Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venezias, mediat italiane vënë alarmin

28 Shtator 2020, 21:55Sociale TEMA

Nga Alba Kepi

Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venezias. O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve o për të pastruar paratë e pista , ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qëndrën historike të Venezias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.

Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash.

Alarmi është përcjellë për mediat italiane nga Federata e sipërmarrësve venezianë e presidenti i saj Roberto Magliocco i cili shprehet se “cdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qëndrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre.”

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale. fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj. kanë cuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venecianë.

Pas muaj e muaj mbyllje të detyrurar të aktivitetit, mjaft prej tyre kanë vënë në shitje bizneset e tyre apo janë kontaktuar kryesisht nga shqiptarë që ofrohen si blerës të mundshëm duke ofruar cmime mjaft të lira. Gjaë muajve të fundit në qëndrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje.

Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venezias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.

Për median lokale “Il Gazzetino”, kryetari i Fenderatës së sipërmarrësve venecianë, Roberto Magliocco thotë se “as mos mendoni se blerësit që janë oforuar për janë kinezë o rusë. Por janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë.

Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, o në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt qshtë që mbi këtë turbullësirë po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar.”

Në verifikimet e bëra nga RTV Ora , numri i shqiptarëve që jetojnë në komunën e Venezias, nuk është aq i lartë sa në territoret e tjera italiane.

Në Venezia jetojnë rreth 1700 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja e duke përbërë 4.3 % të shifrës totale të emigranëve në këtë qytet.

Ndërsa sipërmarës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë. E komuna  San Donà di Piave ka numrin më të lartë të sipërmarrësve shqiptarë në territorin venecianë.

Kryesisht shqiptarë kanë biznese në sektorine  ndëritmit dhe pse vitet e fundit ishte shtuar investimi i tyre në menaxhimin o blerjen e restoranteve.

14 komente në “Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venezias, mediat italiane vënë alarmin”

  1. 1962 says:

    Na mbushen mendjen Italianet, shpiksit e Mafjes, baballaret e krimit qe hiqen si viktima.

  2. Pordhe me rigone.... says:

    Pas dy dekadash miseri albanesi…… autocthonus in Venezia!!!

    1. Titi says:

      Pse jo kelysh i janulles, stradjotet themelusit dhe mbrojtesit e Venecias ishin Arber stergjysh te shqiptareve.

  3. Papi says:

    Jane parate e politikes tone qe nga frika e vetingut nuk po dine ku ti cojne

  4. Juristi says:

    Keni disa ex gjykates,bankiere ne Venezia qe kane blere hotele,restorante.Por si kuptoj italianet qe bejne si qen kur duan ti blejne shqiptaret keto businesse,kur blejne ruset dhe kinezet,nuk flasin fare,vetem i marrin paret.

  5. degelisi says:

    Shkrim me genjeshtera. Duhen fakte
    Sa perqind te shtepive jane ne pronesin e shqipetareve?
    Sa eshte numeri i shtepive (apartamenteve, shtepive private, vilave) ne Venecia?

  6. Lexues says:

    Venezianet duhet te jene me derrasa mangut. Ankohen kur ka turiste, ankohen kur nuk ka turiste. Ankohen kur nuk gjejne bleres, ankohen kur gjejne bleres. Me thene te drejten nje investim imobiliar ne Venezia nuk ngjan edhe aq solid dhe i sigurte… Eshte qytet i destinuar te mbytet.

  7. Shkullaku Uturaku says:

    Pirdhni se lirohi. Pse mashtroni mo. Shqipot nuk blejne dot fasule te ngopin zorren jo te blejne Venizian

    1. MullarOmari says:

      po te qifsha rbt po. Oturak jo uturak

  8. Titi says:

    Kur blejne kinizet qe bejne 100% pastrim parash eshte gjithcka ne rregull kurse per shqiptaret qenka fundi botes!? Venezianet ta kene per nder ardhjen e shqiptareve ashtu si dikur e bene stergjyshrit e tyre stradjotet.

  9. Love Laberi says:

    Kur blejne shqiptaret vene kujen talanot, kinezet kane blere gjysmen e italis dhe nuk thote gje njeri…

  10. D... says:

    Ku eshte e keqja ketu? Sipermares shqiptare qe duan te investojne parate e tyre…. Italianet bejne zhurem per cdo gje duke u nisur edhe nga xhelozia e lindur qe kane,, ketu kalon cdo gje ne vrime te gjilperes, dhe super e kontrolluar aq me teper kur je i huaj… Ndersa delinkuenca shqiptare, pavaresisht prapagandes, nuk eshte ne vend te pare ne Itali, shqiptaret jane ne vendet e para si komunitet qe kane hapur me shume aktivitete te rregullta ne te gjitha fushat dhe jane qytetaret me te inseruar ne shoqerine italiane

  11. T says:

    Ah dmth po e blekam dhe une meqe jam shqipo. Se po e blene shqipetaret, e kam dhe une se … kshu muhabeti. Kot e me kot, shqipetaret thone.

  12. Une jetoi ne venecia says:

    ….mos i merni seriozisht cfare shkruajn, duan te mbajne nivelin larte te turizmit dhe kerkojne para nga shteti, dy jane qe kane blere me kredi banke te zhytur deri ne gryke si paspj e krizes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje