Trump: Informacionet për taksat e mia të papaguara janë fake news

28 Shtator 2020, 13:20Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se zbulimet e gazetës ”New York Times”, sipas të cilave ai kishte paguar pak ose aspak taksa federale në vitet para zgjedhjes së tij ishin “informacione false”.

“Fake news”,  këto janë informacione të rreme, krejtësisht të shpikura”, konfirmoi ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Kam paguar shumë dhe paguaj shumë taksa mbi të ardhurat në nivelin shtetëror gjithashtu, edhe pse shteti i Nju Jorkur takson shumë”, shtoi ai pa dhënë shumë detaje, ndërkohë që ka refuzuar gjithmonë t’i publikojë këto informacione.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në 2016, vit i zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, pastaj po aq në 2017, dhe nuk ka paguar asnjë taksë gjatë 10-15 viteve të mëparshme, sipas një hetimi të “New York Times”, i publikuar dje.

Sipas të përditshmes “New York Times”, Donald Trump shmangu taksat në pjesën më të madhe për shkak se ai deklaroi më shumë humbje sesa fitime.

3 komente në “Trump: Informacionet për taksat e mia të papaguara janë fake news”

  1. FEIK NJUZI says:

    True!

    =
    TRUMP 2020!

  2. BIDEN 185 YEARS OLD says:

    Banditat hajdute te Meros qe vidhni komentet dhe zhdukni shkrime ku kritikohen qeveria apo Rama. Jeni nje llum mediatik i papare dhe me te vertete publiku ju quan gelbaza e medias, aq te peshtire aq te pafyre jeni duke mbrojtur interesat e mafjes politike, o zagart e Meros dhe Mero gelbazes.

  3. Rrumpalla says:

    Ua mo Bi de en 185 vjeç old, pse kaq i revoltuar? Mos vallë ske punë tjetër dhe po nuk tu botuan shkrimet, të mbetën kalamajtë pa bukë? Apo, po qe se nuk të shohin njerëzit e koduar, nuk të paguajnë për vrerin dhe përçarjen vëllavrasëse të Shqiptarëve?! Në rast se shkruan, thjesht për të dhënë një mendim, nuk më duket se është e nevojshme të vjedhësh kaq shumë vrer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje