën e votimit .
Mënyra e votimit parapëlqyes përcaktohet nga KQZ-ja në varësi nga numri i subjekteve pjesmarrëse në zgjedhje, duke respektuar kushtin që informacioni i përcjellë nga fleta e votimit të mos jetë tejet i ngarkuar, konfigurimi i fletës të jetë i qartë e i kuptueshëm për zgjedhësin dhe zgjedhësi t’a ketë të lehtë orientimin për votimin e subjektit zgjedhor dhe të kandidatit të parapëlqyer.”
Neni 3
Pika 1 e nenit 106 ndryshohet si më poshtë:
“Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën votimit shënon në krah të emrit të subjektit zgjedhor apo partisë pjesëtare të një koalicioni, dhe kandidatit të parapëlqyer të subjektit zgjedhor shenjën “x” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij.”
Neni 4
Në nenin 117 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1.Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit dhe vetëm për njërin nga kandidatët e tij.
Kur zgjedhësi ka votuar vetëm për një parti politike por jo për një kandidat të saj, apo kur ka votuar për më shumë se një kandidat të të njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm partisë politike.”
2.gërma “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër zgjedhor”
3.Pas gërmës “ë” shtohet gërma “f” me këtë përmbajtje:
“f) nuk është e qartë se për kë është votuar ”
Neni 5
Në nenin 118 bëhen ndryshimet si më poshtë:
Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:
“6/1 Pas përfundimit të procedurave sipas pikës 6 të këtij neni bëhet numërimi, sipas parashikimeve në pikat 1 dh 2 të nenit 95, i votave parapëlqyese për çdo kandidat të subjektit zgjedhor.”
Neni 6
Pikat 5 e vijuese të nenit 163 ndryshohen si më poshtë:
6.Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ-ja përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve në listë.
Mandatet nominale përcaktohen pasi kandidatët të jenë renditur në bazë të votave parapëlqyese që ka marrë secili prej tyre. Renditet i pari kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave parapëlqyese dhe pas tij në rend zbritës kandidatët e tjerë deri te kandidati i fundit i cili ka marrë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.
Kur nga ndarja e mandateve nominale të subjektit zgjedhor, brenda zonës zgjedhore, nuk respektohet parimi i barazisë gjinore i cili garanton përfaqësimin në masën e të paktën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar KQZ ndan mandatet duke garantuar parimin e barazisë gjinore. Në këtë rast mandati i fundit takues për kandidatin e gjinisë më të përfaqësuar ndahet për kandidatin me numrin më të lartë të votave parapëlqyese të gjinisë së nënpërfaqësuar. Kjo procedurë përsëritet deri sa mandatet që ndahen të respektojnë detyrimin e përfaqësimit në masën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar për secilën zonë zgjedhore.
7.Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pa botim
Amendamenti “Patozi”
Partia e Astrit Patozit ndërkohë, në një amendament të saj, kërkon që t’iu lihet në dorë partive, se sa do i hapin listat. Pra, të jetë në vullnetin e tyre.
“Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive
1.Partia politike ose koalicioni zgjedhor, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve.
2.Në zbatim të paragrafit të dytë, të pikës 1 të këtij neni, lista e subjektit depozitohet në KQZ, në rastet kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme.
3.Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për kryetar bashkie apo për këshillin e bashkisë nuk mund të regjistrohet si të tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si të propozuar nga një grup zgjedhësish.
4.Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.
Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore për Kuvendin duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre, kurse për këshillin bashkiak i plotpjestueshëm me dy. Për koalicionet, përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati.
5.Lista shumemërore duhet të ketë të përcaktuar numrin e vëndeve në krye të listës që nuk i nënshtrohen votimit parapëlqyes, nëse subjekti zgjedhor përzgjedh të ketë në listë vende që nuk i nënshtrohen këtij votimi, si dhe modalitetet për rirenditjen e kandidatëve në bazë të rezultatit të votimit parapëlqyes. Numri i këtyre vendeve mund të jetë nga zero deri në jo më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të listës. Këto vende duhet të plotësojnë më vete kushtin e pikës 6 të këtij neni.
6.Modalitetet e rirenditjes së kandidatëve pas votimit parapëlqyes duhet të garantojnë që lista e rirenditur të garantojë kushtin që, për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin, jo më pak se një në çdo tre emra të listës shumemërore t’i përkasë gjinisë së nënpërfaqësuar, kurse në zgjedhjet për këshillat bashkiakë një në çdo dy emra të
njëpasnjëshëm në renditje t’i përkasë së njëjtës gjini.
7.Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi.
Neni 163
Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës
1.Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fituese për secilin subjekt.
2.Procedura për shpërndarja e mandateve fillon me rirenditjen e kandidatëve që janë përfshirë në votimin parapëlqyes, sipas modaliteteve të përcaktuara nga subjekti zgjedhor në zbatim të pikave 5 dhe 6 të nenit 67 të këtij ligji.
3.Shpërndarja e mandateve që i takojnë subjektit zgjedhor bëhen vetëm në bazë të listës së rirenditur sipas këtij neni.
4.Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”
Njerez fare koti dhe gjithe vese,parazit malinj dhe te peshtire,qe vazhdojne ti hipin siper ketij vend Muti me gjindje primitive.
Habitem me renien e flokeve te ketyre karikaturave te peshtira,me siguri nga ndonje semundje lekure qe e kap kete lloj.
Banditat hajdute te Meros qe vidhni komentet dhe zhdukni shkrime ku kritikohen qeveria apo Rama. Jeni nje llum mediatik i papare dhe me te vertete publiku ju quan gelbaza e medias, aq te peshtire aq te pafyre jeni duke mbrojtur interesat e mafjes politike, o zagart e Meros dhe Mero gelbazes.
PEDE -istët ??
Shikoi fytyrat dhe vleresoi
No koment
Bejne kot si opozite si mbrenda e jashte e dine qe lyli perseri do jete opozite. Dr ??.
Nje mish mash qe nuk e mere njeri vesh.Zgjedhjet e 25 prillit di jete nje rremuje dhe nje çorjentim i madh per popullin qe do votoi.Njerzit o do shkojn ne votime te hutuar ose nuk do vene fare te votojn, se kete here votimet jane shume te nderlikuara.Muteberet e partive politike,per interesa te tyre dredharake kerkojn t’a bejne sa me te veshtire zgjedhjen e deputeteve.Me mire le te votojn vete kandidatet,kryetaret e partive,sekretaret dhe populli te mos vej fare ne votime.