Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të gjatë ditën e sotme, në krah të ministrave Ahmetaj dhe Denaj.
Më poshtë po sjellim disa prej pyetje-përgjigjeve më interesante.
Zoti kryeministër, nuk e di, a keni patur mundësi të dëgjoni kandidatin për kryeministër, kreun e opozitës në prezantimin që ai bëri për një paketë për rimëkëmbje të ekonomisë me fokus kryesisht tek shëndetësia. Ju, përveç paketës së prezantuar javën e shkuar për tre paketat për punësimin, a keni një plan me këtë fokus, kryesisht tek shëndetësia?
Po javën e shkuar, ju prekët, paralajmëruat që do të ketë një rishikim të taksës progresive, a mund të na zbuloni diçka më tepër për çfarë bëhet fjalë?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, për atë që ju e quani kandidati për kryeministër, përgjigja ime është shumë e thjeshtë, është shalqi me provë. Domethënë, i pangrënshëm, sepse nuk është i ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht, shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është thjesht shprehje e mungesës së seriozitetit. Të një mungese serioziteti të provuar në kohën kur këtë vend e qeveriste tjetër kush. E largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e asaj të ashtuquajture opozitë e bashkuar në pushtet dhe të kishte gjetur në këtë vend spitalet që gjetëm ne, kur na besuan shqiptarët, shërbimet shëndetësore që gjetëm ne, kur na besuan shqiptarët, kapacitetet profesionale që gjetëm ne, kur na besuan shqiptarët.
Mjafton ta kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë midis nesh dhe atyre. Kjo nuk është një betejë, aq më pak, midis meje dhe shalqiut me provë, që është në krye të opozitës. Kjo është një betejë e jona me vetveten dhe me kohën. Ne kemi shumë për të bërë. Koha nuk pret sepse shqiptarët kanë pritur shumë dhe ne kemi shumë për të përmirësuar dhe shumë për të përshpejtuar pa diskutim. Por kjo nuk është midis nesh dhe atyre. Kjo është midis nesh, në betejë me kohën dhe me vetveten.
Përsa i përket asaj që unë kam thënë një javë më parë, po e rikonfirmoj, ne po bëjmë një sërë studimesh e dua të përfitoj nga rasti ta them përsëri. Ata, të cilët nuk duan të kuptojnë, nuk kanë për ta kuptuar ndonjëherë. Ata, të cilët duan ta kuptojnë, e kuptojnë thjeshtë, ndërkohë që ata që e kuptojnë, e kuptojnë dhe nuk kanë nevojë për shpjegimet e mia. Jam i bindur që shumica e shqiptarëve e kupton që masat e marra nga qeveria janë masa, të cilat merren në bazë të mundësive. Nuk i kemi pasur dje mundësitë që kemi sot. Nuk mund ta ulnim dje, në zero, as tatim-fitimin për biznesin e vogël, as TVSH-në.
Fakti që sot e bëjmë nuk ka lidhje me faktin që po vijnë zgjedhjet. Ky ka qenë synim i kahershëm dhe ka lidhje me faktin që kemi krijuar mundësi. Pra, rrisim mundësitë dhe hedhim hapa të tjerë në këtë funksion. Përndryshe, nëse do kishim bërë të gjithë këto gjëra që po bëjmë sot, menjëherë pasi fituam, do kishim qenë magjistarë, por kjo nuk është e mundur.
Përsa i përket taksës progresive, po, jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju. Edhe aty me synimin që të lehtësojmë barrë të atyre që jetojnë me punë, flas për ata që jetojnë me një pagë dhe njëkohësisht që të rrisim fuqinë blerëse të gjithsecilit, aq sa të jetë e mundur, kudo ku të jetë e mundur, kurdo që është e mundur. Përndryshe, me platforma të krijuara e të trumbetuara në kushtet kur nuk ke asnjë përgjegjësi, kur nuk mban asnjë përgjegjësi dhe kur edhe e di që shanset që ta japin atë përgjegjësi i ke minimale e prandaj lëshohesh si Sudja dhe si Vebiu për të kapur, çfarë të kapësh, Shqipëria nuk bën përpara, bën vetëm mbrapa. Shqiptarët e kanë shumë të qartë, shalqinjtë me provë që kanë rezultuar kunguj nuk ka shans t’i blejnë për shalqi të ngrënshëm.
Për të vijuar pak më tej me pyetjen e koleges, më datë 24 maj, 2 qershor dhe 9 qershor, ju keni paralajmëruar që brenda muajit qershor do të paraqisni, citoj, planin kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale, me qëllim që gjatë 4 muajve të fundit të këtij viti t’i kthehen normalitetit të të ardhurave të familjeve, ekonomisë dhe shtetit. Kur jemi 3 muaj nga fundi i vitit, pse nuk e keni publikuar ende këtë plan?
Kryeministri Edi Rama: E drejtë dhe arsyeja është e thjeshtë. Ajo që ne nuk kemi mundur të bëjmë, ka qenë rezultat i pamundësisë për të pasur një proces, siç do të dëshironim në atë kohë, për shkak të kufizimit të madh të kontakteve dhe të ndërveprimeve. Por çka po dëgjoni sot, ç’do dëgjoni çdo javë e çdo ditë janë pjesë e këtij plani. Nuk flasim për gjëra që janë sot për sot, ose që janë të lidhura me zgjedhjet, por janë pjesë e planit tonë për 20-30. Ndërsa planin në total kemi vendosur që ta publikojmë duke mbledhur një nga një të gjithë mozaikun, edhe për një arsye tjetër. Për fat të keq dhe jo vetëm në Shqipëri, aspektet politike që lidhen me ekonominë lihen në fund dhe dominojnë aspektet që lidhen me kronikën e zezë, me kronikën rozë, me kronikën blu. Ne duam që këtë plan ta publikojmë hap pas hapi e në fund do të jetë i gjithi i përmbledhur. Të mos kalojmë nga përmbledhja tek detajimi, por nga detajimi tek përmbledhja, në mënyrë që të mund të fitojmë më shumë kohë të konsumuar me publikun. Nëse do ishte një plan i madh e i përgjithshëm, ju do e kishit dhënë me shumë gjasë lajm të fundit një herë dhe nuk do kishim folur më. Nëse do kishte fat të ishte lajm i fundit, por nuk besoj se do të kishte edhe atë fat. Por ajo pyetje është e saktë.
Duke qenë se jemi në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021-shit, ku ju kërkoni një mandat të tretë qeverisës, cilat do të jenë shtyllat e planit tuaj ekonomik, që qytetarët t’ju votojnë sërish?
Kryeministri Edi Rama: Ka kohë për këtë. Këto që ne po themi sot janë gjëra që do ndodhin sot, pra nuk janë gjëra që do ndodhin nesër. Pra, nëse ne themi taksa e biznesit të vogël bëhet zero dhe TVSH-ja bëhet zero, kjo është një gjë që ndodh sot. Është ligj i korrikut, pra është në fuqi. Nëse ne sot, jemi këtu duke bërë një pasqyrë të rindërtimit dhe themi që kaq vende pune, kaq kompani të përfshira, kaq apartamente, kjo gjë po ndodh sot. Nuk është gjë që do ndodhi nesër.Desha të shtoj dhe një gjë, që ne po bëjmë një kontratë tip për të gjithë familjet që ju takon shtëpi apo apartament nga rindërtimi. Pra, jo vetëm që deri në fillim të vitit tjetër të gjithë do mund ta shohin, duke u ndërtuar pallatin, ku do të kenë apartamentin e tyre, por do të kenë dhe një kontratë me qeverinë shqiptare që do të garantojë që kjo gjë, jo vetëm do të ndodhë, por kontrata do të ketë dhe penallti për qeverinë, në rast se nuk respektohet marrëveshja në kuptimin e afateve që është diçka e vështirë për 1001 arsye sepse procesi ne na u pengua shumë nga gjithë kjo ndërhyrje në mes e Covid, na ka penguar disa procese.
Besoj që në pak ditë, Ministrja e Infrastrukturës do të lajmërojë rihapjen e garës për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, që do të rihapet për fat të mirë në atë pikë ku u ndalua, pra nuk do fillojë nga e para se u hap gara dhe u ndalua. Tani ka dhe një numër ditësh për t’u mbyllur, por kaluan gjithë këto muaj dhe është një pengesë që është vonesë, por është një pengesë objektive, nuk është se u vonua se ne e lamë punën pas dore e kështu na janë penguar disa punë, por të gjitha tani hynë një nga një në proces e të gjitha këto janë impakt ekonomik dhe financiar. Ndërkohë që, jo më larg se sot paradite, mora një tjetër informacion të detajuar për aeroportin e Kukësit e unë jam i bindur që nëse larg qoftë ndonjë forcë maxhore nuk do ndërhyjë në formën e një pengese objektive, kuksianët nga Londra që janë tallur dhe më kanë përqeshur në facebook për aeroportin, do t’i marr në Londër, do t’i ul në Kukës unë, e do t’i sjell nga Londra të votojnë PD-në në Kukës. Me avion në aeroportin e Kukësit. Kështu që PD-ja do të ketë nga unë 120 vota në Kukës, falas. Jo nga ato me pagesë që është mësuar të bëjë ose ishte mësuar të bënte kur kishte kompani private ajrore.
– Zoti kryeministër, më kujtohet mirë konferenca e donatorëve në Bruksel ku në mënyrë të shpeshtë u artikulua fjala transparecnë. Do doja të dija, a ka qeveria shqiptare një organizëm, një watchdog për të gjitha këto investime që po bëhen nga buxheti i shtetit për hir të trasnparecnës? Pyetja e dytë ka të bëjë me turizmin, të gjithë tur operatorët, shoqatat e turizmit kërkojnë një paketë të tretë ndihme. A është e gatshme qeveria tja ofrojë një paketë të tillë? Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Tani me shumë kënaqësi konstatojmë që goditja në sektorin e turizmit ka qenë shumë më e lehtë se sa ne e parashikonim për shkak të turizmit të brendshëm dhe për shkak të turizmit “patriotik” që u mundësua si rezultat i hapjes, që ne i bëmë kufirit me kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e zi e me gjithë rreth e rrotull për t’i mundësuar të vijnë të bëjnë turizëm dhe të ardhurat flasin qartë për këtë. Ndërkohë, ka dhe një element tjetër, sektori i turizmit posaçërisht ka në dispozicion një garanci sovrane të rëndësishme. Është ajo garancia e dytë sovrane për të cilën thuhej se nuk do funksiononte, siç thuhej dhe për të parën, por të dyja po funksinojnë dhe sot që flasim janë mbi 120 milionë dollarë të dhëna për kompanitë, përfshirë dhe kompani që operojnë në sektorin e turizmit.
E të mos harrojmë dhe një gjë tjetër që në sektorin e turizmit kemi shtyrë tatim fitimin. Nuk kanë asnjë ngarkesë dhe obligim ndaj shtetit. Për vitin e ardhshëm, nuk shoh një paketë të tretë në horizont që të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë që do të thotë njëkohësisht që çfarë flasim, ne nuk kemi parasysh zgjedhjet kur flasim se ne mendojmë për shumë më larg se zgjedhjet.
Kam dhe një kolegun tuaj këtu që thotë “o Ram, lëre ekonominë, por shih atdheun se po ta merr greku”. Një përgjigje shumë të thjeshtë për këtë, Atdheun nga greku mbroje me Liken i dashur. E ke Liken gati aty dhe Lulin dhe Saliun dhe Monikën, me kanoe dil dhe t’i mbroni atdheun nga greku bile bjeri nga Vjosa se Likja po mbron dhe Vjosën tani. Vazhdoni mbroni gjithë ujërat e Shqipërisë nga grekët dhe nga armiqtë imagjinarë të Ilirit, Lulit, Saliut dhe Monikës.
– FMN ka sugjeruar thjeshtëzim të sistemit të tatimit dhe njëherazi dhe rritje nga të ardhurat për taksat. Si mendoni ta realizoni këtë? Duke pasur më shumë aksione në terren apo do të ketë një rritje të taskave? Dhe e dyta nëse më lejoni, ju folët për mundësinë e rishikimit të taksës progresive, folët për rritje të pagës minimale e njëherazi edhe për shifra të rritjes së pagës së mjekëve e mësuesve, e keni thënë dhe më herët, jo sot, por dhe në takime tuajat të mëparshme, keni thënë që do ketë një rritje gati deri në 40%, për mjekët dhe infermierët. A mendoni që po kopjoni pak nga programi ekonomik i Partisë Demokratike duke qenë se këto janë artikuluar edhe më herët nga zoti Basha? Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: E para, këtë fjalën kopje programesh unë them që ta përjashtoni nga fjalori i komunikimit sepse është diçka pa lidhje. Së dyti, ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kujt e bën dhe në rast se marrim për të mirqenë që bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Së treti, ka dhe një ndryshim më të madh akoma, midis rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët deri në 40% që do ta bëjmë ne dhe do të jetë e shkruar e do të miratohet me ligj në Kuvendin e Shqipërisë dhe idesë se mund të shkojnë pagat 1200 euro, se mund të shkojnë subvencionet 150 milionë euro për bujqësinë, se mund të shkojnë ku di unë se çfarë, 100 këtu, 100 atje, 200 atje, 300 atje dhe se mund të bëhet deti kos. Jo!
Të rrisësh pagat në këto kushte, deri në 40% për mjekët dhe infermierët dhe në mënyrë të konsiderueshme edhe për mësuesit, të rrisësh pagën minimale 300 mijë, të heqësh fare tatim fitimin dhe TVSH-në dhe të mbash financat nën kontroll, duke e konsoliduar aspektin makroekonomimk të vendit, kjo është qeverisje. Kurse të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet, duke hapur gojën e duke lëshuar për të gjithë lugët e floririt është thjesht për të qeshur. Kështu që, nuk ka asnjë krahasim, asnjë mundësi krahasimi sepse i kemi parë.
Fati i mirë në këtë rast për të gjithë është që këta i kemi parë. Pra, nuk është se janë të paparë. Janë të paparë në mënyrën se si bëjnë sikur nuk i kemi parë, por që ne i kemi parë, janë shalqi me provë. Madje këta njëherë, sidomos këta, Saliu, Luli, Iliri, Monika janë shalqi të provuar disa herë dhe në asnjë nga provat nuk kanë dalë të pjekur, kështu që janë të papjekshëm. Besoj që është brenda përgjigjes, nuk ka kontradiktë në këtë. Ne jemi në një rrugë, ku faktikisht sot po ndajmë me njerëzit frute të punës dhe të përpjekjeve të përbashkëta. Janë punë dhe përpjekje e përbashkët këto frute, pra nuk është një asfalt elektoral, siç është gjithë programi i ashtuquajtur platformë i Partisë Demokratike. Ai është asfalt elektoral, nga ato asfaltet që hidheshin në kohën e Saliut me daulle e që u dilte boja në shiun e parë pas fushatës. Ato janë si tramvaji i Tiranës, njësoj. Në çdo sektor një tramvaj. Po ku është tramvaji? Me siguri, po të shkoni tek SHQUP-i do t’ju tregojnë dhe tramvajin kështu që bëni kujdes, merrni maskë me vete.
Kryeministri Edi Rama: Dua ta mbyll këtu me një gjë që është e rëndësishme të theksohet.
Është përhapur një fjalë gjithandej, edhe me ndihmën e mediave tuaja, që këtu janë rihapur kazinotë, është rihapur bixhozi. Kjo është komplet gënjeshtër.
Nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri.
Nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë leje e licenca për kazino.
Është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licencës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në mes të Tiranës dhe duke pritur që cilidoqoftë të ofertojë nëse ka ofertë për të bërë në një zonë të caktuar të definuar. Pra, nuk është ashtu siç është përkthyer, që tek rruga filan do të hapet një kazino e tek rruga tjetër do të hapet një tjetër. Jo, janë vetëm kufijtë e një perimetri, sepse në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje, ose kazino të veçanta në zona strategjike për zhvillim dhe për turistët. Gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta ushtrojmë masivisht.
Nuk ka hapje kazinosh. Në hotele me 5 yje po. Është në ligjin specifik për incentivimin e hoteleve me 5 yje, por hotele me 5 yje me Brand-e, jo hotele të tipit që i ve unë emrin hotelit “Ezali”, Edi, Zaho, Linda dhe i vë 5 yje. I pres vetë, i pikturoj vetë. Ato janë 5 yje të miat, por nuk janë 5 yje Brand-i. Keni parë plot nga këto. Njëri thotë Ezali Palace, tjetri thotë Ezeli Palace. Ata mund t’i bëjnë, por nuk marrin licencë. Licencë për kazino, në rast kërkese marrin vetëm Brand-et ndërkombëtare, të kuotuara ndërkombëtarisht.
Nuk ka kthim mbrapa në këtë pikë.
Në ndërkohë jemi shumë të shqetësuar për fenomenin e përdorimit të online, siç ndodh në të gjithë vendet, edhe në Kinë, në Turqi, në vende ku është i ndaluar. Për këtë jemi duke menduar se çfarë do të bëjmë. Por nuk bëhet fjalë aktualisht për asgjë të tillë. Është komplet një fake news. Më fake news nuk ka!
Çfarë po ndodh me amnistinë fiskale, mos është tërhequr qeveria?
Kryeministri Edi Rama: Kam dhënë më shumë se një provë që unë edhe tërhiqem kur ka arsye për t’u tërhequr, por këtu nuk ka arsye për t’u tërhequr, ka arsye për të punuar me durim dhe për të bashkëpunuar me të gjithë strukturat ndërkombëtare, për të arritur në një draft, në këtë rast konsensual me ta. Konsensusi 100% për drafte të brendshme nuk është i detyrueshëm. Në këtë rast është i detyrueshëm, deri kur do them jo, por do themi OK, nuk arritëm 100%, por do të shkojmë përpara. Por për momentin jemi duke bashkëpunuar shumë mirë me një sërë strukturash ndërkombëtare. Kështu që kuptohet në këtë rast nuk mund t’i vëmë vetës një afat, të themi një apo dy muaj, sepse varet edhe nga ata. Ata kanë edhe punë të tjera.
Pak muaj më parë keni shprehur idenë tuaj për të legalizuar kanabisin.
Kryeministri Edi Rama: Nuk heq dorë nga ajo ide.
Meqë nuk hiqni dorë, do ta bëni këtë mandat, apo do ta ruani për mandatin e tretë?
Kryeministri Edi Rama: Do ta bëjmë kur të jetë gati.
Keni thënë para pak muajsh që do ta bëjmë në këtë legjislaturë.
Kryeministri Edi Rama: Legjislatura nuk ka mbaruar akoma dhe do të jetë gati, kur të jetë gati dhe njësoj si amnistia fiskale është i lidhur edhe me konsultime dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Kështu që mos u nxitoni. Ne këtu jemi dhe këtu më keni të paktën edhe 5 vjet. Pastaj 2025-2029 flasim.
SHUME PAK I DUHESH SHQIPERISE DHE VISEVE SHQIPETARE PER SA KOHE TE KESH FRYME .
DUHET SHUME KOHE TE ZHDUKET BREZI QE U LIND E RRIT NE RUMPALLEN E NONO- BERISHA.
AI BREZ QE JU THA QE TE BEHESH DEPUTET DUHET TE KESH RESUME MBUSHUR ME KRIME TE PUNOSH NE ADMINISTRAT ESHTE NORMALE TE VJEDHESH TE JESH NE POLICI DHE DREJTESI JE PRIVAT ETJ……..
PRANDAJ 5 VIET SHUME PAK
EDI RAMA THE GREAT
Lajm shume i mire.Ta g’zoni, gjigandin e Surrelit.! Ai milet te meriton ty dhe President Ilir Meten…ene Rucin e Pallen…,lol!
Kryeminister do te jesh edhe gjashte muaj pastaj flasim .
O Ramë, lëre 5 vjeçarin e ëndërrave të tua, por shiko atë punën e call centerave (sidomos ato të bursave online) që nuk po deklarojnë punonjësit, nuk po i sigurojnë, po punojnë në të zezë (ose punojnë me paga minimale dhe pjesa tjetër në dorë). Ta thashë njëherë ditë më parë, mos i hap belara vetes, qeverisjes kot. Mos të fillojmë me emra call centerash dhe adresa nëpër forume online. Me teatrin tënd të gënjeshtrave as bythën nuk fshi. Nqs ke ndërmend të ikësh shumë muaj para 25 prillit, thuaje, ta dimë, kështu që t’i plasim me radhë skandalet e piramidave të tua dhe çifutëve. E ke lëshuar dorën tani para zgjedhjeve, më keq se Saliu para zgjedhjeve të 2013. E ke bërë llum gjithandej. Tërhiqu çik veshin atyre të tatimeve se u ngopën me zarfe.
O Ramë, lëre 5 vjeçarin e ëndërrave të tua, por shiko atë punën e call centerave (sidomos ato të bursave online) që nuk po deklarojnë punonjësit, nuk po i sigurojnë, po punojnë në të zezë (ose punojnë me paga minimale dhe pjesa tjetër në dorë). Ta thashë njëherë ditë më parë, mos i hap belara vetes, qeverisjes kot. Mos të fillojmë me emra call centerash dhe adresa nëpër forume online. Me teatrin tënd të gënjeshtrave as bythën nuk fshijmë. Nqs ke ndërmend të ikësh shumë muaj para 25 prillit, thuaje, ta dimë, kështu që t’i plasim me radhë skandalet e piramidave të tua, të rilindjes dhe çifutëve. E ke lëshuar dorën tani para zgjedhjeve, më keq se Saliu para zgjedhjeve të 2013. E ke bërë llum gjithandej. Tërhiqu çik veshin atyre të tatimeve se u ngopën me zarfe.
Nese e ke vertet kete shprehjen e fundit atehere ti vertet ke mbaruar. Ne keto 8 vjet te jane mbaruar edhe batutat dhe ke filluar ti perseritish. Piketo nje djale ose vajze te zotin nga radhet e P.S. per k/minister qe te ece e sigurt Shqiperia. Ti vete fe mbarove misionin. Mbylle me nder dhe ik. Sa kohe nuk vure drejtesi dhe nuk fute ne burg politikanet e korruptuar edhe pse kishe vete pushtetin del se je edhe ti si ata. Lamtumire Rama; Fitore P.S. me nje k/minister te ri.
Gjendia ekonomike dhe sociali eshte kjo qe shofim , s’ka asgje per tu eksploruar , duket skena me gjithcka , ska nevoje per prapaskene . Per 8-te vjet bet kaq pak , sa dhe juve jeni te vetdijshem . Sigurisht dicka bet , por kaq pak , sa tash jeni fare te pa besushem , per premtimet qe thoni , me te cilat kerkoni edhe nje mandat tjeter . Nese dote kishit permbushur premtimet qe dhat para 8-te apo 4-ter vjetesh ; pra , se paku 50 per qind , atehere kishit nje arsye te kerkonit edhe nje mandat tjeter . Arritiet dhe mosarritiet nuk besojse eshte nevoja ti rreshtojme , sepse i kemi bere te ditura me dhjetra hete . Ne popullit na duhet nje KM qe punon edhe per popullin , jo vetem per vete , gjendia e popullit te thjesht eshte ajo qe ishte para 8 vjetesh , dhe jo pak por rreth 1.5 miljone shtetas . Ne nukse na duhet emri i kryeministrit , na duhet puna edhe ne interesin tone , si dhe ndertimin e gjithe vendit . Nese dote ishim te kenaqur me ekonomine –sigurisht per aq sa kemi hapin — si shtet ; te rrinit edhe 2 mandate , pse jo !. Por ju e shikoni edhe vet –dhe jeni te ndergjegjshem — per kete , thuajse s’keni bere asgje per popullin ne teresi ; perjashtuar disi infrastruktura , neper qetetet kryesore . Nese persepari , na premtove , por sna dhe asgje , fai eshte juaji ; por nese do te na e hedhesh persedyti , duhet te shkundemi ne , nga naiviteti .
Edi beri 2 ore konference me shifra e me fakte…keta nuk thone asnje fjale per ekonomine por kapen pas kesaj se sa do rri 5 api i rshe 10 vjet…hajde gazetare hajde….
Hallall plako.
Paska bërë progres Shqipëria
Nga Enveri 50 vjet kaloi tek
Saliu 30 vjet per te shkuar tek
Edi 20 vjet.
Po pse puna e madhe nqs ikën Edi,Luli, Iliri dhe Monika, Saliu, Mediu e Kompani.
Këta të gjithë janë njëlloj sa të hedhin rrënjë.
Nuk ja zbret njeri Kalit…
(Sa më shumë të rrinë aq më të paprekshëm bëhen)
Nqs kjo eshte demokraci, hallal i paçi ata që ju qeverisin.
Të zgjedhësh me principin ky është më i mirë se ky.
Nuk është zgjedhje por zgjidhje e momentit.
Shqipëria do të shpëtojë kur të ikin te gjithe kjo kastë e fëlliqur, nepotike dhe e koruptuat.
Dhe njerëzit mos te jenë çerat e kryetarëve.
(Që me marrveshje thjesht bejne rokadë).
Ashtu si vellezerit Erdogan e Alijev qe mbajne pushtetin qe prej vitit 2003 dhe as qe kane ndermend ta leshojne ate deri ne …….vdekjen e tyre.
Si mund te flasi nje kryeminister “ketu me keni te pakten edhe pese vjet, pastaj 2025-2029 flasim”?!!!!! Cfare te flasim? Do vazhdosh si kryeminister, do behesh president apo mbret? Si keshtu, ky “muhabet” varet nga deshira e Edi Rames apo nga votat e shqiptareve? Ne qoftese do i respektonte ata dhe ligjet e nje shteti demokratik, te pakten te deklaronte se “shpresoj (apo jam i bindur) se populli do i japi votat Rilindjes per te vazhduar te qeverisim edhe kater vjecarin 2021-2025”. Hahahaha, “pastaj flasim”, tipik arrogant, sharlatan, totalitar!
Me Lulin, ne krye te opozites, Meten, Monen, Berishen e kompani, jashte burugut….
Ruajna o Zot, se Rama ka per te vdekur kryeminister…….
QOFTE LARG JE I PA AFTE EDHE I KORRUPTUAR E KE VENDIN NE BURGE
O Edi…..nuk te lexova……ti mire e thua dhe mire ju a ben atyre qe jetojne aty!!!!!Sa te jenë ata pisat aty te opozites…..kalëro o don kishot….mgjth…pyka te thotë:harroje se do te marresh 1 milon vota,harroje se do marresh 800 mije vota….këta qe kanë blerë opozitën nuk e kalojnë 180.000 vota(se jane pisa dhe vrases)TI O BOS PORDHAC NUK E KALON 250.000 vota…kjo eshte e sigurt!!!! Kjo do te thote je i pari dhe i abandonuar….do tu votojnë vetem JENIÇERET tuaj..Edo i ke mashtruar keq shqiptaret…por keq fare…korrupsioni në kadastra,legalizime ,tatime ,dogana dhe shërbime publike e bëre te frikshem …tani po je burre nxirre per vota drejtorat legena qe ti i do shume…O EDO MOS FLUTURO ME PRESH …MIKU…..edhe e fundit…njërzit e mij qe kam aty,ta dish nuk ta japin prape voten(flase per familjaret e mij qe jane 52 vota,se problemet jua zgjidh une dhe jo juve)…kurse per keta bythqirat e opozites as behet fjale fare…..te fala Edo….
po xhaxhi Enver, une jam me PS POR DUA KM tjeter. me mire ps se LSI, AS QE DISKUTOHET. por kemi nevoje per fryme te re. me mire GENT Cakaj se PS KA PLOT TE TJERE POR THASHE ME ORDINERIN