Politikanët vendas të korruptuar? Qyteti rumun zgjedh një gjerman për kryetar bashkie

29 Shtator 2020, 10:27Bota TEMA

Nga Enver Robelli

Jeni dëshpëruar me politikanët lokalë? Me sulltanët provincialë që nuk punojnë gjë? Me bajraktarët që qeverisjen e shohin si mundësi për të ndukur nga ndonjë tender publik?

Jeni lodhur nga korrupsioni? Papastërtia? Mosfunksionimi i shërbimeve elementare komunale?

Qe ilaçi: zgjidhe një gjerman!

Kështu kanë vepruar zgjedhësit në Temishvar të Rumanisë. Në këtë vend të BE-së në fundjavë janë mbajtur zgjedhjet komunale.

Në katër vitet e ardhshme kryetar i Temishvarit do të jetë gjermani Dominic Fritz. Ai nuk është gjerman nga pakica gjermane e Rumanisë.

Fritz është lindur në trevën e Schwarzwaldit në Gjermaninë jugore. Në Rumani ai erdhi pasi kreu maturën në Gjermani.

Erdhi për të ndihmuar në një qendër për kujdesin ndaj fëmijëve në Temishvar. Pastaj Fritz u kthye në Gjermani, ku ishte anëtar i Partisë së Gjelbër dhe shef i kabinetit të presidentit gjerman Horst Köhler.

Por Fritz vazhdoi ta ruajë lidhjen me qytetin e Temishvarit dhe më 2019 u shpërngul përfundimisht në këtë qytet të Rumanisë veriore, në trevën historike të Banatit.

Temishvari është qyteti i tretë për nga madhësia në Rumani. Që nga viti 2016 Rumania ka edhe një president me origjinë gjermane: Klaus Iohannis.

Por Iohannis është gjerman i Rumanisë, më parë ka qenë kryetar i qytetit Sibiu (Hermannstadt). Në këtë qytet një pjesëtare e pakicës gjermane mbetet kryetare.

Në një komunë të Bukureshtit ka fituar francezja Clothilde Armand. Rumania duket se po shndërrohet në një laborator interesant demokratik.

Kur s’je i kënaqur me politikanët vendorë, gjej ndonjë tjetër në Perëndim. Kjo duket të jetë maksima e re.

Diaspora e fuqishme rumune ka qenë mjaft aktive edhe në organizimin e protestave kundër kastës së korruptuar politike në Rumani.

Beteja ka qenë pjesërisht e suksesshme. Por beteja vazhdon. Edhe nga diaspora, me votat e të cilës më 2016 qe zgjedhur president Klaus Iohannis.

10 komente në “Politikanët vendas të korruptuar? Qyteti rumun zgjedh një gjerman për kryetar bashkie”

  1. Vrkrt says:

    Sipas parimit demokratik,”shumica fito pakica humbet” edhe ky ,pakèsirè,do mbytet nga shumica atje dhe do romanizohet shpejt e shpejt nga virusi i ballkanizmit..

    1. @vrkrt says:

      Jame apsulitisht dakort me ty kjo po shihet edhe be Kosove dhe tek shkrimi qe Ka bere baton haxhiu per gjykatate evropjane ne kosove

    2. Kalec Dega says:

      Jo gjerman apo taliban, nuk ka burre nane ta baj Albanistanin si Evropa.

  2. Piro says:

    Eshte reagim ndaj korrupsionit paskomunist. Por dhe shartim i kultures lindore me ate perendimore. Imagjinoni nje gjerman kryetar bashkie ne shkoder. Ai do ishte teresisht jashte politikes, pa lidhje fisnore, nje punetor shembullor. Kjo dukuri mund te behet e zakonshme ne lindje.

    1. Qinani says:

      Jo kryetar bashkije por edhe kryeminister euroatllantik t sjellin n shqipni ,s bohet aj ven.
      E ka provu historija me princ Vidin.
      Iku pa ardh ala.
      Po kur erdh xhorxh bushi ?
      A i pe majmunat pellazg sesi ju ngjiten?
      Si zhapinjt n trung ullini.
      Dhe si gumzhinin..si gjinkallat n vap.
      Ore.
      Ajo teorija Darvinit thon se osht e gabume.
      Dhe ka gjasa t jet e vertet teorija e krijuesit.
      Pra njeriu s osht prej majmuni por osht krijunprej perndije dhe perndija mund t jet aliene..
      Shqiptart si krijesa e hudhin posht teorin evolucioniste darviniane
      Pse nuk kan avolu nga majmun n njers ?
      Apo mos ndoshta jan prodhim skarco i Krijuesit ata ?

  3. kot says:

    te pakten lajmet jepini sic duhet. qyteti nuk quhet Temishvar por Timisoara (dhe shqiptohet Timishoara).

    1. plot says:

      Temeshvar eshte emri ne hungarisht. Ne boten gjermanishtfolese qyteti quhet Temeschwar, sipas hungarishtes. Ka qene nen Mbreterine e Hungarise, e me pas nen Perandorine Austrohungareze deri me 1918, prandaj ne gjermanisht eshte ngulitur kjo forme. Kam marre njehere avionin nga Viena per ne Timishoare, dhe ne tabelen e nisjeve emri ishte Temeschwar. Emri zyrtar ne perdorimin e sotem nderkombetar eshte Timisoara, sipas rumanishtes (meqenese qyteti ndodhet ne Rumani). Ne perdorimin shqip eshte Timishoare. U be i njohur per shqiptaret ne dhjetor 1989, kur atje filloi revolucioni kunder Causheskut. Kush eshte arsimuar ne boten gjermanishtfolese dhe nuk ka e ka perdorur shqipen ne menyre te qendrueshme, nuk mund t’i dije keto hollesi.

  4. Lloji says:

    Tek ne edhe rrojet e pallateve do i kishim dasht Gjerman, se politikanet po e po(!)

  5. Velo says:

    S’është gjë edhe ajo zgjidhje. Ja gjysëm Serb e kemi patur ne dhe na bëri hatanë! Futi këmbët dhe 30 e ca vjet e nuk shporrim dot.

  6. Detari says:

    Nuk behet suniti kurre evropian. sa me shpejt per turko-siri te shpetoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje