Ministria e Arsimit: Viti akademik 2020-2021 filllon më 2 nëntor

29 Shtator 2020, 20:52Sociale TEMA

Viti i ri akademik do të nisë më 2 nëntor. Urdhrin e ka firmosur vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në urdhrin e Kushit thuhet se në përfundim të regjistrimit të studentëve fitues, universitetet duhet të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “trajtimi i studentëve”, sh.a listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ky vit i ri akademik do të zhvillohet ndryshe nga vitet e tjera. Për shkak të pandemisë mbetet një sfidë e vërtetë zhvillimi i leksioneve në universitete.

Megjithatë Ministria e Arsimit ka përcaktuar protokollet e sigurisë ndërkohë që thotë se ka edhe skenarë të ndryshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje