Shtyhet seanca më 5 tetor, Ruçi vendos: U jep 7 ditë afat partive për arritjen e kompromisit për Kodin Zgjedhor

29 Shtator 2020, 12:25Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka lënë 7 ditë afat kompromisit per Kodin Zgjedhor.

Përmes një njoftimi thuhet se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Kjo bëhet për  t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare te datës 1 tetor 2020.

e porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Për procedurat e transmetimit do të keni një njoftim tjetër.

Faleminderit!

 

2 komente në “Shtyhet seanca më 5 tetor, Ruçi vendos: U jep 7 ditë afat partive për arritjen e kompromisit për Kodin Zgjedhor”

  1. Tek Rrapi në Mashkullorë says:

    Më kap një humor cinik sa herë del ky Ruçi ne skenë.
    Dmth rilindja ishte me këtë si fugure qëndrore.
    Jo se ky nuk ka qenë.
    Por ta marri e mira, ç’do gjë e ka një fund.
    Cdo produkt qoftë dhe politik maturohet.
    Mbaron një ditë …
    Bëj demagogjira e llafe e pordhe me rigon o Ed Rama bëj me të majtën.
    E bleve si ata që blejnë nje club futbolli kur i ka shkuar vlera në tokë…
    Veçse ti me PS s’ke asnjë lidhje. Ti duhej të ishe djathtas atje ku e fillove dhe të takon.
    Edhe këtu ku erdhe ndonje gjë nuk bëre.
    Thkesht vegjeton per te hedhur rrënjë ti dhe kasta e jote duke slostuar ç’do individ që del kundër.
    Per te hedhur rrënjë e u bërë si rrapi në Mashkullorë 200 vjeçar. (Tamam si Gramozi).
    Rilindje e pjerdhur, rilindje e mashtrimit dhe e “kozmetikes” sipërfaqësore..

  2. kerkesa says:

    Rrapin ne Mashkullore e rrezoi suferina e sali berishes ashtu si ka bere edhe me shqiptaret e ndershem. Tani rrapi ne Mashkullore nuk egziston me; flase per ate rrapin me emer, pa rrepe te tjere ka plote rruges per ne Mashkullore. Dhe nje porosi: kujdes Ilir Meten se do vrase veten, ruajeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje