Gjykata Speciale e Hagës nuk ndalet në prerjen e flet-thirrjeve dhe të flet-arresteve ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas arrestimit të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucati dy drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Eulex si pjese e Speciales ka thirrur edhe avokatin Tom Gashi.
Avokati i njohur është mbrojtësi i politikanëve të njohur në Kosovë, si presidenti Hashim Thaçi, apo dhe emra të tjerë të politkës, por edhe të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Gashi njihet edhe si avokati i Organizatës së Vetaranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa emri tjetër i thirrur nga Specialja e Hagës është Faton Klinaku, aktualisht sekretari i kësaj organizate.
“Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fush?
Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, shkruan Gashi në rrjetet sociale.
Më poshtë postimi i plotë:
DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE
Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.
Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fush? Kosovë së bashku me Faton Klinakun.
Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.
Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn. Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don të arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.
Person me negativ , me idiot se sa Tomë Gashi veshtire qe te gjindet.
Pse jeni te tille qe shani njeri tjetrin do te zhveresoni luften clirimtare dhe uck e lavdishme
O Mero, ju dhe kosovaret turkoshake, deri dje, i ngritet Monument Gjykates se Hages…!!!??? Tani si e keni hallin …!!!???