Alarmi për sulm me bombë në aeroportin "Nënë Tereza", Aviacioni Civil sqaron çfarë ndodhi sot në Rinas

30 Shtator 2020, 18:06Sociale TEMA

Autoriteti i Aviacionit Civil sqaron alarmin për dyshimet e një sulmi me bombë që u raportua sot në Aeroportin e Rinasit.

AAC sqaron se alarmi i sigurisë i ndezur sot ka qenë një test i fshehtë sigurie me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

Reagimi i AAC:

Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

2 komente në “Alarmi për sulm me bombë në aeroportin “Nënë Tereza”, Aviacioni Civil sqaron çfarë ndodhi sot në Rinas”

  1. arber says:

    Veprim i zgjuar ne kohe Cividi kur vigjilenca eshte e ulet. Te lumte Erion Tema se bashku me ekipin qe drejton. Njerzit e duhur ne vendin e duhur.

  2. Beni says:

    Bravo Erion Tema. Djale shume i mire dhe punetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje